Connect with Us

Ahmetaj kundërshton ministren e Financave/ Rishikoni buxhetin e 2020, ka gjëra të pajustifikueshme

Ekonomi

Ahmetaj kundërshton ministren e Financave/ Rishikoni buxhetin e 2020, ka gjëra të pajustifikueshme

Publikuar

-

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka kundërshtuar disa pika nga buxheti i synuar për vitin 2020.
Sipas Ahmetajt, është i pajustifikueshëm parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm.

‘Investimet publike janë reduktuar. Nga 4.8% në 2018 në 4.7% në 2019. Është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm. Janë 100 pyetje për Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin, të ardhurat, shpenzimet, investimet,borxhin apo pagat’, ka shtuar Ahmetaj.

Ai i kërkoi ministrisë së Financave që të rishikohet rritja ekonomike pasi Banka Botërore ka parashikuar se rritja ekonomisë në Shqiperi do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%.

Sipas Ahmetajt, ministria Denaj duhet të kishte bërë një cilësim se i kujt sektori është buxheti i viti të ardhshëm. Buxheti i prezantuar, sipas tij, është pa një emër konkret.

LEXO EDHE:  Arben Ahmetaj: Ligji Organik i Buxhetit, mundësi për ulje të borxhit

“Ky buxhet ka ardhur pa një parashikim që buxheti i kujt sektori është pra i infrastrukturës, i bujqësisë, i pagave apo i pensioneve. Do e diskutojmë a do ketë rritje pagash pasi këtu nuk e kemi. Buxheti është pa një emër konkret. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë rënë nga 18.7 në 18.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ministria e Infrastrukturës duhet të paguaj 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura që ka. Unaza e Tiranës merr pjesën më të madhe të buxhetit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe pjesa tjetër infrastrukturore nuk merr asgjë. Vitin e ardhshëm duhet të merrni një eurobond të ri me detyrimet që janë akomuluar. Ministria e Infrastrukturës duhet të likujdojë kontraktorët brenda këtij viti’, u shpreh Ahmetaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Kryetari i Dhomës të Tregtisë/ Rikthimi i masave do të kishte pasoja të rënda për ekonominë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Dhomës të Tregtisë/ Rikthimi i masave do të kishte pasoja të rënda për ekonominë

Kryetari i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, në një komunikim për mediat u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në respektimin e masave kundër Covid-19. Zoti Jaka pohon se, nëse do të kthehen masat shtrënguese, pasojat për ekonominë do të ishin të rënda.

“Jam këtu për të përcjellë disa mesazhe. Në radhë të parë dua të falënderoj të gjithë ata që u kujdesën për mua për atë që kalova para një jave. Ishte një shtrim 3-ditor në spital, që mori gjithë terapinë e duhur, duke iu nënshtruar protokollit nga stafi i mrekullueshëm mjekësor. Është momenti që ne të gjithë të mbështesim bluzat e bardha dhe të respektojmë kërkesat që kërkon kundër Covid-19.

Unë qëndrova vetë 3 ditë në spital dhe ju siguroj që puna e mjekëve ishte e jashtëzakonshme, kemi të bëjmë me një staf që sakrifikojnë dhe mohojnë jetën e tyre. Ne mendojmë se e kemi kaluar virusin, se jemi post-Covid-19, por jemi post-karantinë. Kjo do të thotë se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos provokojmë masat shtrënguese. Të gjithë duhet të respektojmë masat nga Ministria e Shëndetësisë, pasi pasojat do të ishin të rënda për një ekonomi të brishtë si e jona.

Më lejoni që si një njeri që e përjetova dhe e kalova vetë këtë virus, u bëj thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe duhet të kenë më shumë besim te puna e mjekëve, e stafit të spitalit infektiv.

LEXO EDHE:  Blushi denoncon koncensionin e laboratorëve/ Ahmetaj: Shqiptarët do të përfitojnë më shumë

LEXO EDHE:  Blushi denoncon koncensionin e laboratorëve/ Ahmetaj: Shqiptarët do të përfitojnë më shumë

Nikolin Jaka tha se zbatimi i protokollit të masave anti-Covid-19 ka një kosto për biznesin dhe analiza e përballimit të tyre nga sipërmarrja do të trajtohet nëpërmjet një platforme qe do t’i paraqitet qeverisë, po ashtu edhe humbjet e shkaktuara nga zbatimi i protokollit.

“Dua t’u bëj të ditur se koordinatorja Muçostepa, po bashkëpunon me qeverinë për të pasur një platformë të qartë se si duhet të mbështetet sipërmarrja dhe sa është e mundur kjo të bëhet, pasi shumë industri janë të rënduara dhe presin të dalin nga kriza. Një analizë e hollësishme do të bëhet pas një periudhë 3-mujore në mënyrë që të dalin edhe kostot evidente. Do të analizohen kostot e skenarit për të investuar dhe për të zbatuar protokollin, por edhe kostot e një skenari tjetër që rëndon më shumë se sa duhet dhe ka kompani që e kanë të pamundur të vazhdojnë aktivitetin e tyre.”

Kreu i Dhomës të Tregtisë dhe Industrisë, formatimin e qeverisë të Kosovës e vlerësoi pozitivisht, ndërsa shtoi se bashkëpunimi ekonomik mes 3 vendeve do të nxiste zhvillimin e ekonomisë.

“Është lajm i mirë formatimi i qeverisë të Kosovës dhe pritet të formatohet dhe ajo e Maqedonisë. Shpresojmë që ekonomia e 3 vendeve, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni do të jetë një suport i mirë për turizmin dhe zhvillimin e tregtisë. Heqja e tarifave dhe barrierave mes 3 vendeve do të ketë efekte pozitive të ekonomia jonë”./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Në muajin e parë të pandemisë, u rritën shitjet vetëm në dyqanet e lagjeve

Publikuar

-

Nga

Javën e parë të marsit, koronavirusi që po përhapej me shpejtësi në botë dhe sodomos në fqinjin tonë Itali, i ngjante thjesht një filmi me aksion. Por, me deklarimin e dy rasteve të para me Covid-19 në vend, në datën 9 mars, filmi u bë shumë shpejt realitet. Gjithçka ndryshoi kryekëput.

“Që ditën e parë që u njoftuan rastet me Covid-19, në dyqan nuk hynte më asnjeri”, thotë Anila që administronte një njësi tregtimi veshjesh në një qendër tregtare në Durrës. Pak ditë më vonë, dyqani i saj, ashtu si dhe shumë të tjera në aktivitete të ndryshme u mbyllën për gati 2 muaj me urdhër të qeverisë. Edhe sot Anila nuk e ka hapur dyqanin e saj, pasi e kishte të pamundur të përballonte pagesat e shtyra të qirasë dhe për menaxhimin e ambienteve të përbashkëta.

Të dhënat e INSTAT për indeksin e tregtisë me pakicë tregojnë se në muajin mars, shitjet (indekset e vlerës) në kategorinë “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure” ranë me 66% në raport me marsin 2019, duke shënuar tkurrjen më të madhe nga të gjitha kategoritë e tjera (në shkurt shitjet e kësaj kategorie ishin rritur me 14.4%).

Në të kundërt, konsumatorët, të pasigurt për atë që mund t’u rezervonte e ardhmja, nxituan drejt blerjes së produkteve të domosdoshme ushqimore, kryesisht në dyqanet që kishin aty pranë. Po sipas INSTAT, indeksi i vlerës në “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” u rrit me bazë vjetore me 12.1%.

Ndonëse radhët në supermarket u shtuan, edhe për shkak të kufizimeve që u vunë në orare, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, shitjet e tyre ishin me rënie në mars. Indeksi i vlerës në “Ushqime pije e duhan në njësi tregtare të specializuara”, u tkurr me 14.4% me bazë vjetore në mars.

LEXO EDHE:  Arben Ahmetaj: Ligji Organik i Buxhetit, mundësi për ulje të borxhit

LEXO EDHE:  Opinion/ Ahmetaj sqaron: Ja bizneset e vogla që përjashtohen nga TVSH

Të dhënat tregojnë se përveç dyqaneve ushqimore të lagjeve, dhe shitjeve të produkteve farmaceutike , që u rritën lehtë me 0.4%, të gjithë të tjerët janë përballur me tkurrje të ndjeshme të shitjeve. Në total, indeksi I vlerës në tregtinë me pakicë u tkurr me 22% në mars, në krahasim me marsin 2019. Në shkurt, kur gjithçka ishte normale, ky indeks u rrit me 9.2% dhe në janar me 15.5%, me bazë vjetore.

Mbyllja në shtëpi dhe ndalimi i transportit publik bëri që tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara të bjerë me gati 40% në mars, ndonëse njësitë e tyre të tregtimit nuk u mbyllën në asnjë çast.

Individët e bizneset nuk blenë as pajisje të teknologjisë së informacionit, ndonëse puna nga shtëpia u kthye në një domosdoshmëri. Indeksi i vlerës i “Pajisje kompjuterike, informatike dhe te komunikacionit” u tkurr me 29% me bazë vjetore në mars.

Ndonëse të mbyllur në shtëpi, pakkujt i shkonte në mendje të merrej me rregullimin e saj. Indeksi i vlerës i “Paisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” u tkurr me 40%, në raport me marsin normal të 2019-s.

Edhe shitjet e librave e gazetave ranë me 48%, teksa u mbyllën dhe njësitë e tregtimit të tyre në gjysmën e dytë të marsit.

Prilli, që ishte pothuajse totalisht i mbyllur pritet të rezultojë me shifra edhe më negative, ndërsa nga gjysma e majit hapja nis gradualisht, ndërsa qershori ishte pothuajse tërësisht i hapur. Por shifrat e indeksit të tregtisë me pakicë për tremujorin e dytë e më pas do të tregojnë se sa afatgjatë do të jenë në konsum pasojat e Covid-19./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë/ Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Publikuar

-

Nga

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë/ Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar rishikimin periodik të një grupi emetuesish që përfshin Shqipërinë, i cili kryhet në mënyrë periodike në përputhje me rregulloret. Moody’s thekson në njoftim se ky publikim nuk njofton për një vlerësim në renditje dhe as nuk është tregues nëse do të ndërmerret ndonjë veprim për vlerësimin e renditjes në të ardhmen e afërt.

Moody’s thotë se Shqipëria, e cila ka një vlerësim B1, është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël dhe e padiversifikuar, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilanci, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Fuqia ekonomike vlerësohet me ba3 (vlerësohet që ka elemente spekulative dhe një rrezik domethënës të kredisë), ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve të ambientit, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.

Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me “ba2”) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rrezullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.

Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët (b1-spekulative dhe me një rrezik të lartë krediti), duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. Një tjetër element që paralajmërohet në raport është rritja e varësisë nga financimet jashtë bilancit në formën e partneriteteve publike private (PPP), që është përdorur nga qeveria si një mënyrë për të rritur investimet.

Nga rreziqet e mundshme përfshihen dhe ato të lidhura me nivelin e lartë të euroizimit të vendit.

Moody’s njofton se i kryen këto rishikime periodike përmes rishikimeve të portofolit në të cilat Moody rivlerëson përshtatshmërinë e çdo vlerësimi të jashtëzakonshëm në kontekstin e metodologjisë përkatëse kryesore (et), zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar dhe operativ me vendet me vlerësim të ngjashëm. Që nga 1 janari 2019, Moody publikon një njoftim për shtyp pas çdo shqyrtimi periodik që njofton përfundimin e tij.

Financat e vlerësojnë pozitivisht njoftimin

Ministria e Financave e ka vlerësuar pozitivisht raportin e Moodys. Në një njoftim zyrtar thuhet: “Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal

të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

LEXO EDHE:  71 milionë euro grant për bujqësinë dhe zhvillimin rural

LEXO EDHE:  Arben Ahmetaj: Ligji Organik i Buxhetit, mundësi për ulje të borxhit

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.

Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.

Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”, përfundon njoftimi.

Tabaku: Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare

I ndryshëm ka qenë interpretimi i raportit nga ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një postim në facebook ajo ka shkruar:

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit”, përfundon njoftimi./ Monitor

LEXO TE PLOTE