Connect with Us

Rrahën pronarin e lokalit/ Procedohen penalisht 5 persona

Kronika

Rrahën pronarin e lokalit/ Procedohen penalisht 5 persona

Publikuar

-

Pesë persona janë proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin jug-lindor.

Sipas uniformave blu të Pogradecit, 5 shtetasit janë proceduar në gjendje të lirë për “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Në vijim të informacionit datë 09.11.2019, i cili bën fjalë për konfliktin e ndodhur në një lokal, në fshatin Dunicë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec pas veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, filluan procedimin penal në gjendje të lirë edhe ndaj 5 shtetasve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, konkretisht:

LEXO EDHE:  “Rruga është për makinat dhe jo avionët”/ Polica rrugore bën “namin” me heqjen e patentave

S.M.,26 vjeç; E.M., 28 vjeç; A.S., 25 vjeç; F.M., 26 vjeç, Ç.K, 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë, Pogradec.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin E.Ç, 39 vjeç, si edhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dëbimi i mësuesit “Gylenist”/ Lleshaj: Policia nuk merr leje tek ministri

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për deportimin e mësuesit turk Harun Çelik, i cili është mbështetës i Fethullah Gylen, kundërshtarit të përbetuar të presidentit turk Tayyip Erdogan.

Lleshaj ka komentuar deklaratat e avokatit të Çelik, teksa tha se nuk ka asnjë dokument zyrtar që të provojë kërkesën e mësuesit për azil politik në vendin tonë.

Ministri tha se policia nuk merr leje tek ai për të kryer veprime dhe për ta vërtetuar këtë i kërkoi avokatëve të sjellin dokumenta.

“Jam informuar për këtë rast nga media sepse policia nuk merr leje tek ministri për të vepruar. Pastaj jam interesuar dhe kam parë që rasti është qartësisht i amplifikuar nga media. Ai ka qenë në kushtet e paligjshmërisë së plotë. Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që ai ka aplikuar për azil. Avokatët e tij, për fat të mirë Shqipëria është një vend i lirë ku ka gjykata, dhe mund ta provojnë këtë. Kërkesat për azil nuk janë verbale, por janë të shkruara. Ka jo një, jo dy, jo 10, jo 100, por mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga shtetet e tjera për arsye të ndryshme”, theksoi ai në emisionin “Kapital”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti në Pogradec/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Dalin detaje për aksidentin e ndodhur, mbrëmjen e sotme, në fshatin Plloçë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Ndryshe nga sa u raportua në media, blutë bëjnë me dije se shtetasi me iniciale R.S. ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe ka përplasur një këmbësor.

Raportohet se i plagosur ka mbetur 55-vjeçari me iniciale Sh.R., i cili është transportuar menjëherë në spital, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Më datë 10.01.2020,​ në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë, shtetasi R.S., 41 vjeç, banues në Gështenjas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Sh. R., rreth 55 vjeç, banues në Gështenjas, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Kryen parakalime të gabuara/ Ndëshkohen 73 drejtues mjetesh

LEXO EDHE:  Eksluzive-Furtuna në Policinë e Shtetit/Lëvizje edhe në nivelin e shefave të komisariateve nga Tirana në rrethe

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen! Snajperi është vjedhur në Rahovec

Publikuar

-

Nga

Nga Kosova vjen një element i ri edhe për hetimet nga ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen, Kastriot Reçit. Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se snajperi i markës italiane “Sabatti”, që u përdor për vrasjen e biznesmenit, pak ditë më parë, është  vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci.

Arma vdekjeprurëse është vjedhur në shtëpinë e një shtetasi nga Rahoveci në Kosovë.

Informacioni është konfirmuar për Policinë e Shtetit nga homologët kosovarë, të cilët kanë saktësuar se arma është denoncuar disa ditë përpara se të kryhej ekzekutimi mafioz i 47 vjeçarit Reçi, shkruan TV Klan. Mësohet se pronari i armës ishte i pajisur me lejen përkatëse për përdorimin si armë gjahu. Edhe vetë kompania italiane që e ka prodhuar këtë armë e reklamon pikërisht atë si një armë të sofistikuar gjahu, duke e shitur atë në vende ku lejohet.

Arma me dylbi dhe silenciator është e çmontueshme në tre pjesë dhe mund të qëllojë në një largësi 200 metra.

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive/ Masivi i shkëmbit bie në rrugë, rrezikohet bllokimi i aksit Kombëtar

LEXO EDHE:  Video-Ja si rrëmben policia protestuesit

“Snajperi i përdorur nga autori për vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen rezulton i vjedhur në shtëpinë e një qytetari në Rahovec të Kosovës gjë që ka shtyrë hetuesit të besojnë se autori mund të jetë një vrasës me pagesë”, citohet në TV Klan.

LEXO TE PLOTE