Connect with Us

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

Opinione

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

Publikuar

-

Nga Mero Baze

Ilir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të bërë atë që pritej të bënte, të dublonte një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që ndërkohë është zgjedhur sipas Kushtetutës, me një të vetën, me shpresë se do deligjitimoje procesin e ngritjes së Gjykatës. E ka bërë këtë në hollin e aeroportit, në shkelje të kompetencave që i jep Kushtetuta për Gjykatën, në shkelje të procedurës dhe të ligjit që rregullon formimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta i jep të drejtë të zgjedhë dy vetë nga lista që i ofron KED brenda 30 ditëve. Ai zgjodhi vetëm një. Për këtë situatë, Kushtetuta ka parashikuar mekanizëm çbllokues. Në rast se presidenti nuk e përmbush detyrën e vet për 30 ditë, zgjidhet i pari i listës së renditur nga KED. Dhe ashtu u bë. U zgjodh Arta Vorpsi.

Dublimi i Arta Vorpsit një javë më pas me Marsida Xhaferllarin, e cila ndërkohë ka ende probleme me drejtësinë nëpër këmbë, është veprim i vetëdijshëm për bllokim të Gjykatës, që i duhet mbajtur shënim në procesin e shkarkimit si president. Për gjë tjetër nuk vlen.

LEXO EDHE:  “Përbindësh që s’ngopesh kurrë”/ Murrizi: Meta i ka bërë dekretet si ftesa dasmash

Tani Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë legjitimë, dhe një anëtare shtesë ilegjitime, të zgjedhur nga Ilir Meta. Ajo që ai ka ndërmend, është që në procesin e betimit ai të mos lejojë të betohet Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari. Në fakt, Arta Vorpsi nuk ka pse betohet tek presidenti. Ajo nuk u zgjodh nga presidenti, por nga mekanizmi çbllokues dhe si e tillë, mund të betohet në Gjykatë Kushtetuese.

Xhaferllari duhet konsideruar deri në fund një zgjedhje ilegale dhe nuk duhet lënë të hyjë në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj kur të ngrihet Gjykata mund të ankohet për të gjetur të drejtën e saj. Pasi të gjejë një herë të drejtën e tij presidenti, i cili kërkon të shkatërrojë Gjykatën për të mos u shkarkuar vet. Kjo Gjykatë tani ka vetëm një armik, dhe ai është presidenti i Republikës. Kuvendi duhet ta mbrojë prej tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Tre fakte pse sistemi aktual zgjedhor është i dështuar

Publikuar

-

Nga

Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokratët e Republikës së Re, duket se kanë rënë dakort për formulën zgjedhore. Ata duan të mbajnë sistemin aktual politik. Pra, të mbrojnë formulën që kemi sot, e cila ka prodhuar atë situatë që ka vendi me një pushtet të kapur nga të gjitha anët nga kryeministri në detyrë dhe një opozitë  të përçartur që nuk e di ku të shkojë, por shpreson dhe sheh endërra se do të jetë aq e pushtetshme sa edhe Rama nesër.

Në të njëjtën linjë, çuditërisht dhe paburrërisht kanë shkuar edhe  pjesa më e madhe e anëtarëve të partive të mëdha. Edhe atë të cilët deri dje kërkonin ndryshim sistemi, sot kanë heshtur duke gjetur argumente se shpresa është për zgjedhje të parakohshme në pranverë  që në fakt është gënjeshtër që përdorin aleatët pas premtimeve që iu ka bërë Lulzim Basha për t’i futur në listat e tij.

Pra, partitë e vogla po kthehen në marioneta kryetarësh të keqpërdorur  nga partitë e mëdha dhe e  shesin veten për një vend në parlament, asgjë më shumë se kaq.

Më poshtë po sjellim tre faktet pse ky sistem zgjedhor është i dështuar.

Së pari, kjo formulë zgjedhore për këtë sistem i bërë në një natë në vitin 2008 dhe kundërshtuar  ashpër nga partitë e vogla të cilat sot kanë rënë dakort me Bashën dhe me Ramën, ka prodhuar një parlament të deformuar dhe të kapur nga krimi.

Kjo e provuar nga deputetët e hequr nga dekriminalizimi pas zgjedhjeve të vitit 2013. Pra kjo formulë më lista kryetarësh që nuk verifikojnë as deputetët e tyre, por krijojnë çetën e banditëve, të fortëve dhe servilëve brenda parlamentit është një fakt që shqiptarët tashmë e dinë.

LEXO EDHE:  Meta apel politikës/ Shqipëria duhet të reflektojë

LEXO EDHE:  Meta mesazh qytetarëve/ Respekton heshtjen zgjedhore?

Fakt i dytë është se “lutat” përgatiten nga kryetarët  në zyrat e mbyllura dhe goditen “elutat”, politikanët e karrierës dhe vlerat dhe në vend të tyre përdoren emra servilësh të paaftë dhe mjaftojnë të jenë pas kryetarit.

Këtë na e tregoi Lulzim Basha me listen e 2017-ës.

Këto janë dy fakte shumë domethënëse.

I treti dhe më kokëforti është kapja e sistemit në çdo cep nga Edi Rama. Kryeministri në detyrë ka kapur gjithçka, pikërisht  prej kësaj formule zgjedhore, pikërisht dhe prej sjelljes së kësaj opozite që kemi në Shqipëri, e cila kërkon që nesër  të bëjë të njëjtën gjë që bën Edi Rama.

Këto janë tre faktet që njerëzit tashmë i kanë parë dhe i kanë prekur dhe i shikojnë çdo ditë në Shqipëri. Çuditërisht në momentin kur opozita duhet të merrte rolin e ndryshimit të një sistemi zgjedhor që të ishte edhe më përfaqësues, mbron marrëveshjen e bërë nga Basha me Edi Ramën, dy vite më parë dhe nuk i lëviz asnjë pikë.

Lulzim Basha shkon në krah të Ramës edhe pse ka tre fakte të ditura nga shqiptarët  të paravlerësuara dhe të prekura prej tyre, të cilat  kanë bërë që shumica e elektoratit të jetë kundër kësja formule zgjedhore, por  këto fakte nuk kanë mjaftuar. Kanë bërë që opozita  të vendoset në rrjesht dhe t’i serviloset këtij sistemi që kemi me shpresën se do t’i kapë të gjitha pushtetet si kryeministri Rama sot.

Pra, nuk kemi një opozitë ndryshe, por kemi një opozitë njësoj si partia në pushtet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Rezarta B. Koçi/ Autonomia e Vullnetit në marrëdhëniet Kontraktore, dhe kufizimi i tij

Publikuar

-

Nga

Kontratat janë mjeti më i përhapur juridik në qarkullimin cilit të një ekonomie tregu dhe një burim i rëndësishëm i detyrimeve dhe si të tilla, në teorinë juridike ato përkufizohen si pëlqim i vullnetit midis dy ose më shumë palëve për të krijuar, ndryshuar ose shuar një marrëdhënie të caktuar juridike. Nëse do të flisja si Notere në ofrimin e këtij sherbimi publik, do të thoja se fillimisht, elementi i parë që konstojme ndërmjet palëve kur pretendohet se një marrëdhënie e caktuar rregullohet me kontrate, është pikërisht autonomia e vullnetit. Pra, konstatojmë parimin e shprehjes së lirë të vullnetit të palëve kontraktuese që do të lidhin kontratën dhe verifikojmë se palët detyrohen vetëm nga vullneti i tyre.

Është me rëndësi të theksohet se liria e kontraktore dhe autonomia e vullnetit të palëve kontraktuese, janë ndër parimet kryesore dhe më të rëndësishme të së drejtës së detyrimeve. Liria e kontraktore në përgjithësi nënkupton autorizimin e subjekteve të së drejtës që në mbështetje të vullnetit të tyre të krijojnë marëdhënien kontraktore, të caktojnë mënyrën, formën dhe përmbajtjen e tyre. Liria kontraktore shpesh shqiptohet si “dead on arrival“, pra si një parim organizues për shoqëritë komplekse bashkëkohore. Ky parim duhet të jetë i pandjeshëm për dallimet në pasuri, status, pozitë, dhe fuqi, që e bëjnë ushtrimin e zgjedhjes kontraktore një mit për të dobëtit dhe të shpronësuarit. Duke qenë se një kontratë e lidhur ka fuqinë e ligjit për palët, e njohur ndryshe edhe si pacta sunt servanda, kjo do të thotë se nënshkrimi i një kontrate ka si pasojë detyrueshmërinë e një pale ndaj tjetrës.

Mirëpo edhe pse palët kontraktuese janë të lira të vendosin se me cilin person do ta lidhin kontratë dhe cila do të jetë lënda apo përmbajtja e saj, liria e kontraktimit duhet të jetë në suazat e rregullave ligjore, me karakter imperativ, kushtetues dhe të moralit shoqëror apo zakoneve të mira, pra palët duhet ti përmbahen kufijve ligjor në hartimin e kontratave sepse kjo liri kontraktimit nuk është absolute dhe e pakufizuar.

Përkundrazi, ajo kufizohet nga parimet kushtetuese dhe parimet e vet ligjit psh kufizimi i lirisë së kontraktimit përmes së drejtës së parablerjes ose mundësisë për zgjedhjen e palës kontraktuese nëse subjekti me të cilin  është do të lidhet një kontratë është monopol në treg, atëherë drejpërdrejtë këtu kemi të bëjmë me një kufizim. Gjatë ushtrimit të profesionit të Noterit, jam hasur edhe me raste, kur klientët në mungesë të njohjes së ligjit, kërkojnë të ndërhyjnë në përmbajtjen e kontratës edhe në kontrata adezioni, ku përmbajtja e kontratës është përpiluar pavarësisht nga vullneti i palëve p.sh shitja ndërkombëtare e naftës ose kontratat për shërbimet postale etj. Pra, në praktikë ka disa lloje kontratash ku kufizohet liria e kontraktimit, ku mund të shtoj këtu edhe rastet e vlefshmërisë e kontratës ku kërkohet dhënia e pëlqimit (psh: kujdestari jep pëlqimin që i kujdesuari të hyjë në marrëdhënie kontraktore) një rast tjetër kufizimi. Pra, palëve ligji u ka vendosur kufizime ndaj lirisë së tyre të kontraktimit, në mbrojtje të interesave publike, apo të interesave të ligjshme të palëve më “të dobëta”, prej situatave monopol, konkurencës së  pandershme, rritjes pa kriter e në mënyrë abuzive të çmimeve etj. Por, edhe kur palët me njëra tjetrën negociojnë kushtet e kontratës, përsëri ka kufizime të ligjit që nuk mund të shmangen, si dhe parashikime ligjore në lidhje me mirëbesimin dhe mënyrën se si duhet të veprojnë palët në të gjitha fazat e kontratës.

LEXO EDHE:  Rama: Nuk ka pakt për të mbrojtur Metën

LEXO EDHE:  SMS-ja e Ilir Metës/ Politika dhe media vlejnë më pak se 200 mijë euro!?

Megjithatë, pavarësisht nga sa më sipër, mund të them që respektimi i autonomisë së vullnetit në një shtet demokratik përbën themelin e të drejtës kontraktore i cili duhet të qeverisë dhe interpretojë cdo kontratë, dhe një ndërhyrje në autonominë e këtij vullneti përbën edhe vdekjen e të lirisë kontraktore duke passjellë kështu frikë dhe pasiguri tek palët kontraktuese. Dhe mendoj, që të gjithë Noterët, duhet të jenë të angazhuar cdo ditë në përsojen e shërbimit ndaj qytetarëve duke ju garantuar besueshmërinë dhe bazueshmërinë e kontratave vetëm në ligj, duke hequr dorë nga dogmat shqiptare “e njoh unë dhe ska nevojë për procedura të tjera”, vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen standaret europiane të shtetit të së drejtës dhe respektimit rigoroz të ligjit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Vrasja e radhës që opozita i bën vetvetes

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

* Kur Lulzim Basha deklaron se fajin nuk e ka sistemi zgjedhor por ndarja e politikës nga krimi, nuk bën asgjë tjetër por punën e Edi Ramës. Në një farë mënyre kjo është vrasja e radhës që ai i bën opozitarizmit në Shqipëri. E para ishte zbehja e qëllimtë që u bëri protestave më të bukura kombëtare të vitit të kaluar. Zbehja me pambuk duke thënë se shihemi në shtator pas pushimeve verore. Erdhi e iku shtatori por asgjë, iku edhe tetori e nëntori, dhjetori, por asgjë.

Tani kjo e dyta fajin nuk e kanë listat etj. Kjo është edhe vula me bojë të freskët se ai nuk e do largimin e Edi Ramës nga qeverisja. Dhe po ashtu i pëlqen që do jetë fuqiplotë në hartimin e listave të kandidatëve duke shmangur forumet brenda partisë. Por më thelbësorja është shmangia flagrante nga premtimi mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor ku përfshihej edhe pika mbi listat e hapura dhe të mbyllura. Që ta kuptojnë më shkoqur shqiptarët, brenda listës së PD-ës në zgjedhjet e ardhshme, në listën që harton kryetari, do jenë rishtas emrat e kryetarëve të partive aleate me pretekstin e koalicionit etj.

Do jetë rishtas ta zëmë Nard Ndoka që është kryetar, sekretar, anëtar i një partie fantazmë, të ashtuquajtur në koalicion. Dhe rishtas deputet nga votat e demokratëve apo opozitarëve në përgjithësi. A kam unë diçka me Ndokën, me fenomenin, kam sepse kjo nuk është demokraci, por çibanizëm. Shkurt do jetë supozim edhe çuni i babait për hatër të babait a asaj linje familjare për të patur dikë në pushtet nën termin e meritokracisë a shkërdhatokracisë fisnore etj.

Megjithëse kuotat mbi preferencat mund të kenë ndryshuar, afërmendsh askush nuk dëshiron të hajë fasule përditë. Si produktet përshembull Rudina Hajdari apo Balliu etj. Pra më shumë se tek emrat konkret i atyre kryetarëve të përfshirë në listat e një partie tjetër, është një atentat i pastër i sistemit, demokracisë a pluralizmit. Arsyeja është e thjeshtë, në demokraci qarkullimi është oksigjen. Të kesh rishtas deputet me votat e demokratëve një të ashtuqujtur ta zëmë republikan a kryetarin e partisë republikane me devizën e aleatit, nuk është demokraci e për rrjedhoj mos prit progres në qeverinë e re, por fuqizim të klaneve dhe oligarkëve.

LEXO EDHE:  Rama: Nuk ka pakt për të mbrojtur Metën

LEXO EDHE:  Meta apel politikës/ Shqipëria duhet të reflektojë

Prit se po të vjen një Ramist i ri që do ju lëj pa brekë fare. Nuk do vi një qeveri progresiste, por prapë soji i gërrvërreve, soji që na çojë në humbje epike. Ti po i sjell vendit një ”paqje” a marrëveshje me bosët e drogës, krimit elektoral, gjë që absolutisht nuk është më sfidë opozitare por dorëzim pa kushte. Arsyet që sheshet u mbushën plot në protestat e vitit të kaluar ishin si djegia e mandateve sepse vërtetove lidhjet e qeverisë me botën e krimit, me vjedhjen e votës, vërtetëve që ngrehina mbante brenda jo kuvendarë por shushunja, kancer etj…, u the shqiptarëve që e bëjmë këtë për ju dhe e bërë.

Ata të kthyen kokën dhe tu bashkuan. U the se nuk sistem listash për të fuqizuar unin a njëshin, listat e hapura dështuan etj., dështoi sistemi i mëparshëm zgjedhor. Dhe ata të ndoqën, t’i mbushën sheshet pasi është e padurueshme të shikosh isha të përfolur në afera korruptive të bëjnë sot opozitarin e kulluar. Kësisoj njerëzit presin gjak të ri, pasion të ri, ide të reja dhe rotacion pa të pambarimtë, qarkullim se kjo është demokracia jo ajo që bën Edi Rama në one mane rul apo one man show dhe thotë publikisht kush nuk voton kështu si them unë përjashtohet nga partia. E thotë publikisht dhe me forcë dhe mjerë ajo shoqëri që e fal pasi nuk po bën asgjë tjetër po i jep vendit një lider suprem i tipit Iran. Atëherë kot që flasim më për demokraci, kot që u çirrem se duam Shqipërinë si Europa etj.

Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu është në lojën e Edi Ramës ose në lojën e njëri-tjetrit. Kjo ja ka shtuar sharmin Edit, për më tepër që fati i dha për rrisk tërmetin i dha çelsat e një zyre diku në Europë. Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu dhe me thika pas shpine dhe pret fitoren e sforcuar duke manipuluar përditë opozitarizmin. Alternativat janë të pakta ose po ndodhën do jenë të tipit me dëbime, dhunë, me thellimin e hendeqeve klasore duke e bërë më të madhe përçartjen e shqiptarëve karshi demokracisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE