LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm/ KLP eliminon konfliktet e interesit

12 Nëntor 2019, 09:54, Politikë CNA
Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm/ KLP eliminon konfliktet e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pro metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Fillimisht u raportua se dy anëtarë të KLP nuk do të votojnë për kandidatët për prokuror të Përgjithshëm, për shkak se pretendohej se kanë konflikt interesi.

Bëhet fjalë për Esmeralda Keshi Camin dhe Tartar Bazajn, të cilët shpallën konfliktin e interesit.

Keshi referoi si konflikt interesi masën disiplinore të iniciuar nga Arta Marku.

Bazaj referoi si konflikt akuzat mediatike për të që shqyrtohen nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Por më pas KLP me 2 vota pro ( Ibrahimi dhe Beluri mendojne se Bazaj është në konflikt interesi) dhe 9 vota kundër vendosi që Bazaj nuk është në konflikt interesi.

Ndërsa për rastin e Esmeralda Keshit, Këshilli votoi me 1 votë pro dhe 10 vota kundër.

Por, ndërkohë një fakt që të bën përshtypje është mos reagimi i ish këshilltarit ligjor të Arta Markut, Besnik Cani i cili nuk u deklarua për konflikt.

Kjo ngre dyshime për manipulime për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm./ CNA.al

Lajmet e fundit nga