Connect with Us

Procesi hetimor ndaj Presidentit Trump do të transmetohet në televizor

Bota

Procesi hetimor ndaj Presidentit Trump do të transmetohet në televizor

Publikuar

-

Ligjvënësit demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve po e bëjnë publik procesin për hetimet kundër Presidentit Donald Trump, ndërsa të mërkurën fillojnë seancat dëgjimore që do të transmetohen drejtpërdrejt në televizion.

Seancat dëgjimore publike po vënë në shënjestër zotin Trump, duke e akuzuar për abuzim të pushtetit për përfitime politike personale.

Deri tani, procesi hetimor është kryer pas dyerve të mbyllura, me të dhëna të publikuara në formën e transkriptimeve dhe raporteve mediatike.

Profesori i shkencave politike dhe të komunikimit Leonard Steinhorn me Universitetin Amerikan, thotë se seancat dëgjimore do të tërheqin vëmendjen e shumë amerikanëve.

“Njerëzit do të ndjekin seancat në televizor sepse duan të dinë se çfarë po flitet dhe çfarë po ndodh në vend. Mendoj se do të tërheqë vëmendjen në masë të madhe të popullit amerikan.”

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve po shqyrtojnë nëse zoti Trump shkeli betimin duke i kërkuar Ukrainës që të hetojë rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, ndërsa u bllokua ndihma ushtarake për Ukrainën, një vend aleat evropian.

LEXO EDHE:  A ka lidhje George Soros dhe fitorja e Trump me IMPORTIN E PLEHRAVE ne Shqiperi dhe menaxhimin dhe kontrollin e Protestes nga MJAFT i Veliaj???

Për javë të tëra Presidenti Trump ka mohuar se telefonata e tij në korrik me presidentin e Ukrainës mund të cilësohej si kushtëzim për dhënien e ndihmës ushtarake në shkëmbim të hetimeve për zotin Biden dhe djalin e tij.

Ndër dëshmitarët e parë këtë javë do të jenë tre diplomatë të Departamentit të Shtetit që kanë dhënë dëshmi që vërtetojnë veprimet e qeverisë. Republikanët duan të dëgjojnë nga të tjerët, përfshi zotin Hunter Biden dhe individin anonim që nxiti hetimet. Nga ana tjetër, demokratët nuk ka gjasa që të bien dakord./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Masakra e Reçakut/ Kurti mesazh LDK-së: Na duhet qeveria për të zbatuar rezolutën e gjenocidit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reçakut dhe rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, e cila u miratua 8 muaj më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se kjo rezolutë vendosi që 15 janari, dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai jep edhe një mesazh për LDK-në, pasi thekson se Kosovës i duhet një qeveri për të zbatuar rezolutën e gjenocidit.

“Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PRO. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tani na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shprehet Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pas dorëheqjes së Medvedev/ Putin zgjedh kryeministrin e ri të Rusisë

Publikuar

-

Nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka zgjedhur kryeministrin e ri të Rusisë, pasi Dmitry Medvedev dhe e gjithë qeveria e tij dhanë dorëheqjen ditën e sotme.

“Presidenti Vladimir Putin ka mbajtur një mbledhje pune me Mikhail Mishutsin dhe e ftoi atë që të merrte detyrën e kryeministrit”, thotë Kremlini në një komunikatë për shtyp.
Mishutsin ka punuar në qeveri që nga viti 1998 dhe shërbyer si kryetar i Shërbimit Federal të Taksave që nga viti 2010.

Të gjithë pjesëtarët e kabinetit qeveritar rus, përfshi edhe Kryeministri Dmitry Medvedev, dhanë dorëheqjen këtë të mërkurë pasi Presidenti Vladimir Putin propozoi reforma që do të dobësonin rolin e pasuesit të tij.

LEXO EDHE:  Pas Trumpit dhe Merkel/ Zbulohet “armiku” tjetër i Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Dosja 184/ Krimet e Rënda shpallin moskompetencë

Në një fjalim Putin tha se askush nuk duhet të qëndronte President për më shumë se dy mandate radhazi, dhe propozoi ndryshime kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Ikën qeveria ruse/ Kryeministri i hap rrugën presidentit Putin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedeve, ka dhënë dorëheqjen nga posti, pasi, sikurse ai deklaroi, së bashku me pjesëtarët e kabinetit qeveritar duan t’i hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi.

Lidhur me këtë akt, raporton media gjermane “Dojçe Welle”, presidenti Putin ka falënderuar qeverinë për punën e deritanishme. Kurse  pas një bisede “kokë më kokë” me Medvedevin ai tha, se jo të gjitha gjërat mund të rezultojnë me sukses.

Qeveria e Medvedevit ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike në Rusi, vijon raportimin “DW”, sipas të cilës: vetëm pak ditë më parë Putin u ka premtuar ndihma familjeve në gjende të rëndë sociale.

Në plotësim të dorëheqjes, mediat ruse njoftojnë se Dmitri Medvedev do të emërohet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Putinit.

“Unë mendoj se kjo është e mundur dhe e kam lutur Medvedevin që në të ardhmen të merret me këtë sektor”, deklaroi Putin në një fjalim drejtuar kombit,para bërjes publike të dorëheqjes së qeverisë, ku paralajmëroi ndryshime kushtetuese, sipas së cilave Parlamenti do të ketë më shumë fuqi dhe se qeveria e ardhshme duhet të zgjidhet nga deputetët e Parlamentit.

Ndërkohë që me Kushtetutë duhet të parashikohen edhe kushte më të rrepta për kandidatët për president, u shpreh Putin, duke theksuar se reformat duhet të bëhen përmes referendumit, por deri tani nuk ka ndonjë datë të caktuar për mbajtjen e tij.

LEXO EDHE:  Fajëson paraardhësin Obama/ Trump dhe Macron, dakort për Rusia në “G7”-të

LEXO EDHE:  A ka lidhje George Soros dhe fitorja e Trump me IMPORTIN E PLEHRAVE ne Shqiperi dhe menaxhimin dhe kontrollin e Protestes nga MJAFT i Veliaj???

Në komentet e tyre kritikët thonë se Putini në këtë mënyrë po planifikon të sigurojë qendrimin në pushtet edhe pas vitit 2024, kur skadon mandati i tanishëm i tij si president. Dyshohet se ai planifikon të kalojë më pas në postin e kryeministrit dhe të vazhdojë sundimin në Rusi, ndërsa me ndryshimet kushtetuese parashikohet forcimi i postit të kryeministrit, të cilin ai do ta ushtronte pas vitit 2024.

Kujtojmë se Vladimir Putini është në pushtet qysh prej plot 20 vjetësh, nga 31 dhjetori i vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin. Deri në vitin 2008 ishte President, ndërsa në periudhën 2008-2012 kryeministër. Në vitin 2012 ka këmbyer pozicionet me Medvedevin dhe ka marrë postin e presidentit ku do të jetë deri në vitin 2024.

 

LEXO TE PLOTE