Politikë
“Vetëpërjashtimi” i Kosovës”/ Rama i kthehet Kurtit: Faktet, më të nevojshme se predikimet kur je kryeministër

Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se krijimi i mini Shengenit ballkanik është një gabim i pashpjegueshëm.
Në një intervistë për “Top Talk”, Rama është shprehur se “në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka.”
Sipas kreut të qeverisë, “Predikimet janë të nevojshme në politik, por faktet janë edhe më se të nevojshme kur bëhesh kryeministër”, dhe idetë e Kurtit do të ndryshojnë me kohën.
“Në tryezën e 21 dhjetorit Albin Kurti do të jetë me patjetër i ftuar.
Kjo iniciativë (për krijimin e mini Shengenit ballkanik) nuk është e nxituar. Ka 5 vjet si iniciativë dhe marrja përsipër e nismës mes të tre vendeve për ta shtyrë iniciativën përpara, duke mos shtuar asgjë tjetër të re nga dokumentet përmbajtësore të iniciativës, përveç lëvizjes së lirë të njerëzve, ka qenë një betejë e gjatë e imja me presidentin e Serbisë dhe ku më në fund ai është dakordësuar gjë që na jep mundësinë të heqim kufirin me Kosovën.
Nuk ka absolutisht asgjë tjetër, pra çfarë nxitimi ka këtu. Përsa i përket konsultimit në 5 vjet rresht Kosova ka qenë e pranishme në tryezë, në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka që sot ne duam të implementojmë, të zbatojmë, të konkretizojmë jo për vete po për njerëzit tanë.
Besoj që nëse ka vend për fjalën konsultë këtu, konsultohet ai që merr përsipër ose vendos të mos vij, jo ai që do shkoj siç të gjithë kanë shkuar. Pra nëse në një moment të caktuar dikush vendos që unë nuk do shkoj atëherë merr në telefon dhe thotë unë nuk do shkoj, tregon arsyet dhe nëse arsyet janë bindëse atëherë sigurisht që “jo-ja” mund të bëhet e përbashkët. Nëse nuk janë bindëse ai që thotë “Jo” rri me “Jo-në”, ai që thotë “Po” vazhdon me “Po-në”.
Predikimet janë të nevojshme në politik, por faktet janë edhe më se të nevojshme kur bëhesh kryeministër.
Meqënse po flasim për konsultimet, unë nuk jam pyetur kurrë kur u vendos tarifa 100% e Kosovës ndaj Serbisë, dhe nuk kam thënë pse s’më pyetët? Si? Tek?
Unë madje e kam vlerësuar dhe e kam cilësuar atë si një mjet të politikës së jashtme, e cila priste të sillte rezultate. Por kur kjo u kthye në një problem për politikën e brendshme, aty unë nuk jam dakord”, është shprehur Rama./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së...

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...