Connect with Us

Një vepër gjigande arti për të promovuar faktet historike të Palasës

Sociale

Një vepër gjigande arti për të promovuar faktet historike të Palasës

Publikuar

-

Pozicionuar menjëherë pas qafës së Llogorasë, nga ku mund të shijohet pamja mahnitëse e lindjes dhe perëndimit të diellit, ngrihet Palasa me bukuri që të magjeps e të lë vërtet pa fjalë.

Ujërat e kristalta të Jonit që lagin Palasën dhe gërshetohen lehtësisht me gurët e bardhë bashkë me shkëmbinjtë e prerë si me thikë që prekin kaltërsinë e thellë të detit, mbartin histori dhe mistere pa fund.

Shkëlqimi i gurëve të bardhë karakteristikë të zonës së Palasës, dukshëm lartëson historinë e saj, e cila daton me mijëra vite para Krishtit.

Dikur një port ku lulëzonte tregtia, Palasa u bë dhe destinacioni i perandorit romak Jul Çezarit, i cili në betejën ndaj kundërshtarit të tij Pompeut, në vitin 48 para Krishtit, ankoroi anijet dhe zbarkoi legjionin e tij në Akrokeraune, në bregun e Palasës (e quajtur në atë kohë Paleste). Kjo luftë civile që përfshiu perandorinë romake, ishte një luftë që nuk kishte të bënte vetëm me fatin individual të Jul Çezarit dhe Pompeut si protagonistët kryesorë, por njëkohësisht ishte vendimtare për fatin e perandorisë dhe përcaktimin e sistemit të qeverisjes.

Historia e Jul Çezarit nuk mbetet thjesht në kufijtë e legjendës dhe gojëdhënave popullore, por historianët na e sjellin të dokumentuar sipas dëshmive të vetë Jul Çesarit në ditarin e tij si edhe të disa autorëve të antikitetit në botime si: “De bello Civili” e Çezarit, “Bella Civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit, të cilat përshkruajnë me shumë detaje këtë aventurë.

Për të risjellë në vëmendje këtë fragment të historisë, së fundmi rruga që ndoqi Çezari me ushtrinë e tij është bërë e aksesueshme dhe një destinacion turistik për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe historisë. Ky itinerar tashmë quhet shtegu “Në gjurmët e Çezarit” dhe lidh Parkun Kombëtar të Llogorasë me Monumentin e Natyrës, Delta e Përroit të Palasës.

Në mënyrë që historia e lashtë e kësaj zone jo vetëm të ruhet, por edhe të njihet nga të gjithë ata që e vizitojnë, në Green Coast Resort & Residences është ngritur një skulpturë gjigande me diametër 4 metër, e punuar nga artistë të njohur të artit figurativ. Kjo vepër arti është pozicionuar pikërisht aty ku mendohet që ka nisur rrugëtimi i Çezarit – aty ku tashmë shtrihet shëtitorja e Green Coast, buzë detit magjik Jon. Skulptura e cila ka formën e një monedhe me ikonën e Jul Çesarit është punuar me material inoks për t’i rezistuar kohës dhe kushteve atmosferike të klimës në bregdet. Ndonëse e vendosur prej pak kohësh në Green Coast, kjo vepër arti po promovon më së miri faktet historike të Palasës dhe po kthehet në një atraksion turistik për të gjithë ata që vizitojnë apo pushojnë në këtë zonë.

Palasa, me vlera të shumta historike e kulturore dhe me bukuri natyrore si magji përralle ju mirëpret ta vizitoni!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Horoskopi i ditës, 25 janar 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Gjate kësaj dite do kaloni ne një etape tjetër ju te dashuruarit dhe do ndiheni shume me mire nga me pare. Do shpreheni me lirshëm te dyja palët. Beqaret nuk do ndihen mire me personat qe do takojnë dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi për te ndryshuar statusin qe kane. Situata financiare nuk do jete e keqe aspak dhe ju mund ta kryeni pa frike çdo investim te logjikshëm.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite shume e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për ju çiftet. Asgjë nuk do ece sipas parashikimeve dhe shpesh do ndiheni keq kur te shihni qe gjerat kane marre tatëpjetën. Beqaret nuk do realizojnë takime shume te veçanta dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar duhet te kërkoni sa me pare ndihme sepse gjendja nuk është e qëndrueshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Dite shume e turbullt do jete kjo për te dashuruarit. Asnjeri nuk do jete i qarte për ato qe do dhe debatet do jene te vazhdueshme. Për beqaret nga ana tjetër gjerat do ecin me mire dhe mund te ketë edhe njohje me te thella. Ne mbrëmje do dilni me shume dhe do jeni me te hapur me ata qe do takoni. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes te madh sepse situata mundet t’iu përkeqësohet atëherë kur nuk do e prisni.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do keni incidente te vazhdueshme me partnerin tuaj sot dhe kjo do ta acaroje akoma me shume situatën. Sado te mundohen miqtë t’iu bëjnë te reflektoni, nuk do ia dalin dot. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin qe kane ëndërruar dhe do mbeten me te njëjtin status. Buxheti nuk do jete i keq, por as ne gjendje te shkëlqyer. Mendohuni mire për çdo hap qe duhet te hidhni.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dite shume e favorshme do jete kjo e sotmja për ju çiftet. Partneri do iu mbaje ne pëllëmbë te dorës, do iu dashuroje me pasion dhe do iu surprizoje kur nuk do e prisni. Beqaret do iu qëndrojnë besnike parimeve te tyre dhe nuk do dalin me këdo qe do i ftoje. Merkuri do iu mbështesë financiarisht dhe gjendja e te ardhurave do filloje te normalizohet goxha.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Juve qe jeni ne një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani me shume vete. Merrini gjerat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta pare sa mire do ju ecin gjerat. Beqaret do bëjnë mire te mos shpërqendrohen shume, por ta kërkojnë personin e ëndrrave ne rrethin e tyre shoqëror ose profesional. Financat do jene te mora për pjesën me te madhe te njerëzve.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite plot shkëlqim do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë mes jush dhe atij qe keni ne krah do ece sipas parashikimeve. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj ftesave qe do ju bëhen duke humbur kështu mundësi te shkëlqyera. Buxheti nuk do jete as shume i mire, por edhe as shume problematik. Mundohuni qe te jeni te kujdesshëm gjate gjithë kohës.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Nëse kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjerat do fillojnë te normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Beqaret do jene me pak ne ankth dhe ka mundësi qe me qetësi te gjejnë një person fiks për ta. Për një pjese gjerat do ndryshojnë menjëherë. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër se me pare sepse gjendja ka për te qene me te vërtetë delikate.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot do lindin mosmarrëveshje te shumta me partnerin tuaj dhe ne shume momente do ndiheni keq. As njeri e as tjetri nuk do beje tolerime dhe ky do jete gabimi me i madh. Beqaret do enden sa andej këndej për te gjetur personin ideal, por për fat te keq nuk do kenë shume fat. Ne planin financiar mundohuni te jeni sa me te kujdesshëm sepse ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrollit.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Nëse jeni ne një lidhje, gjerat nuk kane për te ecur shume mire sot. Do grindeni edhe për gjerat me elementare dhe nuk do ndiheni aspak te qete. Beqaret nuk do mundin dot ta bëjnë për vete personin e ëndrrave dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Me financat do jeni shume me te organizuar dhe gjendja ka për te mbetur e jashtëzakonshme. Çdo investim do e bëni te mirëmenduar.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Nëse keni pasur probleme te mëdha ne jetën tuaj ne çift, sot është koha e duhur për t’i zgjidhur ato një e nga një. Bëjeni ju hapin e pare dhe nuk keni për t’u penduar aspak. Beqaret do kujdesen me shume për çështjet e zemrës dhe mund te takojnë edhe persona vërtet interesante. Me financat gjerat do ecin me se miri nëse dini te tregoheni sa me te arsyeshëm.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Emocionet qe do përjetoni do jene te paimagjinueshme. Beqaret do realizojnë takime pafund, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Le te presin edhe pak për te bere zgjedhjet. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Lutemi për ata njerëz”, ish-deputeti i PD: T’i qëndrojmë në krah Turqisë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që shkundi Turqinë mbrëmjen e sotme.

Teksa shpreson që mos të ketë të lënduar në njerëz, Shehu thekson se populli shqiptar duhet t’i qëndrojë Turiqisë në krah.

“Tërmet i fuqishem në pjesën Lindore të Turqisë.
Të shpresojmë për sa më pak dëme e të lënduar, duke shprehur të gjithë solidaritetin tonë me atë vend e popull mik. Ashtu si Turqia na qendroi pranë në fatkeqësine tonë të dhjetorit, ashtu dhe ne, me çfarë mundemi duhet tu qendrojmë në krah. Lutemi për atë vend e për ata njerëz.”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministrja spanjolle: Po punojmë për të ardhmen e përbashkët të turizmit

Publikuar

-

Nga

Në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një takim me Ministren e Industrisë, Tregjeve dhe Turizmit, Maria Reyes Maroto, e cila theksoi se Spanja po punon shumë për të ardhmen e turizmit. Ata janë duke  përgatitur një strategji të përbashkët me të gjithë vendet e Europës, ku bënë pjesë dhe vendi ynë.

Maroto theksoi se për Spanjën turizmi është shumë primar.  Sipas statistikave të ministrisë që Maroto drejton të punësuarit në këtë sektor rriten mesatarisht me 3.2 për qind nga viti në vit duke arritur në dhjetorin e fundit në mbi 2 milion punonjës në këtë sektor.

Ministri Klosi e falenderoi  Ministren Maroto për ftesën dhe fakti që ai gjendet  këtu  tregon se sa i rëndësishëm është turizmi për vendin tonë. Shqipëria ka ecur para në investime në fushën e turizmit, duke u bërë një destinacion i qëndrueshëm dhe shumë  i vizituar nga turistët spanjoll dhe nëpërmjet Spanjës, që ka një treg shumë të gjerë botëror që janë turizmet e vendeve të largëta, përvecse ato të Europës, ne presim rritje të flukseve turistike në vendin tonë .

LEXO TE PLOTE