Connect with Us

Mijëra euro dhuratë vajzës dhe me një banesë karabina/ Kryegjyqtari mashtron me pasurinë?

Vetingu

Mijëra euro dhuratë vajzës dhe me një banesë karabina/ Kryegjyqtari mashtron me pasurinë?

Publikuar

-

Gjyqtarët konsiderohen si pjesa më e kalbur e sistemit të drejtësisë.

Vettingu ka spastruar disa prej tyre, por ende ka gjyqtarë, të cilët kanë një të kaluar dhe pasuri të dyshimtë, që vijojnë të jenë pjesë e gjyqësorit.

CNA.al, nuk merr përsipër ti etiketojë me emra, por do të vijojë me zbardhjen e të kaluarës së tyre profesionale njëherësh edhe zbardhjen e pasurisë së tyre.

Më pas është Vetingu që flet me emra dhe mbiemra, ndërsa ne informojmë me korrektësi opinionin publik.

Kreu i Gjykatës së Apelit, Dritan Banushi, ka qenë pjesë e listës prioritare të Vettingut, i përzgjedhur që në fillim të vititn 2018. Por, duket se ende nuk ka mbaruar hetimi për të, në mënyrë që të dalë në seancë dëgjimore.

Subjekti i rivlerësimit, Dritan Banushi, të paktën që nga viti 2003 e ka ushtruar profesionin e gjyqtarit në Gjirokastër në fillim në shkallën e parë e më pas në Apel si drejtues.

Sa i përket pasurisë, nga viti 2003 deri në vitin 2013, deklaron vetëm të ardhurat që merr nga detyra që bën.

Në 2014, ka një ndryshim të financave, shtim të gjendjeve të llogarisë dhe depozitave bankare. Ndërkohë kursime ka deklaruar thuajse çdo vit.

Në mënyrë të përgjithësuar po ndalemi tek vitet, ku ka lëvizje të pasurisë dhe financave.

Në vitin 2003, ai deklaron një autoveturë tip Nissan, me vlerë 1 000 000 lekë si dhe apartament banimi karabina me vlerë 800 000 lekë. Më vonë, të paktën deri në 2018, nuk thotë se çfarë ka ndodhur më këtë pronë.

Në vitin 2005 ai deklaron se ka shitur automjetin tip Nisan, në shumën 450 000 lekë si dhe para kesh nga kursimet  në shumën 300 000 lekë.

Më tej në vitin 2007, shuma kesh e deklaruar prej tij është 400 000 lekë. Po në të njëjtin viti, ka blerë një autoveturë në Gjermani në shumën 3 800 euro.

Në vitin 2014, përveç të tjerash deklaron se vajza e tij Marinela Banushi ka marrë si dhuratë nga të afërmit me rastin e fitimit të shkollës së lartë, në universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, në shumat 3 500 euro dhe 100 000 lekë.

Ndërsa në vitin 2015, vajza Marinela Banushi sërish deklaron  dhuratë nga të afërmit për ditëlindje dhe festat e fundvitit në shumat 450 euro dhe 21 000 lekë.

Një vit më vonë, në 2016-ën, bashkëshortja, Mimoza Banushi deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 67.6 m2, të trashëguar nga babai me vlerë 1 600 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Dritan Banushi.

Viti 2003

Autoveturë tip Nissan, me vlerë 1 000 000 lekë.

Paga mujore si gjyqtar në Gjirokastër në shumën 653 189 lekë.

Ap banimi karabina me vlerë 800 000 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjirokastër në shumën 653 189 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar i Apelit në Gjirokastër, në shumën 535 134 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga shitja e automjetit tip Nisan, në shumën 450 000 lekë.

Gjendje cash e siguruar nga kursimet dhe të ardhurat në shumën 300 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga, shpërblime dhe dietat në shumën 1 408 840 lekë.

Viti 2006

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga në shumën 1 322 327 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 90 000 lekë.

Viti 2007

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues në shumën 400 000 lekë.

Blerë autoveturë në Gjermani në shumën 3 800 euro.

Të ardhura të krijuara nga paga në shumën 1 173 208 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 49 400 lekë.

Viti 2008

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga në shumën 1 130 540 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 89 200 lekë.

Të ardhura të krijuara nga shpërblimi në shumën 70 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 162 637 lekë.

Viti 2009

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 800 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga dhe shpërblimi në shumën 1 241 532 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 121 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 271 737 lekë.

Viti 2010

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 700 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga dhe shpërblimi në shumën 1 211 766 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 136 500 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 388 192 lekë.

Viti 2011

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 600 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga dhe shpërblimi në shumën 1 208 827 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 103 500 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 405 548 lekë.

Viti 2012

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 700 000 lekë.

LEXO EDHE:  Pa para në bankë por, blen garazh 12 mijë euro/ Luan Kaloçi në “gijotinën” e Vettingut

Të ardhura të krijuara nga paga dhe shpërblimi në shumën 1 254 312 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 99 500 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 413 721 lekë.

Viti 2013

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga dhe shpërblimi në shumën 1 332 389 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 136  500 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 430 732 lekë.

Viti 2014

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 1 000 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 3 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 33 256 lekë.

LLogari rrjedhëse e bashkëshortes Mimoza Banushi në shumën 901 lekë.

Pakësuar gjendja cash me 3 652 euro.

Të ardhura të krijuara nga paga si kryetar i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, në shumën 1 461 183 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 128 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 476 664 lekë.

Gjendje cash e vajzës Marinela Banushi si dhuratë nga të afërmit me rastin e fitimit të shkollës së lartë, në universitetin Zoja e Këshillit të mirë, në shumat 3 500 euro dhe 100 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje cash, siguruar nga të ardhurat e subjektit deklarues dhe bashkëshortes së tij, në shumën 1 100 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 1 500 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 2 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 24636 67 lekë.

LLogari rrjedhëse e bashkëshortes Mimoza Banushi në shumën 97 lekë.

Pakësuar gjendja cash jashtë sistemit banker me 4 336 euro.

Të ardhura të krijuara nga paga si kryetar i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, në shumën 1 470 163 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 131 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 480 096 lekë.

Të ardhura të krijuara nga interesat bankare në shumën 50 182 lekë.

Të ardhura të përfituara nga Shkolla e Magjistraturës në cilësinë e ekspertit në shumën 24 575 lekë.

Depozitë bankare e vajzës Marinela Banushi në shumat 3 500 euro dhe 100 000 lekë.

Gjendje cash e vajzës Marinela Banushi si dhuratë nga të afërmit për ditëlindje dhe festat e fundvitit në shumat 450 euro dhe 21 000 lekë.

Viti 2016

Gjendje cash, jashtë sistemit banker në shumën 1 000 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 700 000 lekë.

Pakësuar gjendja cash jashtë sistemit bankar me 4 364 euro.

Të ardhura të krijuara nga paga si kryetar i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, në shumën 1 480 893 lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 56 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 482 315 lekë.

Të ardhura të krijuara nga interesat bankare në shumën 44 086  lekë.

Bashkëshortja, Mimoza Banushi deklaron ap banimi me sip 67.6 m2, të trashëguar nga babai me vlerë 1 600 000 lekë.

Bashkëshortja, Mimoza Banushi, llogari rrjedhëse në shumën 8 332 68 lekë.

Depozitë bankare e vajzës Marinela Banushi në shumën 3 450 euro.

Depozitë bankare e vajzës Marinela Banushi në shumën 43 000 lekë.

Viti 2017

Shtuar  gjendja cash jashtë sistemit bankar me 850 000 lekë.

Llogari kursimi e subjektit deklarues në shumën 11 167 66 lekë.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 52 645 lekë.

Pakësuar gjendja cash jashtë sistemit bankar me 4 385 euro.

Të ardhura të krijuara nga paga si kryetar i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, në shumën 1 498 480  lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat në shumën 132 000 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 506 139 lekë.

Të ardhura të krijuara nga interesat bankare në shumën 13154 5 lekë.

Të ardhura të përfituara nga Shkolla e Magjistraturës në cilësinë e ekspertit në shumën 12 288 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 13 562 18 lekë.

Të ardhura të përfituara nga interesat bankare të vajzës Marinela Banushi në shumën 0 12 euro.

Depozitë bankare e vajzës Marinela Banushi në shumën 54 432 lekë.

Të ardhura të përfituara nga interesat bankare të vajzës Marinela Banushi në shumën 4,47 lekë.

Viti 2018

Shtuar gjendja e llogarisë bankare në shumën 354 223 lekë.

Interesa të përfituara nga depozita bankare në shumën 188 872 33 lekë.

Interesa të përfituara nga depozita bankare në shumën 18 583 57 lekë.

Interesa të përfituara nga depozita bankare në shumën 15 584 48 lekë.

Pakësuar llogaria e pagës në vlerën 580 000 lekë, duke e konvertuar në 4450 euro, shpenzim ky i kryer për shkollimin e vajzës.

Llogari rrjedhëse e subjektit deklarues në shumën 408 868 lekë.

Të ardhura të krijuara nga paga si kryetar i Gjykatës së Apelit në Gjirokastër, në shumën 1 515 051lekë.

Të ardhura të krijuara nga dietat dhe udhëtimet në shumën 69  016 lekë.

Të ardhuratë krijuara nga paga e bashkëshortes si edukatore në shumën 534 522 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes në shumën 5890 18 lekë.

Të ardhura të përfituara nga interesat bankare të vajzës Marinela Banushi në shumën 0 12 euro.

Të ardhura të përfituara nga interesat bankare të vajzës Marinela Banushi në shumën 163 51 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Ngec në “sitën” e vettingut/ KPK shkarkon prokurorin e “ndereve”

Publikuar

-

Nga

Ngec në sitën e vettingut prokurori Adnand Xhelili.

Mësohet se Komisoni i Pavaruir i Kualifikimit e ka shkarkuar, pasi ka konstatuar probleme me dy pasuritë kryesore të familjes së tij, konkretisht një apartament me sipërfaqe 117 m2 në Tiranë dhe një vilë trekatëshe në Borsh të Lukovës.

Adnand Xhelili i Prokurorisë së Tiranës, u lakua pak kohë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku denoncoi sorollatjet e një qytetareje në zyrat e një notereje, të Hipotekës, gjykatës, prokurorisë dhe përmbarimit.

Ndërsa në anën ekonomike, Xhelili ka deklaruar  gjashtë burime të ardhurash . Ai ka deklaruar të ardhura nga paga e rij si prokuror, si pedagod, pagën e bashkëshortes, pagën e  djalit, të ardhurat nga tokat bujqësore në Borsh, të ardhura nga shtëpia e pushimeve verore për turizëm./ CNA.al

Miliona lekë nga turizmi/ Zbardhet pasuria e prokurorit të “ndereve”

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë/ Fshihen 50 faqe raport, konfirmohet Ardi Veliu

Publikuar

-

Nga

drejtori i policise se shtetit , ardi veliu

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur konfirmimin në detyrë për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Kujtojmë se dje Veliu doli “me xhepa të shpuar” para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku u paraqit pa praninë e avokatit.

Në media u raportua  se Veliu nuk ka fshehje të pasurisë, dhe se aktualisht ai jeton në shtëpi me qera e nuk rezulton të ketë pasuri të tjera të paluajtshme.

Por, e vërteta e pasurisë nuk është kështu siç u raportua nëpër media, pasi u fshehën 50 faqe raport për Veliun dhe shume probleme që kanë të bëjnë me kryepolicin.

LEXO EDHE:  100 mln paundët e George Michael/Zbulohen trashëgimtarët

LEXO EDHE:  Editori i CNA.al i përgjigjet Bashës/ Pse tmerrohet pas dosjeve të kunatit dhe vjehrrit

Raporti me 50 faqe e nxjerr Veliun me probleme dhe borxhe, por pavarësisht kësaj vettingu ka zgjedhur ta konfirmojnë në detyrë.
Duket qartë se vettingu në polici është thjesht një instrumet politik si hanxhar mbi kokat e drejtuesve të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Klodiana Lala lëshon “bombën”/ Sulm i organizuar nga bandat kundër komandantit të Gardës

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media, për proçesin e Vettingut ndaj Kreut të Gardës Gramoz Sako.

Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruan se nuk e ka njohur nga afër Sakon, por shton se shumë e njohin si një profesionist.

Po ashtu gazetarja Lala hedh dyshime të forta për një sulm të “orkestruar” ndaj Sakos, ndërsa shkruan se një dorë me çdo kusht kërkon ta largojë nga drejtimi i Gardës.

Ndër të tjera Lala thekson se kjo të çon në dyshime për përplasje bandash edhe në Gardë, ndërsa shton se Vettingu ka vdekur.

“Nuk e kam njohur Gramoz Sakon nga afer. Shume me kane folur se eshte profesionist. Fakti qe e sulmojne nga cdo ane me ben te dyshoj se ka nje dore qe do me cdo kusht ta largoje nga drejtimi i Gardes.

LEXO EDHE:  Pasuria e bashkëjetueses “fundos” gjyqtarin e Tiranës

LEXO EDHE:  Vettingu me dorë të hekurt/ Arta Marku asnjë hetim për prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar

Perplasje bandash edhe ne Garde????

Do besoja vertete qe ka probleme me pasurine nese do behej nje hetim i pavarur nga i ashtuquajturi komision Vettingu, qe zyrtaret oligarke te policise i nxjerr te varfer e policet me uniforma te dala boje milionere. Vettingu VDIQ, rrofte Vettingu!”-shkruan gazetarja Lala në postimin e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: