Connect with Us

Kryemadhi takon zyrtarin e DASH/ Diskutime për zgjidhjen e krizës

Politikë

Kryemadhi takon zyrtarin e DASH/ Diskutime për zgjidhjen e krizës

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në DASH, David Kostelancik.
Kryemadhi bën me dije se në fokur së bisedës së tyre ka qenë zgjidhja e krizës në Shqipëri.

“Me David Kostelancik, Drejtorin e Zyrës për Europën Jugore e Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Shkëmbyem mendime për zgjidhjen e krizës”, shkruan Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bënin kërdinë me vjedhje në Belgjikë/ Arrestohen 10 “skiftera”, pjesë e një grupi kriminal

Publikuar

-

Nga

Në sajë të operacionit ndërkombëtar policor “PICASO”, janë arrestuar dhe proceduar penalisht deri më tani 10 persona.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit me iniciale K.D., banues në Tiranë.

45 vjeçari ishte vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale si “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

I arrestuari ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 69, datë 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

LEXO EDHE:  Protesta e 27 janarit/ Kryemadhi: Mos protestoni për flamujt politikë…

LEXO EDHE:  Berisha takim me Presidentin e Fondit Shqiptaro–Amerikan të Ndërmarrjeve

Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Ndërkohë në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD tha përfitoi pa të drejtë bonusin e qirasë/ Kryetari i PS publikon fotot e banesës së shkatërruar

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PS në Radë të Manzës, Armand Basha i është përgjigjur akuzave të PD-së lidhur me bonusin e  qirasë që ka përfituar, pasi banesa e tij u shpall e pabanueshme.

Basha deklaron se banesa e tij në fshatin Radë është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për këtë arsye është shpallur e pabanueshme.

“Për fat të mirë, unë dhe familjaret e mi, shpëtuam shëndoshe e mirë, por praktikisht banesa ime private në fshatin Radë, Manëz (Durrës), ku unë dhe familjaret e mi jetojmë, u demtua rëndë dhe është e pabanueshme, vërtetuar kjo dhe nga akt- konstatimi i banesës, firmosur nga ekipi i specialistëve të ardhur nga Turqia”, deklaron socialisti, teksa përgënjeshtron opozitën.

“Papritur e papandehur, sot u gjenda i ballafaquar me sulmin zyrtar të Partisë Demokratike, për shkak të funksionit përfaqësues, që kam për Partinë Socialiste në këtë zonë, ku nëpërmjet një deklarate zyrtare të tyre, hamendësojnë se kam përfituar bonuse qeraje për vete dhe familjarët e mi, në mënyrë të pamerituar, si privilegj për faktin se jam pjesë përfaqësuese e PS-së. Mendoj se PD-ja, duhet të gjente kohë për solidaritet, jo për sulme personale që është pak të thuash, se janë tepër banale e mediocre”, thekson ai.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Pas Berishës, Meta zhvillon një tjetër takim të rëndësishëm

LEXO EDHE:  Protesta e 27 janarit/ Kryemadhi: Mos protestoni për flamujt politikë…

Gjithashtu Basha ka publikuar një certifikatë familjare, disa foto të banesës private pas dëmtimit dhe akuzat e PD, ndërsa i bën thirrje opozitës të jetë solidare.

“Në përfundim, i ftoj të gjithë miqtë opozitarë, të jenë fillimisht solidarë dhe human, pastaj militantë, pasi s’është korrekte dhe as e falshme, të cënohem e shqetësohem familjarisht, për kreditin e tyre politik. Gjithashtu, gjej rastin ti sqaroj, që tërmeti nuk njohu parti politike, por vetëm viktima, pa asnjë dallim dhe unë e familjaret e mi, ishim disa prej tyre dhe u trajtuam si të tillë, jo si militantë të PS-së (këtu gjithsesi dua t’ju kujtoj se pëlqimi,përkatësia dhe përfaqesimi politik, mbrohet si e drejtë njerëzore nga Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë, sepse është pikërisht vlerë demokracie dhe jo krim)”, shkruan socialisti ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Unioni gazetarëve thirrje qeverisë/ Tërhiq urgjentisht paketën “Antishpifje”

Publikuar

-

Nga

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë menjwherw projektligjin e “Paketës Antishpifje”.

Në deklaratën për mediat thuhet se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.

Njoftimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Kete thirrje e shperndan çdo anetar i UGSH

Unioni i Gazetareve Shqiptare bashkohet ne thirrjen:

Qeveri terhiq projektligjet e “Paketes Antishpifje”!

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe pa negociata dy projektligjet e prezantuara si “Paketa Antishpifje”; i bëjnë thirrje Qeverisë që të tërheqë urgjentisht këto projektligje.Organizatat vërejnë se dy projektligjet, ai për transformimin e AMA-s në një agjenci censure, dhe të AKEP-it në një agjenci përmbarimore për vendimet censuruese të AMA-s, përbëjnë një akt të paprecedent në botën demokratike.
Çështjet e etikës, të tilla si e drejta e përgjigjes ndaj një akuze, apo e drejta e dhënies së fjalës para publikimit të një akuze, në çdo vend demokratik trajtohen nga kodet e etikës dhe organet vetërregulluese të medias.
Çështje të luftës hibride, dizinformimit, financimit me para të pista të medias apo partive politike nga politika apo krimi i organizuar janë të tilla që duhet të hetohen nga organet ligjzbatuese në përputhje me ligjet dhe garancitë që ofrohen nga ligjet ekzistuese, të tilla si kodi penal apo kodi i procedurës penale.
Shqipëria ka ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, përfshirë krijimin e një organi administrativ është krejtësisht i panevojshëm në një shoqëri demokratike.
Çështjet e shpifjes dhe fyerjes në Republikën e Shqipërisë dhe në çdo vend ku sundon shteti i së drejtës duhet të shqyrtohen vetëm dhe vetëm në gjykata si pushtet i pavarur. Tentativa për të zëvendësuar gjykatat me organe drejtpërsëdrejti në varësi të pushtetit politik përbën bazë për shkelje të rënda të të drejtave themelore të njeriut dhe mund të transformohet në një gur themeli për një regjim diktatorial.

LEXO TE PLOTE