LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit/ Vetëdorëzohet në polici Griseldo Kusi

12 Nëntor 2019, 13:09, Kronika CNA
Në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit/

Vetëdorëzohet në polici një prej vllezërve që dyshohet se vranë teknikun e kondicionerit Indrit Çelaj.

Griseldo Kusi është paraqitur sot pa praninë e avokatëve në drejtorinë e policisë. Griseldo Kusi ishte shpallur në kërkim së bashku me vëllain Albano Kusi si të dyshuar për vrasjen e Çelajt.

Indrit Çelaj u vra më 23 gusht me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime për montimin e kondicionerit.
Sipas dëëshmisë në prokurori të dy punonjësve Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëlloi me pistoletë./CNA.al

Lajmet e fundit nga