LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shembja e 33 banesave, veprim ç'njerëzor"/ Genc Pollo zbardh detaje nga aksioni i IKMT në Astir

12 Nëntor 2019, 17:14, Politikë CNA
"Shembja e 33 banesave, veprim ç'njerëzor"/ Genc

Aksioni i IKMT-së në zonën e Astirit, ka tensionuar situatën ditën e sotme. Në një intervistë për ?Opinion?, deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është shprehur se qytetarët jetojnë më shumë se 20 vite në ato banesa, kështu që duhet të kompensoheshin.

Sipas ish deputetit, projekti i Unazës me ndërtimin e 1 km rruge për  20 milion euro është abuzim.

Për Pollon, aksioni i IKMT-së, me prishjen e 33 banesave për t?i hapur rrugë ndërtimit të Unazës, është bërë në një moment kur banorët nuk kanë qenë të pregatitur, duke iu dëmtuar edhe orienditë shtëpiake.

?Janë njerëz që jetojmë në ato banesa prej më shumë se 20 vite , të cilët janë në proces legalizimi.  Nuk kanë marrë certifikatën e plotë të pronësisë, por  standardi ligjor i vendosur më herë në qeverinë e PD, u njeh atyre të drejtën e një dëmshpërblimi, të drejtën  e një Kompensimi. Kjo qeveria ua mohon dhe kjo është kyçi, ndërkohë që siç është bërë famëkeqe abuzim financiar që bëhet me këtë rrugë ku  1km rrugë kushton 20 mln euro, ku as Gjermani dhe Holanda, vendet më të pasura nuk e njohin këtë çmim.

Kemi një vjedhje të pastër dhe dëm kolateral janë banorët unazës së re, janë 32 familje që preken.  Thashë  që jo vetëm me ndjenjë njerëzore, por edhe me standard ligjor ata duhet të dëmshpërbleheshin. Në fakt vetëm bizneset e buzë rrugës, sic përditësuam informacionin sot, rreth 6 biznes buzë  rrugës kanë marrë një dëmshpërblim. Pesë banesa familje që lanë pasur certifikatë kanë marrë në dëmshpërblim dhe 31 apo  32 u janë shembur banesat me orendi brenda. Me orendi brenda, sepse ishin aty duke  pritur duke mosbesuar se do shembeshin. I shpërndan me gaz lotsjellës  në mënyrë të papritur . Qeveritë janë lavdëruar dhe shpeshherë janë sharë dhe kjo është deri diku normale.  Një shkallë e tillë arrogance e kombinuar me çnjerëzoren nuk më kujtohet nëse e kam  përjetuar nga demokracia e këtej?, është shprehur ish deputeti i PD-së, Genc Pollo./CNA.al

Lajmet e fundit nga