Connect with Us

Si i tradhëtoi Basha banorët e Unazës së re

Politikë

Si i tradhëtoi Basha banorët e Unazës së re

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm IKMT dhe policia mësynë banorët e Unazës së re, duke shembur banesat e tyre, një pjesë të legalizuar dhe një pjesë pa leje dhe kërkojnë të dëmshpërblehen nga qeveria, duke e konsideruar si një çështje të madhe sociale, pasi ata kanë paguar taskat rregullisht në shtet, pasi në atë zonë kanë ngritur bizneset e tyre, etj.

Në fakt ka këndvështrime të ndryshme sa i takon kësaj çështje. Nga ata që e shohin nga skandali me Dh Albania dhe që më pas fitues i tenderit doli Salillari, një nga të ashtuquajturit oligarkë nga Lulzim Basha, por që tani nuk ia përmend më emrin.

Ashtu siç harroi Agron Papulin dhe Long Hillin, ashtu Luli mesa duket ka harruar edhe Salillarin.

Lulzim Basha sot i tradhëtoi banorët e Unazës së re dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim të mëtejshëm. Nuk mjafton Edi Paloka, nuk mjafton Flamur Noka, Oriola Pampuri apo dhe Klevis Balliu, ky i fundit më i veçanti nga të gjithë në rezistencën e banorëve të Unazës së re.

Është e drejtë apo jo kauza e tyre, Lulzim Basha ka shkuar dhe ka firmosur një kontratë me ta, ndërsa sot i braktisi.

Basha shkoi pranë tyre vetëm në drekë, kur spitali u mbush me banorë të lënduar, por edhe policë të plagosur.

Luli sot i tradhëtoi banorët e Unazës së re dhe kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Ai u shfaq vetëm pas shtatë orësh, pasi policia mësyu këtë zonë.

Dje banorët kanë bërë apel publik është gjatë qëndrimit, edhe gjatë daljes së ministrit Sandër Lleshaj në emisionin “Opinion”, ku e pranoi publikisht se do të kishte veprime nga ana e policisë. Banorët janë njoftuar ditë më parë në lidhje me atë që do të ndodhte sot në mëngjes.

Pra, këto fakte na tregojnë se Lulzim Basha ka qënë në dijeni se do të kishte një mësymje në Unazën e re. Mund të kishte persona që do të përplaseshin me policinë dhe që mund të kishte të lënduar. Por nuk zgjodhi të ishte në krah të tyre sot në mëngjes. Nuk zgjodhi të ishte në krah të banorëve, të cilët prej më shumë se një viti protestojnë.

Nuk i mbështeti banorët e Unazës së re, të cilët kanë qënë pjesë e çdo proteste të Lulzim Bashës. Por, i tradhëtoi. Nuk shkoi atje.

Në qoftë se do të ishte një lider opozite, ashtu siç do bënte PD-ja e vërtetë, Basha do të kishte shkuar dhe do të kishte ngritur çadrën dhe të rrinte përkrah banorëve, për kauzën e tyre, nëse kauza do të ishte e drejtë.

Por, nuk e bëri këtë. Lulzim Basha u shmang dhe u shfaq vetëm pas shtatë orësh, dërgoi disa nga ish-deputetët e tij dhe më pas doli në media, a thua se dikë e kishte marrë malli.

LEXO EDHE:  Grida Duma zbulon detajet/ Çfarë do të ndodhë me 16 mars

Në fakt, ai duhet të kishte qënë në krah të banorëve që në mëngjes, në rast se ata kishin një kauzë të drejtë dhe Basha i vlerëson ata, ose të dalë publikisht dhe të thotë se është tallur me banorët e Unazës së re. Ose të thotë publikisht se kauza e tyre nuk është e vërtetë.

Pra, që na ka gënjyer të gjithë në qëndrimet që ka mbajtur pro tyre.

Sot Lulzim Basha bëri tradhëtinë e radhës, ashtu siç bëri me çadrën e 2017-ës, ku u fut disa muaj dhe më pas u hodha në “shtratin” e Edi Ramës.

Ashtu bëri dhe më vonë me banorët e Kukësit, me koncesionin e Rrugës së Kombit. Ashtu bëri dhe më vonë pasi oligarkët paguan paratë tek familjarët e tij dhe sot nuk ua përmend më emrat. Ashtu siç i tradhëtoi edhe protestuesit, të cilët nga muaji shkurt deri në qershor mbushën sheshet e Tiranës.

Por, Luli tashmë i ka harruar të gjitha. Ai është rikthyer në “krevat” me Edi Ramën dhe vazhdon të shesë çdo kauzë të çdo qytetari, thjeshtë dhe vetëm për interesat personale dhe të familjes së tij.

Sot banorët e Unazës u tradhëtuan nga Lulzim Basha. Ai nuk ishte atje me ata. Por, çoi disa ish-deputetë më vonë, për të larë gojën, ashtu siç bëri dhe me daljen e tij televizive. Kur, në fakt Lulzim Basha ishte në dijeni më përpara se banorët do të sulmoheshin nga policia. Basha duhet të kishte qënë atje që në sekondën e parë në mbrojtje të kauzës së tyre, në qoftë se ajo do të ishte e vërtetë, siç pretendon Luli.

Në të kundërt si gjithmonë është bërë gjobaxhi i oligarkëve, i parave të bizneseve, që paguajnë në mënyra të ndryshme, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte tek ai.

Duke e kthyer PD-në, nga partinë e idealeve të dhjetorit ’90 dhe vlerave demokratike, në partinë e gjobave, për interesat klienteliste të Lulzim Bashës. Interesa të cilat ky i fundit na i ka treguar ditë pas dite. Ato që përmendëm më sipër dhe atë skenar që ne e pamë dhe sot.

Nga ata që paguajnë për eventet e tyre tek kunati apo nga ata që ndërtojnë vila, të cilat Luli i merr me qera, apo ata të cilëve nuk ua zë emrin me gojë, pasi haraçi i tyre i ka zënë gjuhën Lulzim Bashës.

Sot banorët e Unazës së re u tradhëtuan, ashtu siç janë tradhëtuar gjithë të tjerët. Kështu ka për t’i tradhëtuar edhe ata artistë që protestojnë tek Teatri. Kjo është vetëm çështje kohe. Sepse Lulzim Basha nuk di të bëjë gjë tjetër. Por, di vetëm të tradhëtojë./ CNA.al

Koncesionari i Rrugës së Kombit “rrëmben” tenderin e Unazës së re në Tiranë

Basha, gjobaxhiu i biznesit/ Zbulohet pse i tradhëtoi kuksianët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, segmenti i korruptuar që nuk braktis dot Ramën

LEXO EDHE:  Shqipëria në 3 vendet kryesore të pastrimit të parave

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Goxhaj zbulon zullumin e radhës të dyshes Basha-Soros

LEXO EDHE:  Basha bëhet i sinqertë për herë të parë/ Pranon dështimin me listat e deputetëve

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  Vetëvendosje paralajmëron protesta kundër Gjykatës Speciale

LEXO EDHE:  Vetëvendosje paralajmëron protesta kundër Gjykatës Speciale

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE