Connect with Us

Përplasja tek Astiri/ Balliu tregon detaje: Jam i pandehur nesër në prokurori

Politikë

Përplasja tek Astiri/ Balliu tregon detaje: Jam i pandehur nesër në prokurori

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka akuzuar policinë se ka ushtruar dhunë barbare ndaj banorëve të Astirit gjatë ditës se djeshme.

Sipas Balliut, policia përveç hodhi gaz lotsjellës sulmoi me gurë banorët.

“Zona e Unazës është rrethuar në orën 04:30. Në orën 6:20 deputetët ishin në zonë. Nuk kanë qenë banorët që kanë sulmuar. Ata janë goditur brenda në ambient të mbyllur, ku ka pasur gra e fëmijë e të moshuar. Kanë hedhur pa masë gaz. Policët kanë goditur me gurë banorët. Kishin një urrejtje ndaj këtyre banorëve. Ata arritën në mënyrën më heroike dhe stoike që në një vit, për çdo ditë ata ishin aty. Dashnorët e pushtetarëve me portale, që punojnë në Kryeministri, dalin dhe mbrojnë idenë se kauza e unazës ishte e drejtë. Kur ne shkuam në zonë, ajo ishte e rrethuar. Unë jam i pandehur, nesër në prokurori”, tha Balliu në studion e “Opinion” në News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Dylgjeri ka një pyetje: Po kryesimi i OSBE a është KÇK?

Publikuar

-

Nga

Po. Ja shiheni qe sot..Ky kryesim eshte nje public relation maksimal per nje udheheqes qe i kane rene sistemi, kuotat, besimi, numrat etj.

Ne momentin kur partia, ekonomia, krimi, autoriteti, politika e jashtme, po bien si fiqte e kalbur, vjen nje ofiq i madh europian! Kryesimi i OSBE!

Pas kesaj, qilimi i kuq, foto e polifoto, takime e koktej me titullare madhore, eskorta europianesh qe vene e vine, konferenca, njoftime mediash, deklarime, etj, etj do vine me nje axhende te pa pare.

LEXO EDHE:  Minishengeni ballkanik/ Vetëvendosja proteston kundër ardhjes së Vuçiç

LEXO EDHE:  Rovena Dilo protestë në 9 maj/ Apel për tiranasin Babasi dhe malësorin Doshi

Ne kete me mal protokoll, diçka do te mbetet. Protagonizmi i Liderit do te gjalloje, paçka se vendi po merr tatepjeten cdo dite. Keshtu s’mbete gje tjeter po duhet shfrytezuar momenti. OSBE na ngeli ne dore.

Kap çar te kapesh zoti Rama!

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazetari i Çim Pekës kundër Lulit: Ndahu nga Rama

Publikuar

-

Nga

Gazetari i Çim Pekës, Bledi Koka ka dalë kundër kreut të PD, Lulzim Basha dhe i bën thirrje të ndahet nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Kokës fjalët që, tha dje Basha lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor është zgjatim i alibive të Ramës.

Më tej gazetari i Çim Pekës shkruan se Basha dhe partia e tij kanë treguar se me sistemin aktual nuk kanë këllqe të parandalojnë shit-blerjen e votës
Koka shprehet se riaktivizimi i elitave për t’i dhënë një goditje establishmentit është një detyrim që Lulzim Basha ua ka shqiptarëve.

“Ripërdorimi i modelit të sotem e vret njëherë e përgjithmone edhe këtë shpresë. Lulzim Basha e ka mundësinë për ta vënë në jete këtë. Ai dje tregoi se nuk e ka këtë presdispozitë, por është ende në kohë. Është koha qe Basha të heqë dore nga ata që e fryjne me rezultate sondazhesh iditote se opozita aktuale e bashkuar i fiton zgjedhjet me këtë model”, shkruan mes të tjerash Koka.

Reagimi i plotë:

Që Lulzim Basha te “ndahet” nga Edi Rama…
Fjalia e piset e thene dje nga kryetari i Partise se Demokrateve se kushdo qe kerkon ndryshimin e sistemit zgjedhor eshte zgjatim i alibive te Rames, ka zhgenjyer jo krejt jashte pritshmerive. Zerat e arsyeshem te PD-se sot me shume se kurre duhet ti trokasin ne dere kryetarit te tyre e ti thone qe e kunderta eshte e vertete. Edi Rama eshte i sprovur si nje njeri-politik qe sistemit aktual zgjedhore ia ka gjetur klecken. E para per te ruajtur sistemin personal ne parti e mandej edhe ate ne qeveri. Jo nje, por dy here me rradhe. Nisur nga ky konkluzion i fundit le te bejme nje analize te thjeshte. Perseritja e te njejtit eksperiment disa here duke pritur rezultate te ndryshme eshte cmenduri do te thoshte Ajnshtajni. Eshte e sigurte se per Edi Ramen edhe sikur modelin e zgjedhjes se Papes te vendosesh, ai po njesoj kardinalet e krimit do te garoje. Pyetja eshte se cfare kerkon te beje Lulzim Basha? Ai dhe partia e tij kane treguar se ne sistemin aktual nuk kane kellqe te parandalojne shit-blerjen e votes apo akoma me keq, perdorimin e krimit per te marre pushtetin. Lulzim Basha duhet te vendose nese ne zgjedhjet e ardheshme kurdo qofshin ato, do te garoje per tu mandatuar si kryeminister apo per tu rimandatuar si kryetar partie. Sistemi aktual ia garanton kete te fundit, ndryshimi i sistemit i rrit shume me shume se shume mundesine qe ai te t’ia marre postin Edi Rames. Ate si kryeminister e kam fjalen! Sistemi zgjedhor me lista te hapura eshte e vetmja mundesi qe energjite letargjike 7 vjecare te PD-se te zgjohen. Vetem nje sistem i tille e detyron cdo kandidat demokrat te luftoje per cdo vote, dhe cdo vote e mbledhur eshte po aq vlefshme per kandidatin demokrat sa per Lulzim Bashen. Sepse vetem me nje sistem te tille nuk do te kishim 1 fryme, por plot 140 fryme te karikura ne fushate. Jo fryme te vdekura sic kemi pare ne 2013-en e mandej ne 2017-en. Sot PD ka shume burime njerezore te cilat ne kushtet aktuale nuk po aktivizohen sepse modeli aktual zgjedhor, u imponon atyre te hapin gojen vetem sipas urdherit politik e jo sipas kapacitetit per shkak se fati i tyre varet projektimi i pozites se tyre ne listen e neserme. Situata eshte banale, modeli i deritanishem ka deshtuar. Ai pak nga pak po e mbyt edhe te ate fije shprese qe per inerci i ka mbetur arsyes. Riaktivizimi i elitave per ti dhene nje goditje establishmentit eshte nje detyrim qe Lulzim Basha ua ka shqiptareve. Riperdorimi i modelit te sotem e vret njehere e pergjithmone edhe kete shprese. Lulzim Basha e ka mundesine per ta vene ne jete kete. Ai dje tregoi se nuk e ka kete presdispozite, por eshte ende ne kohe. Eshte koha qe Basha te heqe dore nga ata qe e fryjne me rezultate sondazhesh iditote se opozita aktuale e bashkuar i fiton zgjedhjet me kete model. Kushdo qe ia ka mbushur mendjen ne kete drejtim, e sigurte qe ai po i sherben Edi Rames.
p.s…Forca Lul, “ndahu” nga Edi Rama…, shpeto./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu leksion Ramës/ “Analizo pikat ku cënohet siguria kombëtare”

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kundështuar deklaratat e kryeministrit Rama, i cili më herët u shpreh se Shqipëria është pjesë e NATO-s, prandaj nuk është e rrezikuar nga kërcënimet e Iranit.

I ftuar në emisionin “Open”, Mediu u shpreh se nuk mund ta ndalësh sulmin duke qenë pjesë e NATO-s.

“Nuk ndalohet sulmi duke qenë pjesë e NATO-s. NATO-ja merr përsipër të ndërhyjë pasi je sulmuar por nuk të mbron para se të sulmohesh. Kryeministri duhet të analizojë pikat ku cënohet siguria kombëtare”, theksoi Mediu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE