Connect with Us

Olsian Çela leksion KLP-së/ Thelbësore ruajtja e pavarësisë

Politikë

Olsian Çela leksion KLP-së/ Thelbësore ruajtja e pavarësisë

Publikuar

-

/

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela vijon raportimin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Prokurori Çela ka mbajtur një fjalë të gjatë para KLP-së, ku ka dhënë leksione mjaft të forta për sa i takon mënyrës së funksionimit të organit të akuzës por jo vetëm.

Olsian Çela ka vënë theksin tek të qënit të pavarur të prokurorëve, por shtoi se kjo sdo të thotë që Kryeprokurori të mbyllë sytë.

Po ashtu ai theksoi se marrëdhënia drejtues-vartes ka qënë problemi kryesor që është përballur zyra e prokurorisë.

“Përmendet tendencat centrifugale në sistem, ne si Këshill por edhe vëzhguesit e jashtëm pasi çmuam avantazhet e propozuara kemi ngritur edhe problemet.

Çfarë mund të bëje për ta zbutur këtë prirje që shkaktohet nga rregulli i ri që ka dhënë ligji”-ishte pyetja e ngritur nga kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

“Jam i bindur që pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme.

Nga përvoja ime marrëdhënia drejtues-vartes ka qene problemi kryesor që është përballur zyra e prokurorisë dhe ka krijuar tension dhe deformime të caktuara, jo të vullnetit por edhe në intepretimin e ligjit në mungesë të cilësisë së hetimit

Ligji i ri i jep prokurorit mundësinë të jenë vetvetja dhe mos fshihen me pas PP apo drejtuesit

Në këtë këndvështrim është thelbësore ruajtja e kësaj pavarësie që për sa kohë mbetet brenda kuadrit ligjor është e shëndetshme.

Prokurorët për shkak të lirise duke pasur edhe sensin e protagonizmit nuk e menaxhojnë si duhet dhe kjo sjell pasoja për të menaxhuar këto situata dhe organi të funksionojë si një i tëri, duhet që PP të monitorojë punën e prokurive të shkallës së parë dhe Apelit.

Jo të ndërhyjë në ceshtje por të mbaje një sy hapur mbi ç’ndodh në shkallët e para të Apelit”-tha ndër të tjera prokurori Çela.

LEXO EDHE:  Shpërthejnë përplasjet për Reformën në Drejtësi/ Gent Ibrahimi kërcënon me dorëheqje

Po ashtu ai ka theksuar se “Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar” u shpreh Çela ndërsa pohoi me keqardhje se më të ashpër politikat penale kanë qene me shtresat e dobëta.

“Këto problematika nuk i shoh vetëm brenda Prokurorisë, por më gjerë, në tërësinë e përgjigjeve që ka shteti ndaj kriminalitetit. Do të doja të ngriheshin probleme nga kushdo, të thonë pse kriminaliteti është në rritje, pse s’kanë efekt masat që ne marrim.  Problemet shtrihen përtej se gjykata e prokuroria. Unë dëgjoj vetëm ashpërsim dënimesh, po ai  i kemi krahasuar ato me vendet e BE?

Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura, a mendohet që këto masa ekstreme cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen.A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg, ka punë, familje fëmijë që mbeten pa mbështetje. si do jetojnë, cdo bëjnë për të dënuar. Ligjet penale nuk duhet te cënojnë familjen.Me keqardhje më duhet të pranoj se të ashpër kemi qenë me shtresat e dobëta,por kështu thellojmë problemet sociale, përgatisim breza të rinj që nesër janë fidanishte krimi. Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar. Ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë dhe kjo më pas pasqyrohet në mënyrën se si prokurori përgjithshëm ndërvepron me institucionet e tjera.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci pa mandat në KLP/ Si po mbahen peng zëvendësuesit e tyre

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsi në KLP/ Gent Ibrahimi thellon skandalin

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Thyen rekordin me patundshmëri/ Gjyqtari i “mbytur” në pasuri, shmang përballjen me Vettingun

LEXO EDHE:  Gent Ibrahimi mesazhe Gjonajt dhe Çelës/ Nuk jeni më të fuqishëm  

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE