Connect with Us

Nga Kreshnik Çollaku/ Kryetari pa vota i Tiranës, qan hallin e votave

Politikë

Nga Kreshnik Çollaku/ Kryetari pa vota i Tiranës, qan hallin e votave

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës i ka cilësuar si dashakeqe dhe ndërhyrje në punët e brendëshme të kryeqytetit shqiptar, deklaratat e Vetëvendosjes lidhur mbi ccështjen e Astirit, ndëra e theksonte se Vetëvendosja kërkon të marrë dhe votot e PD-së së degraduar.

Pas këtyre deklaratave nga ana e bashkisë, ka reaguar dhe Anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.

Teksa ka përshëndetur suksesin e Vetëvendosjes në Kosovë, Çollaku shkruan me ironi se “Ky hall të gjen e nuk e fsheh dot..,kur kryetar apo deputet bëhesh me vota të vjedhura apo dhe më keq si këtë rast kryetar Tiranë pa rival e pa vota fare.”

Reagimi i plotë

Kryetari pa vota i Tiranes,qan hallin e votave.
————
Kryetari i Komitetit Ekzekutiv ne Tirane qenka bezdisur nga VetVendosja e Tiranes,sepse paskan bere deklarate per dhunen ne Astir !?
Madje qenka merakosur edhe per votat e PD !?

PD ka pershendetur suksesin e VetVendosjes ne Kosove. PD garanton mbeshtetje dhe bashkepunim per qeverine e re ne Kosove mes LDK dhe Vetvendosjes,sot ne opozite e sidomos neser ne qeverisje te Shqiperise.
PD respekton pa asnje rezerve verdiktin e qytetareve ne Kosove.
Pd nuk sulmon fyen apo percan subjektet politike ne Kosove e lideret e tyre.
PD i uron sukses edhe Vetvendosjes ne Tirane.
Kemi gjera qe na bashkojne e do te mbeshtetmi ne ato per bashkepunim,dhe nese ka ceshtje qe na ndajne do te debatojme me respekt reciprok..,pasi e tille duhet te jete jeta politike e nje gjenerate te re.

E fundit gje qe na merakos jane votat,pasi ato jemi perpjekur e do te perpiqemi ti fitojme ndershem dhe do ti respektojme pasi ato te hidhen ndershem.
Pasi ndryshe nga Rilindja,pluralizmin e nxisim dhe e mbrojme..,nuk e vrasim.

LEXO EDHE:  Tabaku nxjerr zbuluar Veliajn/ Premtimet i ka shkelur me këmbë

Por kryetari i komitetit te Tiranes me merakun te votat e PD,ne menyre froidjane,rrefen merakun e vet.

Votat jane halli i Rilindasve. Halli i madh i cdokujt eshte ajo cka nuk e ka

Ky hall te gjen e nuk e fsheh dot..,kur kryetar apo deputet behesh me vota te vjedhura apo dhe me keq si kete rast kryetar Tirane pa rival e pa vota fare.

Votat jane halli i kryetarit te Tiranes..,sepse me vota ai e di mire,nuk do te ishte sot kryetar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  KLD: Protesta e Veliajt sjell destabilizim të sistemit gjyqësor

LEXO EDHE:  Tabaku nxjerr zbuluar Veliajn/ Premtimet i ka shkelur me këmbë

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi Konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE