Connect with Us

Nga dyqani tek bizneset/ Si i bëri milionat gjyqtarja, Alkelina Gazidede 

Vetingu

Nga dyqani tek bizneset/ Si i bëri milionat gjyqtarja, Alkelina Gazidede 

Publikuar

-

Vettingu punën më të madhe, duket se e ka me gjyqtarët e Apelit. Njerëzit që paguhen me taksat tona për të bërë drejtësi, vetëm me paga shtetërore janë shndërruar në milionerë.

Nëse shikon pasuritë e tyre, më të pasur janë gjyqtarët se sa disa që njihen si biznesmenë në Shqipëri. Pasuritë e gjyqtarëve janë nga më të çuditshmet, duke filluar nga trojet, dyqanet, apartamentet, dhjetra llogari bankare, mijëra euro shpezime për fëmijët e të tjera si këto.

Milionere, nëse nuk ofendohet mund të quhet edhe gjyqtarja e e Gjykatës Administrative të Apelit, Alkelina Gazidede.

Gjyqtarja deklaron aksione në kompaninë Albtelecom, blerë me bono privatizimi, nga bashkëshorti. Gjithashtu ajo deklaron biznese në emër të bashkëshortit dhe djalit.

E njëjta dekklaron dhe një prone 1982 m2 tokë në Dibër në emër të bashkëshortit. Pasuria e saj monetare me një përllogaritje të thjeshtë e kalon shifrën e 87 milion lekëve të vjetra

Si patundshmëri, gjyqtarja deklaron dhe një dyqan në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë, të cilin e ka dhënë me qira, si dhe një apartament që i ka blerë djalit, me një vlerë mbi 8 milionë lekë. Të ardhura ajo deklaron dhe nga dhënia e shtëpisë më qira.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Alkelina Gazidedja.

Viti 2003

Banesë private me sip 100 m2 me vlerë 2 mln lekë.

Autoveturë Benz, 0,6 milion lekë.

Autoveturë me vlerë 2 milion lekë.

Depozitë bankare me vlerë 1 milion lekë.

Paga si gjyqtare në shumën 0,61 milion lekë.

Paga e bashkëshortit në shumën 0,42 milion lekë.

Viti 2004

Depozitë bankare me vlerë 231 159 lekë.

Shtesë kati mbi shtëpinë ekzistuese me vlerë, 11 000 euro.

Kredi 11 000 euro për 36 muaj.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 762 071 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Albtelekom në shumën 496 682 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga puna part time e bashkëshorit në shumën 200 000 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare me vlerë 101 336 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 765 552 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Albtelekom në shumën 575 497  lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga puna part time e bashkëshortit në shumën 200 000 lekë.

Kredi 11 000 euro për 36 muaj. Pa paguar shuma 6 662 euro.

Viti 2006

Depozitë bankare në shumën 61 090 lekë.

Shitje e automjetit në shumën 600 000 lekë.

Shitje e automjetit në shumën 300 000 lekë.

Blerje e automjeti në shumën 150 000 lekë.

Shtesë kati, papafingo e parealizuar.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 972 560 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në Albtelekom në shumën 1 284 080 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 180 000 lekë.

Kredia bankare prej 11 000 euro, e paguar tërësisht.

Viti 2007

Depozitë bankare e bashkëshortit në shumën 639 190 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit në shumën 90 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 841 403 lekë.

Të ardhura nga paga  dhe shpërblimi i bashkëshortit në shumën 1 504 160 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura si pedagoge nga universiteti Ufo, në shumën 7200 lekë.

Të ardhura si pedagoge nga universiteti Marin Barleti, në shumën 18 000 lekë.

Viti 2008

Depozitë bankare në shumën 230 000 lekë.

Shtesë në depozitën bankare në shumën 17 260 lekë.

Bashkëshorti ka blerë një automjet me vlerë 12 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare në Tiranë, në shumën 830 411 lekë.

Të ardhura nga paga  dhe shpërblimi i bashkëshortit në shumën 1 114 271 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura si pedagoge nga universiteti Ufo, në shumën 7 200 lekë.

Të ardhura si pedagoge nga universiteti Marin Barleti, në shumën 18 000 lekë.

Detyrime ndaj një shtetasi për blerjen e automjetit nga bashkëshortit. Shuma e shlyer është 7 000 euro, ndërsa pa u shlyer 5 000 euro.

Viti 2009

Depozitë bankare me shtesa në shumën 36 900 lekë.

Shtesë në depozitën bankare në shumën 27 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si gjyqtare në Tiranë, në shumën 979 551 lekë.

Të ardhura nga paga  dhe shpërblimi i bashkëshortit në shumën 1 680 094 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 216 000 lekë.

Viti 2010

Blerje e truallit të banesës (nuk kuptohet se cfarë ka shkruar), me vlerë 2 040 000 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të djalit në shumën 41 031 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të djalit në shumat 51 766 lekë dhe 8 566 lekë.

Shtesë të interesave bankare në llogarinë e subjektit deklarues në shumën 51 766 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit në shumën 27 760 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit në shumën 457 900 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit në shumën 1 000 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortit në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 995 441 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në shumën 1 752 894 49 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 400 000 lekë.

Viti 2011

Shtesë në depozitën bankare të djalit dhe interesat në shumat 40 000 lekë dhe 637 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të djalit dhe interesat në shumat 32 824 lekë dhe 10 821 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të subjektit deklarues dhe interesat në shumat 100 000 lekë dhe 77 112 lekë.

Shtesë në depozitën bankare të bashkëshortit dhe interesat në shumat 1 000 000 lekë dhe 117 991 lekë.

Pakësim në depozitën e bashkëshortit në shumën 85 000 lekë.

Pagesë për cdoganimin e makinës së bashkëshortit në shumën 280 121 lekë.

Pagesë për shkollën e djalit në shumën 60 000 lekë.

Pagesë për shkollën e bashkëshortit në fakultetin juridik në shumën 93 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Tiranë, në shumën 989 388 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, nga Albtelekomi në shumën 1 341 847 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, nga ALUIZNI, në shumën 446 978 lekë.

Të ardhura nga dhënia e banesës me qira në shumën 400 000 lekë.

Viti 2012

Dyqan me sip 25.70 m2 në Tirannë, me vlerë 5 474 100 lekë.

Depozitë bankare, krijuar me të ardhurat e marra nga ekzekutimi i një vendimi gjyqësor dhe interesat në shumat  3 109 000 lekë dhe 31 442 lekë.

0, 0003333333%, aksione të Albtelekom përfituar nga privatizimi.

0, 0003333333%, aksione të Albtelekom përfituar nga privatizimi nga bashkëshorti.

Shtesë në depozitën bankare të djalit dhe interesat në shumat 25 000 lekë dhe 4200lekë.

Shtesë në depozitën bankare të djalit dhe interesat në shumat 31 000 lekë dhe 10 804 lekë.

Interesa në emër të bashkëshortit dhe mbyllje e depozitës, me shumat 43 000 lekë dhe 2 501 875 lekë.

Interesa në emër të subjektit deklarues dhe mbyllje e depozitës në shumat 80 528 lekë dhe 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shumën 1 012 231 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, nga KKRT në shumën 340 520 lekë.

Shpërblim i bashkëshortit në shumën 29 500 lekë.

Hua për blerjen e dyqanit në shumën 1 800 000 lekë.

Viti 2013

Ka shitur makinën me vlerë 400 000 lekë.

Tokë bujqësore në fshatin Zgjane, Lushnje.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në shkallën e parë, Tiranë, në shumën 834 144 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit, në shumën 181 872 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga AMA, në shumën 1 064 627 lekë.

Të ardhurat nga dietat e bashkëshortit për një trajnkim në Poloni në shumën 845 dollarë.

Të ardhura si person fizik nga aktiviteti i bashkëshortit, në shumën 70 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e dyqanit në shumën 40 000 lekë.

Tërheqja lekësh nga depozita e bashkëshortit në shumën 1 500 000 lekë.

Tërheqje të depozitave bankare në shumat, 633 000 lekë, 500 000 lekë dhe 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  Vettingu, sot vendimi për një tjetër gjyqtare

Shtesë të depozitës plus interesat në emër të djalit në shumat 50 000 lekë dhe 5 420 lekë.

Shtesë të depozitës plus interesat në emër të djalit në shumat 50 000 lekë dhe 12 270 lekë.

Depozita bankare në emër të bashkëshortit plus interest në shumat 300 000 lekë, 500 000 lekë, 1000 000 lekë, 6 396 lekë, 15 550 lekë, 1 500 000, 100 000 lekë dhe 100 000 lekë,

Shlyer detyrimi prej 1 800 000 lekë, motrës se bashkëshortit.

Viti 2014

Tokë-arë në fshatin Berzhdan, Dibër, e fituar nga babai i bashkëshortit, sipas Ligjit 7501, me sip 1920 m2.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit, në shumën 1 303 155 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga AMA, për periudhën janar-shkurt 2014 në shumën 110 371 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga ACREM, për periudhën shkurt-maj 2014 në shumën 331 915 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga SERE, për periudhën qershor-dhjetor 2014 në shumën 589 086 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e dyqanit, është 357 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpisë, në shumën 964 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të djalit në shumën, 223 809 lekë.

Shtesë e interesave në depozitën e djalit më shumat 9 852 dhe 8867 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit me shtesa dhe interesa në shumat, 100 000 lekë, 400 000 dhe interesa 48 379 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit, në shumën 699 000 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit,përfituar nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor për ALUIZNI-in në shumën 643 410 lekë.

Shtesë e interesave në depozitën e djalit më shumat 18 566 lekë dhe 16 710 lekë.

Blerje makine në emër të djalit në shumën 270 000 lekë.

Viti 2015

Shitje e automjetit Benz Mercedez nga bashkëshorti në shumën  6 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit, në shumën 1 684 585 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga SERE, në shumën 810 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit nga një subjekt, si person fizik në shumën 124 057 lekë.

Të ardhura të bashkëshorti i regjistruar si person fizik në shumën 664 974 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e dyqanit, është 348 500 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e shtëpisë, në shumën 166 000 lekë.

Shtesë e interesave në emër të djalit në shumën, 3956.71 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 57 333 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 43 109 lekë.

Depozitë bankare në emër të bashkëshortit në shumën 3 155 000 lekë.

Viti 2016

Interesa nga depozita në emër të bashkëshortit në shumën  72 380 15 lekë.

Depozitë e hapur nga bashkëshorti në shumën 1 000 000 lekë.

Hapje dhe mbyllje fondi investimi ku janë përfituar interesa në shumën 837 000 lekë.

Gjendje llogarie në shumën 23 987 lekë.

Interesa nga depozita në emër të bashkëshortit në shumën 3 106 lekë.

Gjendje cash në shtëpi në shumën 1 400 000 lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 717 510 lekë.

Llogari biznesi në emër të bashkëshortit në shumën 1 428 lekë.

Hapur depozitë bankare nga bashkëshorti në shumën 500 000 lekë.

Interesa nga depozita në emër të djalit në shumën 5 751 49 lekë.

Interesa nga depozita në emër të djalit në shumën 3052,04 lekë.

Interesa nga llogaria e kursimit të bashkëshortit në shumën 449 64 lekë.

Interesa nga llogaria e kursimit të subjektit deklarues në shumën 87 23 lekë.

Gjendje në llogari të kursimit të subjektit deklarues në shumën 11 500 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumat 28 000 lekë dhe 119,53 lekë.

Tërheqja parash në shumën 100 000 lekë.

Biznes në emër të djalit, me vlerë 450 180 lekë.

Shpenzime për aktivitetin në shumën 233 522 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit, në shumën 1 322 186 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, në shumën 3 108 333 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit në shumën 306 000 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një pjese të shtëpisë, kati përdhe, në shumën 168 000 lekë.

Xhiro e vitit 2016 nga aktiviteti i djalit në shumën 182 500 lekë.

Të ardhura nga puna e djalit me program online në shumën 500 euro.

Kontratë qiraje për ambjentin ku ushtron aktivitetin bashkëshorti në shumën 7 000 lekë në muaj.

Kontratë qiraje për ambjentin ku ushtron aktivitetin djali në shumën 25 000 lekë në muaj.

Tarifë shërbimi e bashkëshortit tek shkolla e avokatisë në Tiranë, në shumën 30 000 lekë.

Tarifë shërbimi për subjektin deklarues për titullin doctor shkencash pranë universitetit të Tiranës, fakulteti juridik, në shumën 213 000 lekë.

Tarifë shkollimi për djalin në shumën 144 000 lekë.

Tarifë për licensimin e bashkëshortit si avokat në shumën 112 000 lekë.

Shpenzime të deklarues për udhëtim tre ditor në Bosnjë Hercegovinë në shumën 130 euro.

Intership në konsullatën shqiptare në Itali, të kryer nga djali, qëndrimi dhe shpenzimet në shtëpinë e konsullit në shumën 250 34 euro.

Blerje me internet kartë nga djali në shumën 13 642 lekë.

Aksione në ALBTELECOM me vlerë 50 000 lekë.

Viti 2017

Subjekti deklarues ka shitur aksionet që kishte në Albetelecom, djalit te saj, me vlerë 50 000 lekë.

Shtesë në llogarinë rrjedhëse të deklarueses në shumën 1 269 245 lekë.

Bashkëshorti ka hapur llogari rrjedhëse me vlerë 590 020 lekë.

Shtesë depozite në emër të bashkëshortit në shumën 900 000 lekë.

Djali ka hapur llogari rrjedhëse në shumën 178 lekë.

Gjendje në shtëpi, cash në shumën 1 200 000 lekë.

Të ardhurat nga paga e deklarueses si gjyqtare dhe si mësimdhënëse në fakultetin juridik në shumat 1 349 890 lekë dhe 11 796 lekë.

Të ardhura nga qiraja e dyqanit, në shumën 212 500 lekë.

Interesa nga depozita në emër të djalit në shumën 4975,13 lekë.

Të ardhurat nga aktiviteti privat i djalit në shumën 606 500 lekë.

Të ardhura nga depozita e bashkëshortit në shumën 52 567 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit nga pjesëmarrja në zgjedhje, KQZ, në shumën 5 000 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, në shumën 3 044 960 lekë.

Të ardhura nga depozita bankare e djalit në shumën 873 79 lekë.

Të ardhura nga depozita bankare e djalit në shumën 7 911 80 lekë.

Hapur llogari bankare për djalin në shumën 6 050 euro.

Kontratë qiraje për ambjentin ku ushtron aktivitetin bashkëshorti në shumën 7 000 lekë në muaj.

Kontratë qiraje për ambjentin ku ushtron aktivitetin djali në shumën 25 000 lekë në muaj.

Kontratë qiraje për banimin e djalit në Como, Itali në shumën 350 euro në muaj.

Viti 2018

Blerje ne fondin e investimit me vlerë 423 360 lekë.

Blerje ap në emër të djalit në shumën 8 001 492 lekë.

Investim në bono thesari nga bashkshorti në shumën 450 000 lekë.

Shtim në llogarinë bankare të bashkëshortit në shumën 370 000 lekë.

Blerje ne fondin e investimit nga bashkëshorti me vlerë 761 351, 83 lekë.

Gjendje në llogarinë e deklarueses në shumën 1 504 076 lekë.

Gjendje, cash në shtëpi, në shumën 1 300 000 lekë.

Pagesë e deklarueses nga ILO, si rezultat i trajnimit, në shumën 98 629 lekë.

Interesa bankare në emër të bashkëshortit në shumën 71370,56 lekë.

Ekzekutim i vendimit gjyqësor i pagiuar nga ALUIZN-I për bashkëshortin në shumën 123 500 lekë.

Interesa nga investimi në bono thesari nga bashkëshorti në shumën 7 200 lekë.

Të ardhura nga paga e deklarueses në shumën 1 374 707 lekë.

Interesa bankare në emër të djalit në shumën 2 077 lekë.

Interesa bankare në emër të djalit tjetër në shumën 3 431 lekë.

Të ardhura nga dhënia me qira e një dyqani në shumën 204 000 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i djalit, në shumën 1 002 446 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortit, në shumën 2 539 552 lekë.

Interesa bankare në emër të djalit në shumën 777 25 lekë.

Kontratë qiraje për ambjentin ku ushtron aktivitetin bashkëshorti në shumën 7 000 lekë në muaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

dorina bejko, spak

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Sikurse bëri të ditur KLP, emrat në garë për të marrë drejtimin e SPAK, janë Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

CNA.al ka kaluar në filtër më parë prokurorët të cilët kanë shprehur interesin për të marrë drejtimin e SPAK.

Sa i takon Dumanit, nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila që sapo ka nisur biznesin.

Emri i tij është i lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku gjatë gjykimit të 29 të pandehurve kërkoi 3 dënimet  përjetshme për tre nga të pandehurit kryesorë.

Po ashtu, Altin Dumani  është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe  apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Emri i Dumanit është lakuar në kohën  kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.

Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.

Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri  ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar prej tij sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Ajo që vërehet pa kaluar një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016. ( Lexo këtu)

                                                                                   Altin Dumani 

Kandidati tjetër për kreun e SPAK, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por, që në fakt Basha kurrë s’dha llogari. Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, meghithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milioner.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.( lexo këtu)

LEXO EDHE:  Gjyqtari i Çapjas fshehu pasurinë?/ Kush e shpëtoi nga hetimet Tomorr Kullollin

                                                                                Arben Kraja

Kandidati Edvin Kondili, ishte një nga prokurorët  rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

LEXO EDHE:  Nga Artur AJAZI/ Vettingu tmerron milionerët e korrupsionit

Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka  pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë. (lexo këtu)

                                                                                       Edvin Kondili

Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”

Arben Kraja në “siten” e Vettingut/ Zbardhet pasuria, si ka ndryshuar ndër vite

Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Altin Dumani nis biznesin e imobiliar?

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Vettingu, sot vendimi për një tjetër gjyqtare

LEXO EDHE:  Gjyqtari i Çapjas fshehu pasurinë?/ Kush e shpëtoi nga hetimet Tomorr Kullollin

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, është njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

LEXO EDHE:  Me apartamente nga Tiranë në Vlorë/ Gjyqtarja e Apelit “zhduk” 25 000 euro hua

LEXO EDHE:  Meta: Është e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vetting-un dhe zbatimit e të reformës

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

LEXO TE PLOTE