LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëlloi me armë drejt një makine/ Arrestohet i shpalluri në kërkim

12 Nëntor 2019, 13:44, Kronika CNA
Qëlloi me armë drejt një makine/ Arrestohet i shpalluri në

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Aleksandër Perdoda, 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga