LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk beson në asgjë, nuk ka asnjë ideal”/ Kulluri numëron dështimet e Bashës

13 Nëntor 2019, 09:45, Politikë CNA
“Nuk beson në asgjë, nuk ka asnjë ideal”/ Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i është drejtuar me tone mjaft kritike kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se Basha ka shkatërruar PD-në, ndërss thekson se tashmë ka mbetur vetëm një projekt qe s?ka me asnje arkitekture, themele dhe mure.

?Ne politike ajo qe ka rendesi ne fund te fundit, eshte perceptimi! Dhe natyrisht rezultati! Kur perceptohesh si genjeshtar nuk ke moral dhe s?ngjall besim! Kur s?ke rezultat, perceprohesh si humbes! Kur keto perceptime vetem sa shtohen, je i pashprese! Dhe kur je i  pashprese mban ne pushtet ate qe eshte! Te tjerat jane fjale kot qe i merr era!

Por ti ben perjashtim! Ti mendon se do permbysesh kete realitet sepse rrethohesh nga njerez qe te ndjekin verberisht prej urrejtjes ndaj kundershtarit ose prej konformizmit dhe servilizmit!

Ata aty kane qene, jane dhe do jene. Por keta nuk e sjellin ne pushtet opoziten. Thjeshte te duhen per te qendruar ne krye te nje projekti qe s?ka me asnje arkitekture, themele dhe mure.

Cdo termet sado i vogel te rrezon nga nje kat deri sa te katandiset godina ne nje pirg tullash. Por ti rri se vete je mire!?-shkruan Kulluri.

Më tej, Kulluri shkruan se ai nuk ka asnjë ideal dhe nuk ka ndërmend të bëjë asgjë për këtë vend.

?Nuk beson ne asgje, nuk ke asnje ideal dhe as ke ndermend te besh ndonje gje ne kete vend! Te kane marre gjithe jeten per dore sa ne shkolle, ne pune dhe ne politike. Por kjo e fundit eshte mision. Kerkon inteligjence, kurajo dhe vetepermbajtje.?-thekson Kulluri.

Po ashtu ai numëron edhe dështimet e Bashës, ndërsa shkruan se ?Ty te mungon e para pasi deshtove ne 2017, kurajoja ne 2019 dhe vetepermbajtja kur kembengul ne nje gje qe nuk e ben dot. Sic thosh Balzaku  ?pas nje karriere te pamerituar, fshihet nje maskarallek i madh?! Ti je vecse produkt dhe jo prodhues. Je per te ardhur keq se si te shajne, tallin dhe marrin neperkembe dhe vazhdon prape ne rrugen tende nga deshtimi ne deshtim! S?ke faj! Kaq di, kaq ben! Ato te thone e ato thua! Se kush s?ka me pike rendesie! Rendesi ka qe e le opoziten dhe Shqiperine ne dore te nje marri!?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga