LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Euro i rikthehet rënies/ Me sa u këmbye sot

13 Nëntor 2019, 15:30, Sociale CNA
Euro i rikthehet rënies/ Me sa u këmbye sot

Gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot mesatarisht me 122,83 lekë, duke vazhduar kështu që të nënçmohet për të tretën ditë radhazi. Që prej fillimit të muajit nëntor euro ka humbur thuajse gjysmë pike në rapor me monedhën vendase.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit kjo situatë lidhet me nivelin e ulët të këmbimeve dhe të vëllimeve. Ata shpjegojnë se aktualisht tregtimet janë tepër të ulëta dhe priten të jenë të tilla të paktën deri për festat e 28-29 nëntorit dhe festat e fundvitit, ku vihet re se rigjallërohet tregu. Megjithatë sipas tyre konsumi është në minimum dhe individët po kursejnë edhe gjatë festave.

Euro ka vijuar sërish rënien pas forcimit në muajin e kaluar, pas përfundimeve të efekteve nga transaksionet e bankave tregtare dhe transferimi i fitimeve të kompanive me kapital të huaj, të cilët përfituan nga ulja e taksës nga 15% në 8% për dividendin.

Gjatë ditës së sotme leku vendas është shfaqur më i dobët përkundrejt monedhave të tjera. Dollari amerikan është këmbyer me 111,5 lekë, rreth 0,04 pikë më shumë se një ditë më parë. Edhe paundi britanik ka fituar pikë gjatë ditës së sotme ku sipas kursit zyrtar është këmbyer me 143,29 lekë apo rreth 0,26 pikë më shumë se një ditë më parë. Pikë ka fituar edhe franga zvicerane e cila është këmbyer me 112,6 lekë apo rreth 0,6 pikë më shumë se dje./Monitor

Lajmet e fundit nga