Connect with Us

Gjykatën dhe Prokurorinë e Elbasanit, nuk ka Vetting ta pastrojë

Vetingu

Gjykatën dhe Prokurorinë e Elbasanit, nuk ka Vetting ta pastrojë

Publikuar

-

Edhe pse Vettingu po spastron dhjetëra vemje të korrupsionit nga gjykatat dhe prokuroritë e vendit, duket se ka akoma skuta të cilat mbajnë të “fshehura” vemje të tilla.

Në Elbasan Gjykata dhe Prokuroria janë dy skutat e errëta ku molepsen hapur aferat me korruptive mes gjyqtarëve-prokurorëve dhe avokatëve, pa përmendur sekserët që mbushin lokalet e qytetit. Është një zallamahi e madhe, është një dramë e padëgjuar tek shikon tek rropaten korridoreve të Gjykatës dhe Prokurorisë hallexhinj që edhe pse kanë paguar sekserin, nuk fitojnë procesin edhe kur janë më të drejtën e  ligjit.

Ajo çfarë ndodh në institucionet e drejtësisë në Elbasan është sa e turpshme aq edhe kriminale dhe e paligjshme. Gjyqtarë dhe prokurorë të Plepave dhe sekserë të tyre, e kanë kthyer institucionin në një llumhane të madhe, ku pazari i parë prishet nga pazari dyte, ku vendimi merret pasi vjen sms se “ok personi votoi”, pra lekët u morën.

LEXO EDHE:  Skandal në Prokurorinë e Elbasanit/ Drejtuesi rrëmben tre dosje me forcë, ndërhyn policia

Një  turp dhe skandal që nuk ka Vetting ta pastrojë. Mbetet detyrë urgjente e organeve të reja të drejtësisë, të spastrojnë nga rredhet e tyre plepaxhinjtë milionerë, që po tallen dhe po rrjepin çdo ditë duke shkelur ligjin qytetarët në Elbasan dhe qytetet e tjera të vendit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

dorina bejko, spak

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre prokurorëve, kandidatë për të marrë detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Sikurse bëri të ditur KLP, emrat në garë për të marrë drejtimin e SPAK, janë Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani.

CNA.al ka kaluar në filtër më parë prokurorët të cilët kanë shprehur interesin për të marrë drejtimin e SPAK.

Sa i takon Dumanit, nëse i shikojmë pasurinë ngjan me një agjenci imobiliare e cila që sapo ka nisur biznesin.

Emri i tij është i lidhur me ngjarjen e rëndë të Gërdecit, ku gjatë gjykimit të 29 të pandehurve kërkoi 3 dënimet  përjetshme për tre nga të pandehurit kryesorë.

Po ashtu, Altin Dumani  është prokurori që ka pasur në dorë dosjen e “21 Janarit”, madje edhe  apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.

Emri i Dumanit është lakuar në kohën  kur punonte në Prokurorinë e Apelit, pasi ka rënë pre e përgjimeve.

Në media u raportua se ai ishte mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Laptopi.

Personi që kishte ngritur dhe kishte projektuar e financuar këtë skemë survejimi ishte një 26 vjeçar, kushëriri  ish-prokurorit të Tiranës Aleksandër Plepi, cili ishte arrestuar nga kolegu i tij Altin Dumani.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e deklaruar prej tij sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Ajo që vërehet pa kaluar një përllogaritje, është se ka një ndryshim rrënjësor nga pasuria fillestare e vitit 2004 deri tek pasuria që ka deklaruar për vitin 2016. ( Lexo këtu)

                                                                                   Altin Dumani 

Kandidati tjetër për kreun e SPAK, Arben Kraja, është i njohur si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por, që në fakt Basha kurrë s’dha llogari. Kraja mundi ta kalojë Vettingun lehtë, meghithëse ka pasur dhe denoncime ndaj tij.

Ndërsa sipas të dhënave të pasurisë rezulton milioner.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Kraja zotëronte pasuri me vlerë 3 milionë lekë në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Kraja ishte 27.4 milionë lekë. Kraja ka regjistruar një rritje 9.2 herë të pasuisë bruto familjares nga viti 2003 deri në vitin 2017 – me një rritje mesatare vjetore prej 1.74 milionë lekë.( lexo këtu)

LEXO EDHE:  Vettingu/ Jepet vendimi për prokurorin e Shkodrës

                                                                                Arben Kraja

Kandidati Edvin Kondili, ishte një nga prokurorët  rebelë që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.

LEXO EDHE:  Skandal në Prokurorinë e Elbasanit/ Drejtuesi rrëmben tre dosje me forcë, ndërhyn policia

Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Kondili ka  pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas. Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.

Sa i përket pasurisë, Kondili, burimet e të ardhurave i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të paktën sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Pasuri të patundshme ai ka deklaruar vetëm një apartament të blerë në vitin 2011, i cili ka kushttuar 70 mijë euro. Si burim ai deklaron 60 mijë euro kredi. Në vitin 2014 bashkëshortja e tij ka marrë 10 mijë euro hua nga i vëllai. Në 2015, ka blerë një automjet, benz, 500 000 lekë. (lexo këtu)

                                                                                       Edvin Kondili

Nga dosja e tritolit tek rebelimi ndaj Donika Prelës / Zbardhet pasuria e “prokurorit të kokainës”

Arben Kraja në “siten” e Vettingut/ Zbardhet pasuria, si ka ndryshuar ndër vite

Nga Krimet e Rënda në SPAK/ Altin Dumani nis biznesin e imobiliar?

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbulohet kandidatura e tretë për kreun e SPAK

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën të ditur se kandidatura e tretë për drejtues të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK është Altin Dumani.

Sipas KLP,  Altin Dumani ka paraqitur interesin për garën për kreun e KLP, ndërsa kërkesa është shoqeruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv.

LEXO EDHE:  Mbi Vettingun e pedagogëve dhe fletërrufetë e Taulantit

LEXO EDHE:  FBI-ja në Shqipëri / Xhafaj-efektivëve: Më mirë largohuni nëse...

Kujtojmë këtu se dy kandidatët e tjerë për kreun e SPAK janë Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmon në detyrë kryeprokuroren e Durrësit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Anita Jellën.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, është njëherazi edhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

LEXO EDHE:  Mbi Vettingun e pedagogëve dhe fletërrufetë e Taulantit

LEXO EDHE:  Çfarë po e bllokon Vetting-un në Shqipëri?

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

LEXO TE PLOTE