LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunimi i transgjinores Anxhela/ Reagon Meta: Sulm burracak

13 Nëntor 2019, 10:05, Aktualitet CNA
Dhunimi i transgjinores Anxhela/ Reagon Meta: Sulm burracak

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj transgjinores të njohur si Anxhela.

Meta ka dënuar dhunën ndaj saj duke u kërkuar autoriteteve që të marrin masat dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit.

?E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.?, shkruan Meta.

Lajmi për dhunimin e Anxhelës u bë publik nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, i cili dënoi sulmin ndërsa i bëri thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga