Connect with Us

“A jemi ende Republikë Kushtetuese?”/ Ironizon Manjani: Deklaratat e ambasadorëve janë ligj

Politikë

“A jemi ende Republikë Kushtetuese?”/ Ironizon Manjani: Deklaratat e ambasadorëve janë ligj

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria është ende Republikë Kushtetuese.

Sipas tij, në letra ashtu figurojmë por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.

“Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interest”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

A jemi ende Republikë Kushtetuese?
Në letra ashtu figurojmë, por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.
Kushtetuta, ligji themelor suprem që garanton një shtet të organizuar në pushtete të ndara nga njëra anë dhe, individin që gëzon liritë dhe të drejtat e tij nga ana tjetër, është jashtë funksioni.
Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interesit. Kujtoj se me fjalën e shokut Palmer Republika jonë mbajti votime moniste dhe hodhi në kosh kryetarin e shtetit. Tjetër gjë që ODIHR e në vijim Komisioni i Venecias post factum, konfirmuan rënien e Republikës.
Pra kemi një Republikë e bosit që merr tarbietet e tij dhe, që qëndron në këmbë me makiazh diplomatik burokratësh gjithfarë.
Prova të dhunimit, shkeljes e deri edhe mohimit të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve ka çdo ditë. Dhunë ekstremisht joproporcionale të qeverisë ndaj qytetarëve ka çdo ditë.
Qartësisht kjo është Republike e pushtetarit dhe jo e qytetarit.
Prova që shteti nuk është i organizuar sipas pushteteve të ndara duket qartë sa herë mblidhet formalisht Parlamenti dhe sa herë që Prokuroria reagon pas deklaratave të Bosit.
Por nuk duhet të nxjerrim nga memoria provat që Republika jonë, jo vetëm nuk i ka pushtetet e ndara, por është edhe e pa organizuar sipas Kushtetutës.
Kujtoj se :
1. Parlamenti duhet të ketë 140 mandate përfaqësuese. Praktikisht ka vetëm 120.
2. Qeveria ka Kryeministër dhe Ministra. Në fakt ka Kryeministër dhe zëdhënës të tij. Edhe formalisht, kryeministri është dhe ministër i jashtëm.
3. Qeverisja vendore drejtohet nga organe të zgjedhura. Në fakt sundohet nga të emëruar të Bosit, disa syresh dhe kriminelë të hershëm.
4. Drejtësia e pavarur drejtohet nga Gjykata e Lartë. Në fakt nuk drejtohet më fare sepse Gjykata e Lartë është shkrirë.
5. Zbatimi i Kushtetutës, ai liritë themelore ashtu edhe mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve garantohen mga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përbëhet nga 9 gjyqtare. Në fakt mezi janë bërë 5 dhe si dihet fundit ende.
6. Prokuroria drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Në fakt drejtohet nga një e përveçme, e preferuar e pushtetit politik.
7. Korrupsioni luftohet nga SPAK. Në fakt SPAK është ende në letër.
8. Financat publike kontrollohen nga KLSH. Në fakt nuk kontrollohen më fare sepse nuk ka KLSH.
9. Populli ushtron sovranitetin edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fakt referendume nuk ka dhe tashmë edhe zgjedhjet nuk garantohen. Edhe KQZ është çyryk në anëtarësi…
Këto institucione parashikohen në Kushtetutë, por nuk janë në realitet. Nuk po guxojmë të flasim sa të mira, të drejta e funksionale janë. Jo!
Thjesht nuk janë fare, po fare fare siç i ka shkruar Kushtetuta.
A quhet dot Republikë Kushtetuese?!
Ah, po!
Fajin e ka Macron.
Të mos e harrojmë edhe këtë…/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD denoncon/ Familja Basha braktiset nga qeveria, tre javë në çadër plastmasi

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike deklaron se familja e Lindita Bashës në Mamurras ka mbetur në një çadër prej plastmasi që prej tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas PD-së familja Basha është braktisur nga qeveria dhe askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e tërmetit pavarësisht se kanë kaluar rreth tre javë.

“Familja e Lindita Bashës në Fushë Mamurras , si shumë familje të prekura nga tërmeti në Durrës, Laç, Lezhë, Manzë, Ishëm është braktisur nga qeveria.

Çadra prej plasmasi ku familja e saj jeton, rrëzon propagandën dhe mashtrimin me 5 yje të Edi Ramës. Shteti është inekzistent për familjet si e Lindita Bashës.

LEXO EDHE:  Shqipëria e kërcënuar?/ Avokati i njohur zbulon armiqtë

LEXO EDHE:  Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ  që e shoqëronte

3 javë pas tërmetit, edhe pse faza e emergjencës ka kaluar, askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmet e banesës së saj, e cila, pas tërmetit, është shndërruar në një rrezik për jetën e familjes së Lindita Bashës.

Dëshmia e një nëne të vuajtur dhe të braktisur nga qeveria, është pasqyra më e pastër e dështimit të Edi Ramës në menaxhimin e krizës pas tërmetit”, thuhet në denoncim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhunë ndaj policit, transport klandestinësh dhe vjedhje/ 3 të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga në Tiranë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar, i cili tentoi të transportonte kundrejt fitimit, 5 shtetas të huaj nga Maroku me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me destinacion final vendet e BE-së.

“Nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasi: S. Ç.,23 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj Marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së”, njofton policia.

LEXO EDHE:  Foto-PS rikonfirmoi Pekën në detyrë?/ Zbulohet anëtari i KQZ  që e shoqëronte

LEXO EDHE:  Lumë droge nga Shqipëria drejt Greqisë/ Në pranga të dy rinj

Gjithasthu në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor.

Nga ana tjetër është kapur edhe shtetasi me iniciale L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet, dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.

Sakaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

DW/ Përgjegjësit për sigurinë e godinave në Shqipëri para drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Durrësit për dëmet materiale dhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit kanë dhënë rezultatet e para. Drejtoria e Policisë së Shtetit, rrethi i Durrësit, në një deklaratë zyrtare njoftoi të shtunën, (14.12.2019) se grupi hetimor i ngritur “për kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara nga tërmeti për të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës, përfundoi fazën e parë të punës me arrestimin e 9 personave dhe 8 të tjerëve që janë në kërkim”.

Nga hetimet e deritashme dyshohet se “dëmtimet e rënda të godinave të banimit dhe humbja e jetës së viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit janë shkaktuar edhe si pasojë e kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standartet në fushën e ndërtimit,” thekson deklarata e Policisë së Shtetit, Durrës.
Çfarë përfaqësojnë 9 të arrestuarit dhe 8 të kërkuarit?

Në bazë të listës së publikuar nga Policia e Shtetit, rezulton që 9 të arrestuarit dhe 8 personat në kërkim janë ndërtues, ish-nëpunës në administratën e bashkisë dhe institucioneve lokale në Durrës, supervizorë të ndërtimit që dyshohet se nuk kanë zbatuar ligjet me veprimet apo mosveprimet e tyre. Emrat e tyre janë të lidhura me procesin e ndërtimit të pallateve, godinave të banimit dhe hoteleve në zonën e Durrësit, ku humbën jetën 26 vetë. Ata janë ish-funksionarë në zyrat e administratës lokale, ndërtues, kolaudues e supervizorë të punimeve si edhe pronarë të dy hoteleve që shkatërroi

LEXO EDHE:  Manjani: Korrupsioni nuk bëhet në gjykata, por…

LEXO EDHE:  Po u bë bytha guzhiniere dihet ç'do gatuajë!/ Nga Denion Meidani

Albanische Oberstaatsanwalt Olsian Cela bei Amtsübernahme seiner Vorgängerin Arta Marku (Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise)
tërmeti.

Prokurorja e Prokurorisë së rrethit të Durrësit, Anita Jella u deklaroi mediave se objekti i hetimit lidhet me “zbatimin e rrregullave prej ndërtuesve formalë dhe informalë, zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që miratuan lejet e ndërtimit apo legalizimin e banesave informale. Grupi hetimor ka gjetur paligjshmëri në objektet ku u shkaktuan viktimat”.

Akuzat – nga shpërdorim detyre deri në vrasje

Akuzat e prokurorisë për të arrestuarit dhe ata në kërkim variojnë nga “shpërdorim i detyrës” në “falsifikim dokumentash “, “vrasje me dashje” dhe “vrasje në rrethana cilësuese”, kjo e fundit për dy ndërtues informalë në hotelet e shkatërruara në plazhin e Durrësit.Hetimet kanë filluar edhe nga prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krujës, që përfshin fshatin Thumanë.

Arrestimet në Durrës dhe ato të pritshme nga hetimet në Tiranë dhe Krujë janë rezultatet e para të angazhimit që mori Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Olsian Çela, në 5 dhjetor, ditën e parë të marrjes së detyrës për të ҫuar para drejtësisë të gjithë ata pjesëmarrës në procesin e ndërtimit, që duke mosrespektuar rregullat dhe standaret që parashikon ligji, shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha materiale./ DW

LEXO TE PLOTE