Connect with Us

Policia gjermane parandalon sulmin terrorist/ Arrestohen tre të dyshuar

Bota

Policia gjermane parandalon sulmin terrorist/ Arrestohen tre të dyshuar

Publikuar

-

Policia gjermane ka ndaluar tre persona në qytetin Offenbach nën dyshimin se po planifikonin një sulm duke përdorur lëndë shpërthyese në emër të Shtetit Islamik.

Sipas mediave të huaja, prokurorët kanë thënë se i dyshuar kryesor është një 24 vjeçar gjerman me prejardhje nga Maqedonia e Veriut që ka dashur të prodhojë eksplozivë dhe ka tentuar të blejë armë online.

Dy shoqëruesit e tij janë shtetas turq të moshave 22 dhe 21 vjeç.

Nuk janë bërë të ditura caqet e sulmit por dëshmitë e mbledhura nga bastisjet e tri shtëpive në Offenbach duhet të qartësojnë gjërat, ka thënë prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen në një deklaratë.

Agjencitë gjermane të inteligjencës dhe policia ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie për sulme potenciale nga militantët islamikë që kur një azil-kërkues i refuzuar nga Tunizia vrau 12 persona duke u futur me kamion në një treg krishtlindjesh në Berlin rreth tri vjet më parë.

LEXO EDHE:  Reagon Ambasada shqiptare në Madrid/ Kontaktoni në këtë numër për gjithçka

Substanca dhe pajisje që mund të përdoren për të prodhuar eksplozivë janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit kryesor. Autoritetet thanë po ashtu se kanë siguruar dokumente të shkruara dhe të dhëna elektronike.

Niesen tha se vendimi do të merret të mërkurën nëse të tre të dyshuarit apo vetëm njëri nga ta do të dalë para gjykatësit hetues në një gjykatë në Frankfurt.

Gjykatësi do të vendosë nëse do të lëshojë urdhërarrest dhe të urdhërojë paraburgim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Japoni, evakuohen nga anija shtetasit amerikanë

Publikuar

-

Nga

Të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë në një anije në brigjet e Japonisë që prej datës 3 shkurt, janë evakuuar. Shtetasit amerikane në bordin e anijes “Diamond Princess”, e cila njoftoi për 355 persona të infektuar, u evakuuan nga anija dhe u nisën drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera.

Më herët zyrtarët kinezë njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja të personave të prekur me koronavirus është ulur për të dytën ditë me radhë. Komisioni kinez i Shëndetësisë konfirmoi 1.843 raste të reja, që përfaqësojnë një rënie kahasuar me dy ditë më parë kur Kina njoftoi më shumë se 7.500 raste.

Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara të dielën. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të dielën se është “e pamundur të parashikosh se çfarë drejtimi do të marrë epidemia”. Duke folur në konferenca e Sigurisë në Mynih, shefi i OBSH-së Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje qeverive të punojnë me këtë organizatë për të informuar në mënyrën e duhur publikun për rreziqet që paraqet virusi, por pa shkaktuar histeri në publik siç tha ai.

Ndërkohë publikimi nga mediat shtetërore kineze të një fjalimi të mbajtur 3 shkurt nga Presidenti Xi Jinping ka ngritur pikëpyetje të reja.
Publikimi i fjalimit të shtunën ishte një përpjekje e dukshme për të demonstruar se Partia Komuniste kishte vepruar me vendosmëri që në fillim ndaj situatës, por nxiti gjithashtu kritika mbi arsyen se pse publiku nuk u njoftua më herët.

LEXO EDHE:  Partia Demokratike dënon me forcë sulmin terrorist në Manchester

LEXO EDHE:  Reagon Ambasada shqiptare në Madrid/ Kontaktoni në këtë numër për gjithçka

Zyrtarët lokalë kinez janë kritikuar mbi mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën pas shpërthimit të virusit, ndërsa përfshirja e presidentit ishte minimizuar, deri tani. Zyrtarë të Huanit, qyteti ku u shfaq për herë të parë virusi si dhe të provincës Hubei u shkarkuan nga detyra për shkak të asaj që u tha se ishte një përgjigje jo e duhur ndaj situatës emergjente të shkaktuar nga virusi./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpërndahet Kuvendi/ Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sot u shpërnda Kuvendi i Maqedonisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të zhvillohen më 12 prill.

Sipas “INA”, për shpërndarjen e parlamentit pro votuan 108 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Me këtë vendim, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare të parakohshme që do të jenë më 12 prill.

Zgjedhjet do të organizohen nga Qeveria teknike me mandat 100 ditësh. Përbërja e deritanishme parlamentare e përbërë nga 120 deputetë, ishte e dominuar nga LSDM, VMRO-DPMNE, por edhe nga partitë shqiptare BDI, ASH, Lëvizja BESA, Alternativa, PDSH, etj.

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulmohen me tre raketa bazat ushtarake afër Ambasadës Amerikane

Publikuar

-

Nga

Baza ushtarake amerikane në Baghdad të Irakut është sulmuar me 3 raketa.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk ka asnjë të lënduar nga baza që ndodhet afër me Ambasadën Amerikane.
Raportohet se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për ngjarjen, ndërsa ky është sulmi i fundit nga shumë të tillë që kanë patur objektiv trupat e koalicionit SHBA-Irak.

Në fillim të këtij viti SHBA vrau me një sulm ajror me anë të një droni gjeneralin iranian Qassem Solemaini, ndërsa Irani u përgjigj me dy raketa balistike afër bazës ushtarake amerikane në Irak, ku mbetën disa të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE