LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Paratë e lobimit të dyshimta?”/ Ristani jep përgjigjen “e çuditshme”

12 Nëntor 2019, 21:40, Politikë CNA
“Paratë e lobimit të dyshimta?”/ Ristani jep

?Nëse i ka lindur dëshira dikujt të jap një kontribut për PD, bravo i qoftë dhe faleminderit?, kështu është shprehur ish Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, në studion e emisionit ?Repolitix?.

Ndërsa thekson se PD-ja ka paguar për lobim vetëm 25 mijë dollarë, i pyetur se nëse dikush ka dhënë pjesën tjetër të shumës në favor të PD-së, Ristani ka falenderuar personin, duke shtuar se problemi i ligjshmërisë së parave nuk është i tij apo PD-së.

Sipas ish sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, e gjithë kjo çështje është një aferë midis Ramës dhe Prokurorëve për të njollosur PD.

?Nëse i ka lindur dëshira dikujt të jap një kontribut në për PD, bravo i qoftë dhe faleminderit. Pastaj nëse i ka të ligjshme apo jo ato para, atëherë është problemi i tij dhe le ta gjejnë ligjet e shtetit në të cilin ai person jeton.

Në këtë çështje ka një aferë midis Ramës dhe Prokurorëve të çështjes për të njollosur PD-në. Nëse akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të një force politike, atëherë ka një arsye. Ti do të bësh pis forcën politike dhe personin që e drejton këtë forcë politike?, është shprehur Ristani./CNA.al

Lajmet e fundit nga