Connect with Us

25 milion dollarë dëm shtetit/ Anëtarja e KLP-së “kryqëzon” Markun

Politikë

25 milion dollarë dëm shtetit/ Anëtarja e KLP-së “kryqëzon” Markun

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot intervistat me kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm.

E para është intervistuar Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila është pyetur nga anëtarja e KLP, Nurihan Seiti për mbyllljen e një çështjeje gjyqësore, ku i ishte bërë 25 milionë dollar dëm ekonomik shtetit.

“Në këtë periudhë kohë që keni qenë prokurore e Përgjitshme, prokurori i çështjes nuk ka bërë ankimim në Apel, ndaj një çështje ku shteti shqiptar dëmtohej me 25 milionë dollarë. Gjykata vendosi mos ta kalojë çështjen në gjyq dhe nuk u bë apelim. Çfarë kuptoni me prokurori përfaqëson akuzën e shtetit shqiptar?”, e pyeti anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti.

Ndërsa Marku, e vëne me shpatulla pas muri nga anëtarja e KLP-së, u justifikua duke thënë se nuk ka dijeni për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Transferimi i prokurorëve të “Shullazit” nëpër rrethe/ Zbulohet skenari i dyshes Rama-Marku

“Për mungesën e apelimit të çështjes që ju përmendët, kam marrë informacion nga media, e cila bën punë të shkëlqyer. Nuk kam marrë dijeni nga prokurori i çështjes në fjalë. Është një nga mangësitë që drejtuesi i prokurorisë ka në të drejtat që i jepen, që nuk mund të bëhet ankim apo rekurs. Është në vlerësim të prokurorit të çështjes. Është në dorë të prokurorit. Prokurori përfaqëson akuzën në emër të shtetit. Nuk është akuzë personale dhe vepron në emër të shtetit. Përfaqëson akuzën dhe vepron në të gjitha shkallët e gjyqësorit”, deklaroi kryeprokurorja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  Transferimi i prokurorëve të “Shullazit” nëpër rrethe/ Zbulohet skenari i dyshes Rama-Marku

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Alibeaj: Ja dokumentet sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Përfundon afati për dorëzimin e kërkesës në KLP/ Katër kandidatë në garë për kryeprokuror

LEXO EDHE:  Pas sherrit në Asamble/ Prokurorët injorojnë Arta Markun

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri “bën për ujë të ftohtë” Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Publikuar

-

Nga

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës për rrugën e Durrësit që është në proces rikonstruktimi.

Tomorri sulmon bashkinë për sistemin e rrugës, pasi thotë se kanë caktuar 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash.

Me tone të ashpra ai i kërkon llogari Bashkisë së Tiranës se ku e ka kopjuar këtë model dhe në çfarë studimi është bazuar për vendimarrjen.

Gazetari thekson se në një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit lihet një hapësirë e madhe për biçikletat dhe lihen pa korsi ambulancat dhe zjarrfikëset.

“Këta shpikësit e Bashkisë së Tiranës ku e kanë kopjuar këtë sistemin e Rrugës së Durrësit, që arteria kryesore e kryeqytetit ka 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash? Ku? Në çfarë vendi? Apo e kanë shpikur këta?



Meqë e kanë gati justifikimin dhe thonë duam të inkurajojmë biçikletat dhe shëndetin e popullsisë, të na tregojnë pak se mbi çfarë studimi e kanë bazuar vendimarrjen. Cilat janë objektivat e kësaj politike? Sa do të rritet jetëgjatësia e popullsisë, sa do të ulen shpenzimet për sistemin shëndetësor? Sa vdekje do të parandalohen në një vit nga biçikletat e rrugës së Durrësit? Apo ngrihen nga gjumi në mëngjes dhe u teket të mbyllin një rrugë se u duket zgjuarsi, ndërkohë që shkatërrojnë jetët e 1 milionë njerëzve.

LEXO EDHE:  Pas sherrit në Asamble/ Prokurorët injorojnë Arta Markun

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Alibeaj: Ja dokumentet sesi sistemi i ri i drejtësisë po kapet nga qeveria

Se janë dhe totalisht të pacipë, kur justifikohen që po marrin modelet e qytetit të Seviljas në Spanjë, apo Amsterdamit në Hollandë. Por modelet e tyre i kopjojnë vetëm për biçikletat, jo për parqet as për ndërtesat. Për pjesën urbanistike kanë marrë modelin e Singaporit. Gjej rripa toke dhe ngri përbindesha deri në qiell.

Tre pallate të reja po ndërtohen nga ish-pasticeri Flora deri tek kryqëzimi i Prokurorisë. Rrugën e Durrësit e bllokuan për biçikletat, kurse Mine Pezën e kanë bërë shtegun që do shfryjë gjithë trafikun e Tiranës.

Mirë për makinat nuk lënë rrugë, po për ambulancat! E ka llogaritur njeri që si pasojë e ngushtimit të rrugëve, në çdo cep të Tiranës mund të vdesin njerëz, për shkak se nuk do të marrin dot shërbimin shëndetësor në kohë? Po zjarrfikëset si do i fusni me këto rrugë nëpër zgeqet ku keni ndërtuar pallatet shumëkatëshe? Kaqola”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE