Connect with Us

Gara për Kryeprokuror/ Olsian Çela shpalos platformën e tij para KLP-së

Politikë

Gara për Kryeprokuror/ Olsian Çela shpalos platformën e tij para KLP-së

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej orës 09:30 vijon intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

Ndërkohë që paraditen e sotme janë intervistuar dy kandidatet Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, tashmë para KLP-së po shpalos platformën e tij kandidati Olsian Çela.

Që në fillim të fjalës së tij, Çela theksoi se është thelbësore që edhe elementet e opinionit publik të kenë të qartë vizionin e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm për 7 vitet e ardhshme!

“Prokuroria e Përgjithshme duhet të ndryshojë në një strukturë dinamike bashkëpunuese dhe ndërvepruese, e aftë të prodhojë ide për partneret vendas dhe të huaj. Hapi i parë është ristrukturimi i pjesshëm i saj dhe të fokusohet në monitorimin e shkeljeve të ndryshme, etikës profesionale, sigurimin e aksesit të publikut dhe komunikim pemanent me median.”-tha Olsian Çela.

Më pas, ai theksoi se një tjetër pikë e platformës së tij është edhe “hartimi i raportit mbi gjendjen e burimve njerëzore, ngarkesen në punë, studimin mbi efektshmërine e hetimit, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit. Koston reale të hetimit.”

Po ashtu ai deklaroi se duhet të ketë rregulla të qarta qarta për formimin e grupeve hetimore si dhe bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme.

LEXO EDHE:  "Gara vazhdon"/ Arben Skënderi mesazh qytetarëve të Tiranës

“Bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Posacme me qëllim koordiminim dhe shkëmbimin e informacionit, por duke vepruar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, por edhe me koordinimin e autoriteteve të huaja.

Miratim çdo vit për shkëmbimin periodik të informacioneve me çdo institucion dhe mbi të gjitha me KLP-në për sigurinë  e mbarëvajtjes së punes dhe problemet e etikes dhe cdo aspekt tjeter të karrierës së prokuroreve. Këto e bëjne të domosdoshme krijimin e mekanizmave për të arritur qëllimet dhe të bashkëpunojme çdo vit me KLP”-deklaroi Olsian Çela.

Po ashtu prokurori Çela u ndal edhe në burimet financiare, për të cilat theksoi se synon rritjen e buxhetit të organit të akuzës.

Sa i takon burimeve financiare, Çela u shpreh se “Synon rritjen e buxhetin të organit të prokurorisë me analiza të detajuara dhe mirëadministrimi i fondeve në dispozicion. Ulja e kostove nga praktikat burokratike dhe krijimi i partneriteteve strategjike me institucionet e tjera që do të ulin kostot e buxhetit.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

E vizitoi në spital dhe e takoi me Ronaldon/ Rama tjetër premtim Aurelit

Publikuar

-

Nga

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka bërë një tjetër premtim ditën e sotme Aurel Lalës, gjatë një vizitë në banesën e këtij të fundit në Kamëz.

Pas vizitës në spital dhe takimit me sulmuesin e Juventuesit Cristiano Ronaldon dhe portierin italian Gianluigi Buffon në Itali, Rama i premtoi Aurelit se do ta dërgojë personalisht të hënën në shkollë.

“Do të të dërgoj unë në shkollë. Do çohemi herët, do pimë një kafe dhe në 8 fiks të jemi te shkolla, pa vonesë. Ne do takohemi bashkë në 7:30, në 8 do jemi te shkolla. Mos kemi llafe se unë vij vetë të zgjoj”, i tha Rama djalit, ndërsa mes batutash e pyeti nëse zgjohej herët.

LEXO EDHE:  Gara për Kryeprokuror/ Zbulohet sondazhi që Marku dorëzoi në KLP  

LEXO EDHE:  "Gara vazhdon"/ Arben Skënderi mesazh qytetarëve të Tiranës

Kujtojmë se Aurel Lala u hodh nga kati i tretë i banesës për të shpëtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pësoi shembje në trup. Në spital Aureli kërkoi të takojë kreun e qeverisë, i cili i dhuroi një top, e takoi me Ronaldon dhe Buffon dhe i ka premtuar se do ta marrë edhe në shtëpinë e tij në Surrel./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Olsian Çela merr në dorë “frerët”/ Takim me prokurorët dhe drejtuesit e institucionit

Publikuar

-

Nga

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela realizoi sot një takim në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni.

Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

LEXO EDHE:  KLP e skualifikoi nga gara për Kryeprokuror/ Ndërpritet seanca për Lulzim Alushajn

LEXO EDHE:  Zbardhet plani/ Çfarë do të bëjë nesër Lëvizja për Ringritjen e PD

Në fokus të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë në hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve.

Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosjet e humbura në bashki/ Berisha: Rikthehet kontrolli i Gjushit mbi hipotekën në Durrës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qyetarit dixhital, sipas të cilit, pak ditë më parë iu është ushtruar presion personave përgjegjës të hipotekës për të marrë nga aty dosjet që koorespondojnë me ato të humbura në bashki.

Gjithashtu qytetari dixhital ka publikuar edhe foton ku shafqet kryeministri Edi Rama, Vangjush Dako dhe Dritan Leli në hotelin Fa Fa.

“Deri para pak ditësh nuk kanë pranuar dhe ishin gati të jepnin dhe dorëheqjen nqs do vazhdonin po me të njëjtën ritëm presioni. Me rilindjen e Gjushit me statusin e fuqiplotit kanë rifilluar dhe problemet presioneve si ndaj drejtuesve të instituciove por dhe prokuroreve të cilet jane të angazhuar në këtë proces. Duke qenë se jeni i vetmi që kemi besim po ju drejtohemi ju duke u munduar që të paktën ata viktima t’ju pushojë shpirti në paqe”, thuhet në mesazhin e qyteterit.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha: Dosja e prokurorisë ndaj Tahirit me probleme

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Vihet në lëvizje Prokuroria

Bashkëngjitur këtij mesazhi Berisha shkruan: Rikthehet kontrolli i Gjushit mbi hipotekën në Durrës./CNA.al

LEXO TE PLOTE