Connect with Us

Taulant Kopliku “qetëson” Lleshajn/ Mos u trembni se mos kërkojmë t’i vjedhim meritat qeverisë

Politikë

Taulant Kopliku “qetëson” Lleshajn/ Mos u trembni se mos kërkojmë t’i vjedhim meritat qeverisë

Publikuar

-

Gazetari i “Le Iene” Taulant Kopliku ka reaguar për postimin e mbrëmshëm ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Nuk jemi ne heronjtë e Alvinit. Prandaj mos u trembni se mos kërkojme t’i vjedhim meritat qeverisë.
Une reagova duke njohur në detaje të gjithë dinamiken e veprimeve të bëra si në Siri ashtu edhe në Bejrut”, shkruan Kopliku.

Sipas gazetarit, deklaratat e mbrëmshme të zotit ministër “baltosnin” punën e atyre djemve të skuadrës ROS të Milanos.

Postimi i plotë:
Per te keqkuptuarit rilindas ose jo qe reagojne per postimin e mbremshem ndaj zotit Lleshaj.
Ne si trupe televizive kemi bere vetem punen tone per te cilen paguhemi. Kaq. Nuk jemi ne heronjte e Alvinit. Prandaj mos u trembni se mos kerkojme ti vjedhim meritat qeverise.
Une reagova duke njohur ne detaje te gjithe dinamiken e veprimeve te bera si ne Siri ashtu edhe ne Bejrut. Deklaratat e mbremshme te zotit minister “baltosnin” punen e atyre djemve te skuadres ROS te Milanos, dhe e pashe te moralshme ti kujtoja zoterise se kush ishin heronjte e vertete qe sollen Alvinin.
As ne e as ministri, por keta djem qe nuk iu pa as emri e as fytyra. E as do ti shihet ndonjehere.
Bisedat e tjera pastaj, jo ju e jo ti, qe duan medoemos ta kthejne debatin ne shamate ordinere politike, meritojne thjeshte pergjigjen legjendare te Van Zykes qe une e kam aq per zemer.
Dite te mbare te gjitheve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-eurodeputetja krah Metës/ I kërkon “llogari” BE për Dvoranin: Hetoni skandalin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka marrë mbështetjen e ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED Ardian Dvoranit, të cilin e akuzon për “shpërdorim detyre”.

Pack ka shpërndarë një pjesë të videos së publikuar nga Meta në gjuhën angleze, ndërsa kërkon një reagim nga ndërkombëtarët

“A ka ndonjë hetim serioz në këtë skandal nga BE? A mund të vazhdojmë të mbështesim me taksapaguesit e BE para për këtë kapje të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Kryeministri Rama?”, ngre pyetje ish-eurodeputetja./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa antishpifje/ Spiropali: Ndan lajmin profesional nga haberet e moçalit

Publikuar

-

Nga

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali thotë se paketa antishpifje ndan prerazi lajmin profesional nga haberet e moçalit.

Sipas saj, kjo paketë do të jetë një mburojë për median dhe të drejtën për informim si dhe një armë për të luftuar fake-neës, shpifjet, dhe tregtarët e dizinformimit.

“Kjo paketë e propozuar synon të disiplinojë nëpërmjet ndërhyrjeve në ligj shërbimet e mediave online, në një kohë ku sot më shumë se kurrë teknologjia digjitale , kur e keqpërdorur, ka aftësinë të minojë deri dhe proceset demokratike, të shkelë dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, ndaj është domosdoshmëri ndërtimi i një kornize ligjore në të njëjtën linjë zhvillimi me vendet dhe legjislacionet e #BashkimitEvropian. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë jetike për një media të lirë, të pavarur dhe mbi të gjitha të përgjegjshme”, shkruan Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ai i do gratë për t’i rreshtuar ushtarakisht”/ Vokshi bën thirrje: Vajza bëni kujdes nga Rama

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD,Albana Vokshi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sipas saj ngado që ka shkuar ka fyer e dhunuar verbalisht, në mënyrë të pashembullt gra e fëmijë.

Sipas Vokshit, “përgjegjësi dhe shkaktari kryesor i situatës së mjeruar, që rëndon edhe më shumë mbi gratë e nënat, me gjuhë tallëse, diskriminuese, përçmuese, urrejtje e raciste, fyen e dhunon psikologjikisht çdo grua, e cila guxon të kërkojë llogari apo të kërkojë atë çfarë me ligj i takon”.

Ish deputetja demokrate i ka bërë thirrje grave dhe vajzave të bëjnë kujdes nga Rama.

“Ai i do gratë të veshura shtrenjtë e mirë, për t’i rreshtuar ushtarakisht si dekor për propagandën.
Atë e bezdisin, e nervozojnë gratë me veshje të thjeshta, punëtoret pa fjalë, kryefamiljaret e munduara, të cilat punojnë tërë jetën e tyre për t’ju siguruar fëmijëve një copë bukë.
Atij i vrasin sytë, gratë e dinjitetshme, të cilat i kujtojnë atij se propaganda ka përkeqësuar qeverisjen dhe rrjedhojë e saj është rritja e varfërisë së skajshme e sot, menaxhimi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit”, shkruan Vokshi.

LEXO EDHE:  Foto-ironike/ “Të gjithë në mësim, përveç Lleshit”

LEXO EDHE:  Ngjarjet kriminale në Shkodër/ Përfundon takimi Lleshaj-Veliu

Më tej, ish deputetja thotë se çdo dalje e tij në televizione gjatë shëtitjeve në pasojat e post-tërmetit, është vetëm propagandë për të fshehur abuzimet e tij me pushtetin, që kanë shkatërruar çdo qelizë të institucioneve dhe kanë persekutuar e detyruar profesionistët të heshtin e disa prej tyre të largohen duke lënë Shqipërinë pa ekspertizë në sektorët strategjikë.

“Refuzojeni Edi Ramën, sepse qëndrimi i tij në krye të qeverisë, çdo ditë sjell papunësi më të lartë, varfëri më të thellë dhe përkeqësim të të drejtave të njeriut e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.
Aktivizimi kundër dhunës ndaj grave të nisë me refuzimin e Edi Ramës”, përfundon Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE