LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta në ditën e Pavarësisë/ Rama: Lajthitje e opozitës në proces tranzicioni

12 Nëntor 2019, 15:56, Politikë CNA
Protesta në ditën e Pavarësisë/ Rama: Lajthitje e

?Lajthitje e opozitës në proces tranzicioni??, kështu e ka cilësuar kryeministri Rama protestën e Vetëvendosjes ditën e Pavarësisë.

Sipas Ramës, bashkimi kombëtar vjen vetëm përmes integrimit të rajonit dhe vendeve tona në BE.

?Imagjinoni sikur një degë e PS me aprovimin tim dhe të kryesisë të shkojë në Kosovë dhe të mbajë një protestë në ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se nuk është koha për të festuar.

Çfarë do të thonin njerëzit në Kosovë? Çfarë do të ishte kjo për politikën e jashtme?

Megjithatë, unë e cilësojë këtë si një lajthitje nga opozita në proces tranzicioni gjatë kalimit në qeveri.

Mendoj se, ajo do të marrë formë gjatë kohës në qeveri. E thashë kryeministër nuk bëhesh dot ditën që zgjidhesh nga populli, por gjatë kohës që ti qeverisë.

Bashkimi kombëtar sipas meje vjen vetëm përmes integrimit të rajonit në BE, të vendeve tona në BE dhe me ecjen përpara drejt familjes së madhe europiane?, është shprehur Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga