Kronika
Skandali në KLP/ “Kryeprokurori largon” mediat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është institucion i prodhuar nga e ashtuquajtura Reforma në Drejtësi.
Në fakt KLP, është institucioni më i përfolur sa i përket përbërjes dhe mënyrës se si proçedon.
KLP, proçedon dhe merr vendime në errësirë të plotë ashtu siç po bën edhe me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ky proces po kalon, në terr dhe justifikimi i KLP-së, është se seanca publikohet audio në faqen zyrtare.
Po, është e vërtetë që publikohet një audio nga mbledhja e KLP-së, por e montuar. Audio nuk regjistrohet vetë. Ky proces kryhet me urdhër çfarë duhet të regjistrohet dhe çfarë jo.
Mungesa e transparencës dhe lënia e mediave në shkallët e KLP, ngre dyshime, për manipulime, pazare edhe politike ose jo që prodhohen nga ky institucion.
Mediat nuk presin që KLP të bëjë publike skandalet, por anëtarët e këtij Këshilli paguhen me taksat e qytetarëve, për të vënë rregull në sistemin prokurorial dhe jo për të bërë pazare.
Ditën e sotme, KLP, është mbledhur për të miratuar ndër të tjera metodologjinë për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Por mediat si gjithnjë janë lejuar vetëm të marrin disa minuta pamje në fillim dhe të dalin nga salla e mbledhjeve. A thua se qytetarët e kanë shumë të nevojshme të shohin fytyrat e KLP-së.
Se si d0 të bëhet vlerësimi, pikëzimi dhe mbi çfarë kriteresh, këto mbahen sekret nga KLP. Rroftë reforma në drejtësi, se skandalet sa vijnë dhe shtohen pikërisht nga institucionet që prodhoi kjo reformë.
Një ditë më pas, pra të mërkurën tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm do të paraqiten për t’u intervistuar nga KLP, por derisa gjithçka po bëhet në errësirë, dyshimet janë ky se proces po manipulohet.
Mëngjesin e së mërkurës në orën 9.30 pranë KLP-së do të paraqitet kandidatja Arta Marku, e cila për hir të së vërtetës ka një të kaluar të errët profesionale dhe të mbushur plot me skandale. Pasi ka dështuar të udhëheqë organin e akuzës, duke u bërë vegël e Partisë Socialiste.
Në orën 11.00 do të jetë kandidatja e dytë, për PP, Fatjona Memçaj dhe në orën, 12.30 do të paraqitet, kandidati tjetër, prokurori Olsian Çela.
Edhe intervistat do të bëhen pa praninë e mediave, pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve.
KLP e tmerruar nga skandalet dhe e mbërthyer nga skandalet, përfundimisht i ka fobi mediat./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lajm i hidhur për botën e sportit/ Ndahet nga jeta profesori korçar
Ndahet nga jeta një ndër figurat më të njohura të sportit në Korçë, Ilia Jorgji. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë familjarët e Jorgjit,...

Aksidenti tragjik në Elbasan/ Makina ku humbi jetën 5-vjeçari, drejtohej nga gjyshja
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku humbi jetën një 5-vjeçar. Mësohet...