Connect with Us

“Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala flet për kandidatët për kryeprokuror

Politikë

“Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala flet për kandidatët për kryeprokuror

Publikuar

-

Ndërkohë që diskutohej për profilin e 3 prokurorëve, pjesë e garës për kryeprokuror,  të cilët dhanë intervisën ditën e sotme në KLP, gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, krahas kritikave për Arta Markun, ka bërë edhe vlerësimin e dy prokurorëve të tjerë, Mençaj dhe Çela.

Për Lalën, pavarësisht profilit të saj si një njohëse e mirë e botës akademike dhe njohëse e mirë e ligjit, Mençaj nuk është e duhura për kryeprokurore, pasi nuk staturën e duhur për t’i bërë ballë politikës.

“Mençaj nuk ka lidreshipin  e duhur”, shprehet gazetarja, ndërkohë që të kundërtën mendon për Olsian Çelën, i cili sipas saj sot u paraqit me një program të qartë dhe një vision për atë se çfarë do të bëjë nëse zgjidhet kryeprokuror.

“Unë njoh edhe zonjën Fatjona Mençaj edhe zotin Olsian Çela. Zonja Meçaj ka punuar pranë presidencës në kohën që Bujar Nishani ishte president. Ajo foli sot si një zonjë se do të jetë në krah të qytetarëve. Zonja Mençaj nuk kishte platformë, nuk ka garanci. Mençaj u shmang nga debati shpesh herë. Por sa i takon anës akademike është njohëse e mirë e ligjit, por mendoj se nuk ka lidershipin e duhur. E shohin edhe si person politik. Ajo po ashtu nuk ka staturën për të bërë ballë ndaj politikës. Unë mbështes çdo profesionist.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala “kryqëzon” Arta Markun/ “Prokurore pa bilance”

Ndërsa Olsian Çela është drejtuesi i Prokurorisë së Rëndë. Në kohën e Olsian Çelës, është dënuar 12 vjet burg Shullazi, është dënuar grupi i Fierit që bënte trafik kokaine, që kishte të përfshirë njerëz të fuqishëm, biznesmenë e persona të krimit. Olsian Çela shpalosi një platformë. Ai tha se do të garantoj pavarësi të prokurorëve. Olsian Çela diagnostikoi të gjitha sëmundjet nga të cilat vuan Prokuroria sot. Çela deklaroi sot se kemi dënuar persona për një cigare, persona të dobët e kemi krijuar kaos social”, është shprehru Klodiana Lala./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lubonja nuk kursen as Kristi Reçin/ Nuk ishte e fejuara e Gregut, Rama e përdori për të mbledhur para

Publikuar

-

Nga

analisti fatos lubonja ne news 24

Analisti Fatos Lubonja ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, duke mos kursyer as të ndjerën Kristi Reçin, për të cilën vetë kreu i qeverisë pranoi në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta” se ishte e fejuara e Gregorit.

“…Në vazhdën e këtyre hipokrizive e pamë para disa ditësh të luajë rolin e arkivolit në mort në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta”.

Me një pamje të pikëlluar, i veshur me kostum dhe kravatë të zezë, kërkoi t’i bënte italianët të mendonin se çfarë djali inteligjent e me shpirt të ndjeshëm u ka rënë për hise si Kryeministër shqiptarëve, si dhe që të derdhnin ndihma në numrin e llogarisë bankare që ka hapur qeveria. Ato 15-20 minuta intervistë, ishin një shfaqje aktoriale gënjeshtrash manipulative”, deklaron analisti.

Lubonja ka ngritur dyshimet se Kristi ka qenë vërtet e fejuara e Gregorit, pasi sipas tij Rama e ka përdorur për të mbledhur para vajzën, e cila humbi jetën së bashku me familjen në tërmetin e 26 nëntorit

“Lajmi i shpërndarë në rrjet prej të birit, ku thoshte se edhe një e afërmja e tij kishte vdekur, i amplifikuar nga makina e propagandës në lajmin e vdekjes së një njeriu të shtrenjtë të familjes kryeministrore: të dashurës apo të fejuarës së të birit, kishte arritur edhe në veshët e Vespës, i cili, me një pamje ngushëlluese, e filloi intervistën me këtë lajm. Kryeministri e kaloi ngushëllimin duke kaluar te pikëllimi i tij për të gjithë shqiptarët.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala “kryqëzon” Arta Markun/ “Me të nuk sulmohet krimi i organizuar”

LEXO EDHE:  Krimi i Ballshit përmbyt emisionet televizive/ Gazetarja Lala tregon vrasjen makabre

Ndoshta i erdhi zor nga i biri, i cili nuk e ka quajtur “të dashur” apo “të fejuar”, por “të afërme” dhe këtë e ka bërë o për të ruajtur diskrecionin, o pse nuk e ka pasur të dashur, aq më pak të fejuar, dhe, në fakt, nuk kemi parë asnjë fotografi të të birit me këtë vajzë, aq më pak me vjehrrin e mundshëm.

Por kur do të bësh arkivolin në mort, e vërteta apo diskrecioni nuk kanë pikë rëndësie. Aq më pak kur një sendërgji e tillë të çliron nga përgjegjësia e vdekjes së të ndjerës e 50 të tjerëve, sepse në këtë rast distancohesh nga vrasësit dhe bashkohesh me viktimat”, shprehet Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi merr në mbrojtje Bashën/ “Sajesë koti! Nuk ka lobim rus”

Publikuar

-

Nga

Menjëherë pas lajmit se dosja e kreut të PD-së Lulzim Basha, për lobimin rus, ka mbërritur në gjykatë, ka ardhur edhe reagimi nga aleati i tij, Dashamir Shehi.

I ftuar në “Report Tv”, ku po diskutohej situata post-tërmet, Shehi i ka hedhur poshtë akuzat, duke e konsideruar si një sajesë koti.

“Një sajesë e kotë dhe do dalë bosh. Nuk është lobim rus, një kompani që ka bërë lobimin ka pasur bashkëpronarë një rus.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj gazetares/ Artan Hoxha zbulon pse heshtën mediat

LEXO EDHE:  Kryeprokurori i ri/ Kush është Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”

Lobim rus këtu nuk ka. nuk ka deklarim pasurie, që është e dënueshme, por vetëm lobim rus nuk ka. Ai ka qenë hamall parash, transportues jo lobues. Unë besoj që nuk ka çuar asnjë lekë, por kjo është çështje tjetër. Nuk ka lobim rus”, tha Shehi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha në gjyq për lobimin rus/ Dosja dërgohet në gjykatë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë dosjen kundër kreu të PD-së, Lulzim Basha, ish-sekretarit të përgjithshëm të kësaj force Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi të cilët akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin e shumës në pasqyrat financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Dosja e dërguar nga prokuroria është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së Tiranës mesditën e sotme, ndërsa tashmë pritet që brenda 10 ditëve të hidhet shorti për të përcaktuar trupën në seancën paraprake.

LEXO EDHE:  E vërteta e përdhunimit të 13 vjeçares/ Klodiana Lala shpjegon të vërtetën e ngjarjes

LEXO EDHE:  E vërteta e përdhunimit të 13 vjeçares/ Klodiana Lala shpjegon të vërtetën e ngjarjes

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për këtë çështje Hetimet pas një shkrimi të revistës amerikane, Mother Jones, e cila hidhte dyshime të forta se kompani të lidhura me shtetas rusë kishin financuar në favor të Partisë Demokratike./CNA.al

LEXO TE PLOTE