Connect with Us

Përplasjet në Astir/ Spartak Ngjela: “Shteti i paaftë, të zgjidhet përmes rrugëve ligjore”

Sociale

Përplasjet në Astir/ Spartak Ngjela: “Shteti i paaftë, të zgjidhet përmes rrugëve ligjore”

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e lajmeve të TV “Fax News”, teksa ka komentuar përplasjen në Astir mëngjesin e sotëm, u shpreh se shteti ligjor nuk i mbron ata pasi janë në proces legalizimi dhe, në bazë të ligjit, nuk kanë asnjë të drejtë.

Sipas Ngjelës e gjitha kjo situatë është krijuar si pasojë e paaftësisë së shtetit, nga njëra anë, dhe korrupsionit nga ana tjetër, teksa theksoi se fundi i kësaj çështjeje vendoset vetëm përmes organeve të drejtësisë dhe rrugëve ligjore.

“Shteti ligjor nuk i mbron ata, mbetet ti mbrojë shteti social, ata janë në proces legalizimi, dhe në bazë të ligjit nuk kanë asnjë të drejtë. Një qeveri që jep para jashtë ligjit është krim. Pse i lanë kaq gjatë? Pse e bëri tani? Si zgjidhet kjo çështje? Zgjidhet vetëm në gjykatë. Unë nuk kam lidhje me këtë qeveri, dhe po të jem unë nuk jap asnjë para për këtë rrugë, do të ndiqja procesin ligjor. Këtë gjendje e ka krijuar korrupsioni, le ta zgjidhin, por jo me protesta, kjo zgjidhet me Gjykatë.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Rama, një kryeministër kaqol që i flet botës si Enver Hoxha

Kjo është një përplasje sociale që e la Rama të vijë deri këtu. Ju nuk dini të ndërtoni, janë ndërtuar në formë korruptive. Kanë ardhur ekspert që kanë thënë se duhen deri në 500 milionë euro për të rikthyer normalitetin në qytet. Gjithë kjo që ka ndodhur është paaftësi e shtetit nga njëra anë dhe korrupsionit nga ana tjetër. Pse e lejon të ndërtojë pa leje kur ti e din se pa leje nuk duhet të ndërtohet? Gjithë këta të legalizuarit, nuk i kanë të sigurta pronat nëse vendoset ligji. Po flas me terma normal, pronë me ligj nuk jepet, prona ose blihet me kontratë ose është e trashëgueshme. Para disa vitesh u tha që të bliheshin truallet, dhe nuk u lejua, u hodh në atë kohë Saliu. E gjithë kjo që po ndodh sot është produkt i pronësisë së truallit”, tha Ngjela./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Pamje magjike në Korçë/ Ndizen dritat e festave

Publikuar

-

Nga

Në Korçë është mbajtur për të disatin vit radhazi, Festivali i Dritave. Qindra, mijëra drita janë ndezur njëkohësisht duke lajmëruar kështu ardhjen e festave të fundvitit.

Ashtu si çdo vit, festa ka nisur me numërimin mbrapsh pranë zonës së këmbësorëve, në sheshin para bashkisë, për të kulmuar më tej në një koncert solidarizues për të prekurit nga tërmeti tek Pazari i Vjetër.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Do të jem në aleancë me Ramën

LEXO EDHE:  Zjarret 'pushtojnë' sërish Greqinë/ Evakuohen banorët

Vetë kryebashkiaku, Sotriaq Filo, është kujdesur që qyteti të zbukurohet në çdo detaj, ndërkohë që koncertit iu bashkuan qindra qytetarë.

Për më shumë, pamjet e mëposhtme flasin vetë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kastriot Çipi pranon përçarjen mes aktivistëve të “Aleancës për Tetarin”

Publikuar

-

Nga

Pas lajmit të publikuar dje se, një përplasje e fortë verbale që ka shkuar deri në përplasje fizike ndodhi mes aktivistëve të  “Aleancës për Tetarin”, ka reaguar dhe regjiszori Kastriot Çipi.

Teksa pranon përplasen mes aktivistëve të  “Aleancës për Tetarin”, Çipi thotë se disa protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin.

LEXO EDHE:  Ngjela “shuplakë’ Metës: As vetë nuk e di pse e kërkon referendumin

LEXO EDHE:  Meta rrezikon burgun/ Ngjela zbardh prapaskenat

“Mbrëmë ca protestues që mbrojnë Teatrin thirrën policinë që të largonin nga sheshi ca protestues të tjerë që mbrojnë Teatrin.

Sonte ata ta që thirrën policinë i kanë hapur skenën e Teatrit një artisti që doli nga të parët pro shembjes së Teatrit.

“Përditë shoh qartë e ma qartë.

Edhe vuej, thellë e ma thellë…” Kështu thoshte Migjeni”- shkruan Kastriot Çipi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shpërthim me lëndë plasëse në një lokal

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Tiranë pak para mesnatës së mbrëmshme.

Sipas uniformave blu, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari”, në afërsi të lokalit me pronësi të shtetasit M. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Aktualisht policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE