LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Gobseke të pangopur dhe të pacipë!”/ Berisha godet ashpër Lleshajn

13 Nëntor 2019, 15:36, Politikë CNA
“Gobseke të pangopur dhe të pacipë!”/ Berisha godet

Ish kryeministri Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një dalje në media, referuar  shpëtimit  të vogëlushit Alvin Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa shprehet se ?narkoministrat lënë nam kudo që shkelin?, Berisha e ka konsideruar ?turp dhe manipulim për çështje politike?, deklaratat e ministrit referuar shpëtimit të vogëlushit.

Kujtojmë se, Lleshaj do të shprehej se shpëtimi i Alvinit nga kampi i Al-Hol është kryesisht një meritë e delegacionit shqiptar.

Postimi i plotë:

Gobseke te pangopur dhe te pacipe! Narkoministrat lene nam kudo qe shkelin! Turp.

Lexoni reagimin e gazetarit te medias italiane le Iene qe kaloi dite te tera ne kampin ku mbahej Alvini dhe informoi me vertetesi per gjendjen e femijes dhe braktisjen e tij nga shteti shqiptar.

Gazetari i jep pergjigjen me te merituar perpjekjeve te gjeneral Hashashit per te mashtruar dhe manipuluar per perfitime politike me dramen Alvinit, te cilin e shpetuan nga kampi i kalvarit te eger para se gjithash emisioni le Iene gazetaret e tij dhe auroriteteve iraliane!

Ju ftoj te lexoni postimin e tij. sb

U dendën me të ngrëna në Beirut?/ Gazetari i Le Iene shpartallon Lleshin

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi po fliste në emisionin ?Opinion?, ka ardhur edhe një reagim nga gazetari i Le Iene, Taulant Kopliku.

Ky i fundit ka ironizuar rëndë ministrin, pasi ky i fundit u shfaq si heroi që shpëtoi Alvinin.

Blendi Fevziu i lexoi statusin e gazetarit ministrit, i cili më pas replikoi me gazetarin.

Statusi i gazetarit Taulant Koplikut:

Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t?ia hedhur kraheve Alvinit.

Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.

Vetem dy gjera te vogla do te thoja.

Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se ?asht marre?.

Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se ?fitores? se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem. Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.

Reagimi i Ministrit:

Sandër Lleshi: Çfarë ti them unë këtij tani. Flamurin nuk e kishim marrë ne me vete, e kemi gjetur atje. Dakord le të thotë. E vlerësoj punën që ka bërë ekipi i televizionit italian. Operacionin e shpjegova, Kryqi i Kuq, Gjysmë hëna e kuqe, përfaqësuesit shqiptar dhe italianë./CNA.al

Lajmet e fundit nga