Connect with Us

Ndërroi jetë në spitalin e Korçës/ Flet vëllai i 58 vjeçarit: I dhimbte koka, doktori i bënte vetëm serume

Sociale

Ndërroi jetë në spitalin e Korçës/ Flet vëllai i 58 vjeçarit: I dhimbte koka, doktori i bënte vetëm serume

Publikuar

-

Mbetet enigmë vdekja e 58 vjeçarit Telha Kelo nga fshati Pojan i Korçës.
Babai i dy fëmijëve ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës ku ndodhej prej dy ditësh.

Vëllai i viktimës bën me dije se e kishin çuar në spital me dhimbje koke dhe prej dy ditësh bënte serume. Ai pretendon se i kanë kërkuar mjekëve ta transportojnë në Tiranë por ata nuk kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë diagnozë.

“I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi.
Fjalët e mjekut janë, nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. I kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8:00 e morëm vesh.
Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën do ishin marrë masat”, deklaroi vëllai i viktimës për News 24./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mjegull e dendur në aksin Tiranë-Fushë-Krujë/ Vështirësohet qarkullimi

Publikuar

-

Nga

Tirana dhe Fushë- Kruja janë “pushtuar”, mbrëmjen e sotme, nga një mjegull e dendur.

Për pasojë është vështirësuar qarkullimi në disa akse rrugore.

Një pjesë e segmentit, Qafë Kashar- Rinas është pa drita duke u shndërruar në një rrezik serioz për drejtuesit e makinave.

Nga ana tjetër, probleme paraqiten edhe në aksin Tiranë- Fushë Krujë, për shkak të vizibilitetit të ulët.

LEXO EDHE:  Sotiraq Filo takime me banorët e Pulahës: Fjala jonë, puna

LEXO EDHE:  Ngjarje e rëndë në Korçë/I sëmuri mendor qëllon disa herë me thikë të riun

Probleme raportohen edhe në zonën e Kurbinit, në pjesën e ultësirës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Banorët në alarm/ Mbetjet spitalore në det…

Publikuar

-

Nga

Në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, në zonën e plazhit të Vilë Bashtovë, në Kavajë, një masiv plastikash, kanaçesh dhe qelqurinash ku nuk mungojnë as mbetjet spitalore, janë pamje që veç qeverinë nuk alarmojnë, ndërsa banorët e zonës prej kohësh kanosen nga ky rrezik. Ndotja në Vilë Bashtovë, shkaktohet nga lumi Shkumbin, në të cilin hidhen mbetje që nga Librazhdi dhe deri në Rrogozhinë, raporton Top Channel.

“Po ato vijnë nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani. Këto që merren me mbetjet spitalore që i hedhin në lum, ato detyrimisht do vijnë këtu. Kemi dy vjet që nuk kapim peshk, edhe ai që kapim është pothuajse i ngordhur. Levrek, me gotë plastike të përcjellë në stomak edhe ishte gati i ndodhur”, thonë banorët.

Kronika flet se një nga shkaktarët kryesore të ndotjes në Vilë Bashtovë, është fakti që lumi Shkumbin, gjatë rrjedhës së tij, has në vendgrumbullime të tilla, siç është ky pas meje në qytetin e Rrogozhinës dhe një pjesë mbetjeve lumi e merr dhe e depoziton në det.

Edhe vet banorët e zonës shprehen të shqetësuar, për TCH, për mbetjet që depozitohen në vendgrumbullim, por edhe ato që hidhen në lumë.

LEXO EDHE:  Qeni i presidentit Bush qendroi ulur para arkivolit të tij dhe interneti u shkreh në lot

LEXO EDHE:  Video- Reshjet e shiut e bëjnë Korçën qytet me det

Më tej, kronika sqaron se lumi Shkumbin ndotet edhe nga fshatrat e Elbasanit, mbetjet e të cilëve përfundojnë në shtratin e tij. Por gjatë rrugës, ka edhe biznese të tilla siç janë midis Elbasanit dhe Peqinit që mbetjet i hedhin në lumë. Të gjitha këto mbetje, që fillojnë të grumbullohen nga Librazhdi, Prrenjasi, Elbasani, Peqini dhe Rrogozhina, lumi Shkumbin, i çon në det.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Media në zi/ Shuhet folësja e parë e ekranit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, spikerja e parë e lajmeve në në Radio Televizionin Shqiptar Stoli Beli.

Ajo e filloi karrierën një kohë kur gjithë programet ishin drejtpërdret, pa një studio regjistrimi.

Për herë të parë para shqiptarëve ajo u shfaq në datën 29 prill të 1960  duke prezantuar në studion e parë  të RTSH-së m  fjalët: Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE