Connect with Us

Deklarata e fortë e Manjanit/ Rama dhe Meta nuk kanë qënë ndonjëherë në konflikt, ata janë gjithnjë bashkë

Politikë

Deklarata e fortë e Manjanit/ Rama dhe Meta nuk kanë qënë ndonjëherë në konflikt, ata janë gjithnjë bashkë

Publikuar

-

Në vitin 20019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai refuzon të marrë rolin e ndërmjteësit mes palëve. Mes rreshtave, mesazhi ishte për Ramën.

“Presidenti i Republikës nuk mund të ulë në tavolinë 2 apo 3 njerëz që thonë s’ulem me atë, apo dikë që thotë 30 qershori do jetë një ditë suksesi për demokracinë”, deklaroi Meta me  22 Maj 2019.

“U shfaq shpëtimtar i atyre që kishin mbetur atje në rrugë as më shumë e as më pak por Presidenti i Republikës”, deklaroi Rama.

“Unë nuk mendoj që konflikti sot në Shqipëri është Meta – Rama, sot është konflikti diktaturë demokraci, po diskutohet fjala e gojës”, thotë Ylli Manjani, ish ministër, LSI.

“Ai bën gjithçka që duke ndikuar nga pozicioni i presidentit me këto që bën, të udhëheqë gjithë opozitën duke i larguar gjithë tjerët”, thotë Baton Haxhiu.

“Duan se duan njëri – tjetrin, prap aty janë me njëri tjetrin. Në fakt në deklaratat e fundit të Presidentit, ne mësuam se kishin darkuar rregullisht bashkë, ndërkohë që ne e dinim që nuk flasin me njëri – tjetrin”, thotë  Ylli Manjani, ish ministër, LSI./ TCH

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma deklaratë të fortë/ “Çdo lagje e Tiranës është geto”

Publikuar

-

Nga

Demokratja Grida Duma ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa po komentonte krimin në vend dhe vrasjet e fundit që kanë tronditur qytetarët.

Duma deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se çdo lagje e Tiranës është geto, ndërsa guxoi eedhe më tej duke thënë se do bëhet edhe çdo lagje e Shqipërisë.

“Geto do bëhet çdo lagje shqiptare për shkak të varfërisë. Shqiptarët nuk dinë çfarë do ta presë nesër. Nga gjendja e varfërisë, geto është çdo lagje e Tiranës”, theksoi anëtarja e kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma e thotë troç/ “Populli nuk na shikon më si të besueshëm”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike  Grida Duma, foli për videon e kryebashkiakut socialist Lefter Alla duke konsumuar kokainë në një lokal.

Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk i lëshon kryebashkiakët, pasi sipas saj e di që kaskada e tyre është e gjatë.

“Absolutisht jo dhe me gjithë dijeninë e plotë të tij, problemi më i madh është që ai (Rama) përpiqet të mos i lëshojë sepse ai e di se nëse lëshon njërin apo tjetrin, kaskada është e gjatë.

Populli na blen dhe na shet sepse nuk na shikon më si kredibël. Nuk i voton njeri këta njerëz, por këta janë duke ndëshkuar Shqipërinë në raportin e ikjes. Ky është modeli në bashkitë ku emigracioni është më i lartë”, u shpreh Grida Duma në emisionin “Zonë e Lirë”.

Më tej ajo deklaroi se “Rama si pirës droge nuk është në normalitet”. Demokratja ndër të tjera kërkoi të bëhet testi i drogës për të gjithë politikanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti i përvishet Bashës/ “Është i çoroditur, thotë do bëj protesta e ulet në tavolinë”

Publikuar

-

Nga

Analisti Arjan Curi ka sulmuar ashpër kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për uljen në tryezën e Reformës Zgjedhore me mazhorancën.

Ai shprehu hapur pakënaqësinë me qeverinë, por nuk la mënjanë as Bashën, të cili e quajti të çoroditur.

Arjan Curi tha se kreu i opozitës e ndryshon fjalën herë pas here, pas theksoi se njëherë thotë që do bëjë protesta e nga na tjetër ulet në tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e kanë akuzuar si të një ndër personat që kanë vjedhur më shumë votat e shqiptarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE