Connect with Us

Trump i vendosur të takohet me homologun turk

Bota

Trump i vendosur të takohet me homologun turk

Publikuar

-

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë më 13 nëntor në Shtëpinë e Bardhë homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Vizita vjen vetëm disa javë pas ofensivës turke kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët për një kohë të gjatë ishin aleatë të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik.

Ligjvënës në SHBA nga radhët e të dyja partive e kritikuan Presidentin Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria. Demokratët kritikuan edhe ftesën për vizitë të zotit Erdogan, ndërkohë që Turqia vazhdon të sulmojë kurdët.

Sulmet e Turqisë kundër forcave kurde në veri të Sirisë nxitën thirrjet e shumë anëtarëve të Kongresit që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin sanksione të fuqishme ekonomike ndaj Turqisë.

“Do të vazhdojmë thirrjet për sanksione ekonomike, të cilat do të veprojnë për aq kohë sa qeveria e Erdoganit sulmon aleatët tanë në luftën kundër ISIS-it, Forcat Demokratike Siriane”, i tha shërbimit turk të Zërit të Amerikës senatori demokrat Chris Van Hollen.

Një senator tjetër i kërkoi Presidentit Donald Trump që t’i tregojë Kongresit, se si do të sigurohet që Shteti Islamik nuk është ringjallur pas tërheqjes së trupave amerikane. Senatori Chuck Schumer e bëri po ashtu të qartë se nuk pajtohet me ftesën e zotit Trump për Presidentin turk Erdogan.

“Sinqerisht, është e habitshme se si Presidenti Trump po i shtron qilimin e mirëseardhjes një autokrati, veprimet e fundit të të cilit kërcënuan aleatët dhe partnerët tanë”, tha senatori demokrat Chuck Schumer.

Presidenti Trump i dërgoi letër homologut të tij Erdogan ditën kur filloi ofensiva turke, muajin e kaluar, ku thuhej “Mos luaj të fortin. Mos u bëj i marrë”. Zoti Erdogan e quajti letrën akt të pasjellshëm. Prandaj, ishte e paqartë nëse vizita në Shtëpinë e Bardhë do të realizohej.

Por ekspertët thonë se megjithtë kritikat për mundësinë e krimeve të luftës në Siri, të dy presidentët Trump dhe Erdogan shpresojnë të riafirmojnë lidhjet e vjetra midis dy vendeve aleate të NATO-s.

“Kur hedh sytë nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti Erdogan shikon vetëm një mik në të gjithë vendin. Për fatin e tij, është një mik shumë i rëndësishëm, është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Zoti Trump sheh një udhëheqës në Turqi, me të cilin pajtohet, për çfarëdo arsye, ndoshta sepse kanë një botëkuptim të ngjashëm në jetë…”, thotë eksperti Alan Makovsky i Qendrës për Zhvillimin Amerikan.

Eksperti i tha Zërit të Amerikës se megjithë letrën, Presidenti Trump duket se e admiron kokëfortësinë e Erdoganit dhe dëshiron të punojë me të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Bjellorusi/ Rezultati zgjedhor “jashtë çdo realiteti“

Publikuar

-

Nga

Bjellorusi/ Rezultati zgjedhor "jashtë çdo realiteti“

Opozita në Bjellorusi e vë në dyshim fitoren e shpallur të pushtetmbajtësit, Aleksander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Nga Minsku dhe qytete të tjera njoftohen mbajtje protestash.

Besoj atë që shoh me sytë e mi dhe ajo që shoh, është se shumica qëndron pas nesh”, deklaroi kandidatja e opozitës, Svetlana Tichanovskaja të dielën në mbrëmje pas bërjes publike të prognozave zgjedhore të televizionit shtetëror. Sipas këtyre rezultateve, Tichanovskaja arriti të marrë vetëm 6,8% të votave. Kurse fitues i qartë nga këto zgjedhje sipas televizionit shtetëror u shpall të dielën presidenti, Aleksander Lukashenko me 79,7% të votave. „Më e rëndësishmja është të mund të pranosh humbjen”, deklaroi drejtuesja e Komisionit Zgjedhor, Lidija Jermoshina duke i drejtuar kështu kundërkandidates së Lukashenkos.
Të hënën në mëngjes u publikuan rezultatet zyrtare. Sipas tyre Lukashenko i ka fituar zgjedhjet me 80,2% të votave. Kurse kundërkandidatja Tichanovskaja arrin sipas publikimeve zyrtare vetëm 9,9% të votave. Tichanovskaja nuk e pranon rezultatin zyrtar.

Atmosferë proteste

„Nuk mund të ketë pranim të një rezultati të tillë zgjedhor”, theksoi përkundër kësaj, zëdhënësja e Tichanovskajas. Sipas saj „kjo është jashtë çdo realiteti”. Edhe ekspertët i vlerësojnë shifrat shtetërore të publikuara për fitore me afër 80% të presidentit Lukashenko, si të shpikura, për shkak të krizës së rëndë ekonomike në vend dhe një atmosferë proteste kundër Lukashenkos të ndjeshme në të gjithë vendin.
Në disa qytete ka pasur të dielën përplasje mes përkrahësve të opozitës dhe forcave të sigurisë. Mijëra vetë u mblodhën në sheshet kryesore për të protestuar kundër manipulimeve zgjedhore. Në rrjetet sociale janë publikuar video, që tregojnë, se si policiët qëllojnë demonstruesit. Për të shpërndarë protestuesit të dielën u përdorën edhe granata ndriçuese dhe gaz lotsjellës, raportuan korrespondentë të Deutsche Welles.



Raportohet për të lënduar. Sipas organizatave të aktivistëve për të drejtat e njeriut, 120 vetë janë ndaluar nga policia. Në orët e mëngjesit situata paraqitet e qetë. Por kundërshtarët e qeverisë kanë paralajmëruar, se do të dalin sërish në protesta.
Qeveri „e paaaftë”

“Një krizë e thellë, e paparë deri më tani po vjen”, tha bashkëluftëtarja e kandidatës Tichanovskaja, Maria Kolesnikova një konferencë në shtyp në mbrëmje. Ajo e akuzoi qeverinë për manipulim zgjedhor. Kështu pjesëmarrja e votuesve në disa qendra zgjedhore ka arritur në më shumë se 100%, tha ajo. Kjo qeveri është e paaftë të qeverisë vendin”. Autoritetet duhet të pranojnë, që shumica qëndron në anën tjetër”, tha Kolesnikova.

Kandidatja Svetlana Tichanovskaja doli në skenën politike si kandidate për presidente, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Sergej Tichanovski, një bloger i njohur, i cili u përjashtua nga zgjedhjet. Lukashenko 65 vjeçar e qeveris prej 26 vjetësh me dorë të hekur Bjellorusinë. Mandati i ri do të ishte mandati i gjashtë i tij në postin e presidentit./DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta të dhunshme në Beirut pas shpërthimit/ Dy ministra japin dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Shpërthimi katastrofik në Beirut ka shkaktuar një situatë të tensionuar të qytetarëve të cilët kanë protestuar kundër qeverisë duke e akuzuar për korrupsion.

Policia libaneze ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët u ndalën në sheshin e Parlamentit. Ndërkohë dy ministra kanë dhënë dorëheqjen , duke akuzuar qeverinë për dështim të menaxhimit të krizës ekonomike.



Shpërthimi i së martës në një magazinë në Beirut ku ishin vendosur më shumë se 2,000 ton nitrat amoniumi shkaktoi vdekjen e 158 personave ndërsa u plagosën më shumë se 6,000 të tjerë.

Pothuajse 10,000 qytetare dolën në shesh për të protestuar duke shkaktuar edhe përplasje me policinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE