Connect with Us

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Berisha: Ndërtimi i tyre si shpella të reja të mafies

Politikë

Ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese/ Berisha: Ndërtimi i tyre si shpella të reja të mafies

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se dhe funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykates Kushtetuese është një emergjencë e vërtetë

Sipas Berishës, shkatërrimi me qëllim kapjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese nga Edi Rama ka zhdukur shtetin ligjor në Shqipëri.

“Ndërtimi i tyre duke dhunuar në mënyrë flagrante Kushtetutën, domethënë ndërtimi i tyre jo si institucione kushtetuese të shtetit ligjor por si shpella të reja të mafies së Edvin Mafisë dhe narkoshtetit të tij, është një ndëshkim i ri i Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Ish kryeministri, shprehet i bindur se ky akt antikushtetues forcon pushtetin e Ramës por ndëshkon me tej Shqipërinë dhe mbyll edhe më shumë dyert e saj për hapjen e negociatave me BE.

Postimi i plotë:

Nje akt antikushtetues me çmim te shtrenjte per Shqiperine!
Miq, shkaterrimi me qellim kapjen e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese nga Edvin Mafia, ka zhdukur shtetin ligjor ne Shqiperi, eshte njeri nga faktoret kryesore te bllokimit te negociatave te Shqiperise me BE, ka krijuar abuzim masiv ne dhjetra mijra raste me te drejtat e njeriut, dhe ka shkaktuar vendit jo me pak se 4 miliarde euro deme ne ceshjet civile, pronat dhe bizneset e bllokuara ne fitimet munguara ne detyrime kamatash e ne largimin e investimeve te huaja dhe refuzimin e prere te investitoreve te huaj per te investuar ne nje vend pa shtet ligjor.
E gjitha kjo erdhi se per te kapur drejtesine, Edvin Mafia perdori metoden topdoën dmth metoden e dekompozimit apo shkaterrimit dhe ndertimit nga siper, ne rastin konkret nga Edvin Mafia dhe narkohorrat e tij ne krye te Dvoran KED, Kunat KLP te institucioneve te shkaterruara.
Ne kete kontekst, per vendin, ndertimi dhe funksionimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese eshte nje emergjence e vertet.
Por ndertimi i tyre duke dhunuar ne menyre flagrante kushtetuten, dmth ndertimi i tyre jo si institucione kushtetuese te shtetit ligjor por si shpella te reja te mafies se Edvin Mafise dhe narkoshtetit te tij, eshte nje ndeshkim i ri i Shqiperise.
Keshtu, keto dite Edvin Mafia, i sherbyer nga nje narkohorr si Dvorani qe kaloi me sukses vetingun duke perdhos ate pasi nuk justifikonte rreth 100 milione leke dhe ishte blere nga Albtelekomi me apartamente dhe dhjetra mijra euro per procese gjyqesore ne konflikt flagrant interesi, zgjodhi dje ne narkoparlamentin e tij, ne shkellje flagrante te kushtetutes, dy anetaret e asaj gjykate dhe shpalli te zgjedhur edhe anetarin qe duhet ta emeronte presidenti, me qellimin me te turpshem dhe kriminal per te perjashtuar nga mundesia e perzgjedhjes nga ky i fundit te nje kandidate, e cila, ndonese disa here me e afte se narkohorra te tipit Dvorani, nuk do te ishte nje vegel e verber e bindur ne duart e Edvin Mafise.
Se fundi, shpreh bindjen time te thelle se ky akt antikushtetues vertet forcon pushtetin e Edvin Mafise por ndeshkon me tej Shqiperine dhe mbyll edhe me shume dyert e saj per hapjen e negociatave me BE!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha uron 12 vjetorin e Kosovës/ Premtimi si kryeministër i ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar sot përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës.

Basha shprehet se këto vite nuk kanë qenë të lehta për Kosovën, sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida.

Kryedemokrati ka shprehur angazhimin e tij se Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh.

“Të dashur vëllezër e motra të Kosovës, në ditën e dytë më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, ju uroj nga zemra gëzuar përvjetorin e 12-të të shtetit të Kosovës!
Këto nuk kanë qenë vite të lehta për Kosovën,sikundër dhe rruga e së ardhmes është e mbushur me sfida. Por si përherë, jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri do t’i përballni me sukses të gjitha sfidat përgjatë rrugës së vështirë të shtetformimit.
Në këtë ditë kaq të bukur dhe të rëndësishme për kombin, dua të shpreh angazhimin tim se çdo ditë të jetës dhe punës time, sot në krye të opozitës e nesër në krye të qeverisjes së vendit, Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit do të jetë misioni ynë i madh.
Ne do të jemi bashkë në këtë rrugëtim, prandaj edhe më të fortë edhe më të qartë se asnjeherë më parë për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Gëzuar Kosovë!”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi uron Pavarësinë e Kosovës/ Ëndrra e realizuar e të rënëve për liri

Publikuar

-

Nga

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryemadhi e cilëson shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ëndrrën e realizuar të të rënëve për liri.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova jonë e dashur, martirja e përgjakur në Evropën e kohëve moderne, ëndrra e realizuar e të rënëve për liri!

12-vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më jep rastin fatlum që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të uroj me gjithë zemër motrat dhe vëllezërit shqiptarë, e bashkë me ta edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës për ketë ngjarje të shënuar, e njëkohësisht të shpreh bindjen time të palëkundur se kjo ditë e veçantë, do të gjenerojë më shumë energji dhe besim, më shumë përkushtim dhe vendosmëri, për të punuar pa u lodhur asnjëherë për Kosovën europiane.”-shkruan Kryemadhi.

Më tej, ajo thekson se 12 vjet në jetën e një vendi nuk janë shumë, por 12 vjet të shtetit të pavarur të Kosovës, kanë shënuar arritje me përmasa epokale po të kemi parasysh se sa shumë luftë e përpjekje, sa shumë sakrifica dhe privacione janë dashur të përballohen.

Ndaj, thekson kryetarja e LSI-së, është e natyrshme që sot një nderim i veçantë të shkojë për të gjithë ata djem dhe vajza, për të gjithë ata luftëtarë të lirisë që i dhanë Kosovës, lirisë e pavarësisë së saj, jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Infermierja korçare i “përplas” në fytyrë të vërtetën Ramës/ Rrogat jo vetëm që nuk janë rritur, por…

LEXO EDHE:  11 vite në NATO/ Berisha: Sot një ditë historike për Shqipërinë

Gjithashtu, Kryemadhi shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, që ishin krah Kosovës si në ditët e luftës së përgjakshme, ashtu edhe në procesin politik për shpalljen e pavarësisë së saj.

“Kosova është amaneti i shenjtë i gjakut të të rënëve, por po aq është edhe ëndrra e bukur e djemve dhe vajzave të saj, ndaj përparimi dhe mirëqenia, prosperiteti dhe zhvillimi i pandalshëm, do ta bëjnë Kosovën edhe më të fortë, edhe më të begatë, edhe më europiane.

Edhe një herë:
Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova jonë e dashur!”-përfundon postimin e saj Kryemadhi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Tetë vite duke ujitur tulipanët”/ Ish-deputeti i “nxjerr bojën” Bashës, zbulon gabimin e kreut të PD  

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar në lidhje me “shpikjen” e fundit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, nën moton “po të dëgjoj”.

Në një postim në rrjetet sociale, Harasani shkruan se një kryetar opozite minimumi duhet të thoshte “po iu dëgjojmë”, sepse nuk mund të dëgjojë i vetëm, kur është kryetar i një institucioni.

Harasani ironizon Bashën, ndërsa shkruan se nuk është Zoti, që të dëgjojë i vetëm.

Po ashtu, Harasani i jep edhe një “shuplakë” të fortë Bashës, ndërsa i kujton se ka tetë vite në opozitë dhe nuk ka bërë asgjë, përvecse ka ujitur tulipanët, në shtëpinë e tij në Hollandë.

LEXO EDHE:  “Vizat e drogës” irritojnë Ramën/ Ruçi nuk e lë të flasë

LEXO EDHE:  Basha sulmon Berishën dhe Topallin

“ #PoTeDegjoj.

A ka njeri ti thote qe:
1. Nuk eshte ZOTI qe degjon i vetem.
2. Qe ka 8 vjet ne opozite dhe duhet te dali me zgjidhje jo te kujtohet tani qe te degjoje cfare hallesh kane njerezit. Pse cberi gjithe keto vite ne opozite? Ujiti Tulipanet?
3. Eshte Kryetar Partie Politike. Eshte Kryetar i institucionit te Opozites dhe minimalisht duhet te thonte  #POJUDEGJOJME.”-shkruan Harasani në postimin e tij.
4. Nuk mesoi asgje nga takimi koke me koke me KM? Qe vazhdon vepron vetem?/ CNA.al

LEXO TE PLOTE