Connect with Us

Viziton të lënduarit te Trauma/ Basha i prerë: S’do mungoj kur Rama dhe Veliaj të japin llogari para ligjit

Politikë

Viziton të lënduarit te Trauma/ Basha i prerë: S’do mungoj kur Rama dhe Veliaj të japin llogari para ligjit

Publikuar

-

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar në spitalin e Traumës të lenduarit nga përplasja tek Unaza e Re.
Basha shprehet se ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga kryeministri Edi Rama ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre.

“Janë dhunuar në mënyrën më barbare. Të gjakosur nga dhuna me shkopinj dhe grushta, gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Një pjesë ndodhen të shtruar, një pjesë nuk janë në spital.
Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Edi Rama ndaj qytetarëve që mbronin shtëpitë e tyre.
Skenar i përgatitur me kujdes, të shkonte drejt përgjakjes së qytetarëve për të shprehur vjedhjen e madhe që Veliaj dhe Rama kanë planifikuar. Nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi, ishte një projekt vjedhje me kompani fantazmë. Ky është një akt kriminal, një krim i rëndë kundër banesave të tyre”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Ja çeta e Henri Çilit në listat e PD

Gjithashtu kryedemokrati ka paralajmëruar se nga Rama tek Veliaj do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Paralajmëroj gjithësecilin përgjegjës nga Rama tek Veliaj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
Dita nuk do të vonojë, iu jap fjalën se nuk do të mungoj kur ata të japin llogari para ligjit.
Kemi një zotim, politik me shkrim, çdo centimetër katror i pronës së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet.
Garantoj se të gjithë ata të përfshirë në këtë akt do të mbajnë përgjegjësi para ligjit nga i pari tek i fundit dhe nuk do gëzojnë asnjë qindarkë të kësaj grabitje”, u shpreh Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Na u lodh ky djalosh”/ Dashamir Shehi ironizon Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk e ka kursyer ironinë ndaj kryeministrit Rama, i cili pas situatës së tërmetit, lëviz çdo ditë në zonat e prekura, lagje më lagje, për tu njohur nga afër me nevojat e banorëve.

I ftuar në Report Tv, duke e konsideruar si një show të kryeministrit, Shehi tha se njerëzit mendojnë se Rama po lodhet, por në fakt, megjithë daljet e tij 24 orë në media, nuk e ka ndalur as vjedhjen dhe korrupsionin.

LEXO EDHE:  Çfarë e penalizoi PD-në në zgjedhje?!/Aleati i plas të vërtetën në sy Bashës: Dështove

LEXO EDHE:  Çfarë e penalizoi PD-në në zgjedhje?!/Aleati i plas të vërtetën në sy Bashës: Dështove

“Shqiptarët e ndershëm mendojnë na u lodh ky djalosh! Jo mo jo, axhendën politike, korruptive, abuzive nuk e ka ndalur fare pas tërmetit.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përse hesht “AntiKapÇaTkapësh” ndaj skandaleve në Inspektoriatin e Punës?/ Gazetari publikon dokumentet

Publikuar

-

Nga

Gazetari Elio Laze, ka reaguar lidhur me skandalin e Inspektoriatit Shtetërorë të Punës,, ku sipas një video të të publikuar nga emisioni emisioni “Fiks Fare”, tegihej se si bëheshin pazare me lekët e shtetit.

Në një shënim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar edhe dokumentet e ku kryeinspektori Arben Seferaj, anashkalon Sekretarin e Përgjithshëm, shkruan se raste të tilla të sjellin në vëmendje diktatorën komuniste, ku të gjithë pushtetetet i kishte në dorë një person.

Para dy ditesh emisioni investigativ Fiks Fare transmetoi nje investigim me ze dhe figure ku ne Inspektoriatin Shteteror te Punes, beheshin sade pazare me leket e shtetit. Dieta fiktive per rregullim automjetesh, dieta fiktive per te organizuar mbremjen e vitit te ri, karburant qe del nga magazina me urdher te shoferit, e te gjitha keto ndodhin me urdher, porosi dhe symbylljen e Arben Seferajt.
Media e beri punen. E transmetoi skandalin e rradhes. Por ne institucion asgje nuk ndryshoi. Kryeinspektori beri nja dy pezullime dhe kaq.
Eshte i njejti person i cili si administrator i OSSHE u largua me shkelje nga detyra. Edhe nga Autoriteti Portual ne Durres po me shkelje. Por Rilindja e gradoi si Kryeinspektor i Inspektoriatit te Punes.
Tani qe ta ndihmojme pak nismen Anti Kap Ça Tkapesh.
Ka nje rregull ne institucionet shteterore. Kryeinspektori autorizon per sherbimet jashte Tirane, inspektoret e tij. Nderkohe qe Kryeinspektorin e autorizon SEKRETARI I PERGJITHSHEM I MINISTRISE se linjes.
Dokumentet me poshte do ju njohin me faktin qe Arben Seferaj kryeinspektor, autorizon Arben Seferajn per per nevoja pune, duke anashkaluar Sekretarin e Pergjithshem.
Rilindja na tregon me kete rast se shteti dhe pushteti nuk kane asnje ndarje me njeri-tjetrin. E thene ndryshe, per sa kohe qe nuk ka ndarje pushtetesh, ku ekzekutivi-legjislativi-dhe reforma e kapur ne drejtesi, jane nje, me logjike te thjeshte, secili vulos dhe firmos vete. Ne raste te ktilla vlen te theksohet se kur pushteti maksalizohet ne kete shkalle, rreshkitja dhe rrezimi i tij ndodh ne shkalle te gjere, pra qe nga kreu i saj deri te kryeinspektoret.
Raste te ktille te sjellin ne vemendje diktaturen komuniste, ku te gjitha pushtetet i kishte ne dore nje person, i cili bente edhe shoë te ngjashem si sot ndersa zoteronte te gjitha mjetet e propagandes, dhe i jepte vetes, me kerkese te vetes, disa muaj pushime se ishte i lodhur nga mbingarkesa e punes.
Sa i perket rastit, le te urojme qe te hapet nje post per sekretar i pergjithshem prane ketij dikasteri, sepse si ka thene kryeministri – pune ka, por s’ka profesioniste. Ose ne te kundert, sekretari i pergjithshem nuk di te hedh as firmen, dhe ky do te ishte nje skandal tjeter.
Me poshte keni dokumentet ku Arben Seferaj autorizon Arben Seferajn.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tedi Blushi “kërcënon” Dvoranin/ Mblidh mendjen, publikimi i videove s’ ka filluar akoma

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur menjëherë deklaratës së kreut të KED, Ardian Dvorani i cili publikoi videon e intervistes së tij ku sqaron se jo vetëm që nuk ka thënë se KED bllokohet nëse ai ndiqet penalisht, por ka sqaruar qartë se nëse kjo ndodh ai e lë funksionin.

Blushi i bën thirrje Dvoranit të ruajë qetësinë dhe të mbledhë mendjen.

Më tej zëdhënësi i presidentit “kërcënon” Dvoranin teksa thotë se publikimi i videove nuk ka filluar akoma.

“Dvoran, ruaj qetësinë dhe mblidh mendjen! Të lutem mos dëmto provat se do rëndosh më shumë pozitën tënde!
Më thonë gazetarët se paske publikuar dhe një video? Shumë mirë! Vetëm ruaj qetësinë me videot, se publikimi i tyre nuk ka filluar akoma! Ne e dimë që ty të kanë ngatërruar në anglisht, por do të sqarojmë edhe në shqip!
Ndaj bën mirë t’i publikosh vetë i pari të gjitha provat dhe videot! Megjithatë, ne me shumë qetësi po presim hetimin! Reforma në Drejtësi do ecë përpara dhe askush nuk mund ta ndalë dot”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE