LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në "Fiks Fare"/ Komisariatit të Policisë së Divjakës i del pronari, shteti e sorollat

13 Nëntor 2019, 21:05, Denoncim CNA
Denoncimi në "Fiks Fare"/ Komisariatit të Policisë

I moshuari vjen nga Amerika për t?u ankuar në Fiks Fare për pronën e tij në Divjakë. Ai i bën thirrje kryeministrit të rishikoj VKM e vitit 2004 që po pengon privatizimin e objekteve mbi pronën e tij. Gabimisht në këtë vendim, prona e tij është kategorizuar si zonë e mbrojtur, apo në funksion të zonës së mbrojtur, kur faktikisht nuk është, dhe ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit.

Për këtë arsye ministritë për vite me radhë kanë nisur dhe kanë ndaluar procesin e privatizimit të godinave që ndodhen mbi pronën e tij. Por nëse vendimi është i 2004, flet për mostjetërsimin e këtyre pronave, kjo nuk ka ndaluar as shtetin të regjistroj si të tijën njërën prej tyre, që është komisariati i policisë, dhe as dy individë të tjerë që kanë regjistruar në hipotekë, objektet mbi truallin e zotërisë.

Për këto dy objekte hipoteka e Lushnjës mban dy qëndrime, në përgjigjen e Fiksit thotë që dy objekte janë të regjistruar në emër të dy individëve, ndërsa në përgjigjen dhënë Peti Petushit vetëm pak ditë më parë citohet se i regjistruar në hipotekë figuron vetëm Komisariati i Policisë, ndërsa dy objektet e tjera janë shtet.

Zoti Peti Petushit erdhi posaçërisht nga Amerika në Fiks Fare për t?u ankuar për pa drejtësitë e bëra mbi pronën e tij dhe për për t?i bërë një thirrje kryeministrit të vendit. Ai është përfaqësues i fisit Petushi nga Divjaka. Me vendim të KKPP-së të vitit 1995, ka rimarrë pronën e babait të tij, rreth 10 mijë metra katrorë, që ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit, ish Batalioni i Këmbësorisë. Në vendim, i cili ka marrë formë të prerë edhe në gjykatë, të drejtën e parablerjes se objekteve mbi këtë truall e ka familja Petushi. Sipas tij njëri prej tyre është aktualisht edhe godina e Postës së Policisë së këtij qyteti dhe është regjistruar si e tillë në hipotekë. Individë të ndryshëm, por edhe shteti kanë arritur t?i tjetërsojnë godinat mbi truallin e tij, por ai jo.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, pranë Ministrisë së Ekonomisë, pronari i ligjshëm i truallit, që ka edhe të drejtën e parablerjes së këtyre objekteve në rast privatizimi, nuk ka marrë asnjëherë përgjigje nëse këto objekte do të dalin në ankand apo z.Petushi do të kompesohet.Procesi i privatizimit ka nisur dhe është ndalur disa herë. Shkak është bërë një VKM e 2004 që ndalon tjetërsimin e këtyre pronave pasi ndodhen në zonë të mbrojtur, kur në të vërtetë nuk janë.

Bashkia Divjakë, për Fiks Fare, thotë që është e vërtetë këto objekte janë nën pronësinë e tyre. Në bazë të VKM nr 792, datë 26.11.2004 këto prona i janë kaluar atyre me për t?i përdorur për menaxhimin e Parkut Kombëtar dhe të zonës së Mbrojtur të Ekosistemit Kavajë. Bashkisë Kavajë po sipas kësaj VKM-je i ndalohet të ndryshoj destinacionin e pronave të përcaktuara në këtë vendim, t?i tjetërsojë apo t?ua japë në përdorim të tretëve. Por sipas tyre, në të vertetë kjo zonë nuk është brenda zonës së mbrojtur dhe nuk ka lidhje me mbrojtjen e ekosistemit. Ajo ndodhet brenda vijës së verdhë të qytetit.

Fiks Fare u interesua pranë Zyrës Kadastrale Lushnjë. Lidhur me këtë problem kjo e fundit ka mbajtur dy qëndrime. Në përgjigjen zyrtare për Fiksin, thotë se në këtë pronë figurojnë të regjistruara tre objekte, njëra Posta e Policisë Divjakë, dy të tjerat individë.Ndërsa në përgjigjen dhënë pronarit të truallit pak ditë më parë thotë se ka vetëm një objekt të regjistruar, dhe ky është Posta e Policisë Divjakë. Gjithashtu, në përgjigjen e vonuar zyrtare, për dokumentacionin e regjistrimit të Postës së Policisë, sipas kartelës së pasurisë rezulton se objekti ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Rendit në vitin 2005. Një vit pas daljes së VKM-së ku ndalohej ndryshimi i destanicionit, tjetërsimi apo përdorimi nga të tretë. Vetëm në rast se do të përdoreshin për menaxhimin e Parkut Kombëtar dhe të zonës së mbrojtur të Ekosistemit të Divjakës.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave në përgjigjen e saj me shkrim thotë se procesi i privatizimit të këtyre objekteve ka nisur dhe është ndaluar disa herë pikërisht për shkak të VKM-së që nuk lejon tjetërsimin e këtyre objekteve. Sipas saj ?Kushtet ose kufizimet e vendosur sipas këtij ligji mbi pronën e transferuar, do të kenë fuqi deri sa ato të hiqen me vendim të Këshillit të Ministrave.

? Pra është kryeministri që duhet të marr një vendim për çbërjen e këtij gabimi, por që në ankesat e bëra në portalin ?Shqipëria që Duam? nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje. Në bazë të dokumentacionit zyrtar, arrihet në përfundimin se VKM-ja e vitit 2004 ka sjellë pasoja vetëm për pronarin e truallit, por jo për individët apo Ministrinë e Rendit Publik që i kanë regjistruar këto prona si të tyre pranë zyrës Kadastrale Lushnjë./Top Channel

Lajmet e fundit nga