LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Topollaj akuza të forta Ramës dhe Veliajt/ Tensionet te Astiri, dëshmi se Shqipëria po shtypet

12 Nëntor 2019, 07:42, Politikë CNA
Topollaj akuza të forta Ramës dhe Veliajt/ Tensionet te Astiri,

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm për prishjen e banesave tek ?Astiri?, i cili u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj nuk ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa thekson se ajo që po ndodh sot është dëshmi se Shqipëria nuk qeveriset por shtypet.

?Kjo qe po ndodh ne Unaze te Re eshte deshmi se Shqiperia nuk qeveriset por shtypet.

Per cdo arsye, nje procedure administrative shpronesimi nuk mund te kthehet kurre ne nje aksion ushtarak qe ne oret e para te mengjesit.

Une jam i bindur se shtetit nuk i kushton asnje gje te shpronesoje apo minimalisht te zgjidh ceshtjen e strehimit per 100 familje qe preken nga projekti i Unazes se Re, pavarsisht nese ato ndertesa jane apo jo te legalizuara.

Por Rama dhe Veliaj kane qellim te na tregojne se ata kane dhe hurin, se per parate dihet qe i kane pothuaj te gjitha ata.?-shkruan Topollaj në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga