Connect with Us

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Sociale

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Shërbimi Meteorologjik ushtarak parashikon që dita e sotme të jetë me reshje shiu kryesisht pas mesditës.

Problematike do të jetë era e fortë dhe stuhi ere kryesisht përgjatë bregdetit, duke sjellë det të trazuar.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek. Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet. Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C
në vendet e ulëta: 14 / 21 °C
në vendet malore: 8 / 14 °C/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Dyshohet se u infektuan në një festë familjare/ Punonjësi i Kadastrës del pozitiv, i prekur dhe xhaxhai i tij

Publikuar

-

Nga

Infektohet me Covid-19, punonjësi i OSHEE-së në Korçë

Dy raste me Covid janë konfirmuar ditën e sotme në Fier. Një punonjës i Kadastrës dhe një punonjës i një kompanie naftënxjerrëse kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Personi që punon në Drejtorinë e Kadastrës mësohet se ka qenë në një feste familjare, pjesë e së cilës ka qenë edhe burri që punon në kompaninë naftënxjerrëse.

Pasi kanë paraqitur simptomat e para të Covid, u është marrë tampon, i cili ka rezultuar pozitiv.
Të dy institucionet vijojnë normalisht punën, nën masat e rrepta të protokolleve të sigurisë ndersa janë karantinuar tashmë jo vetëm dy personat pozitiv por edhe ata që kanë punuar me ta.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Lajme të këqija nga moti/Mësoni çfarë do ndodhë sot dhe nesër

Deri më tani, të gjithë kontaktet e dy rasteve të fundit që i janë nënshtruar tamponit kanë dalë negativ, ndërsa vijon hetimi i kontakteve. Dy rastet pozitiv janë nip e xhaxha me njeri-tjetrin dhe mesohet se kane qene ne nje feste familjare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tre viktima në 24 orë/ Mes tyre një 44 vjeçare pa sëmundje shoqëruese

Publikuar

-

Nga

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 pacientë.

Viktimat janë një 44 vjeçare nga Tirana e cila nuk kishte sëmundje shoqëruese përveç obezitetit, si dhe një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ulet mosha mesatare e vdekjeve në vend nga Covid-19/ Rreth 19% janë nën 60 vjeç

Publikuar

-

Nga

Ulet mosha mesatare e vdekjeve në vend nga Covid-19/ Rreth 19% janë nën 60 vjeç

Mosha mesatare e jetëve të humbura nga Covid -19 po ulet teksa përhapja e pandemisë në vendin tonë po përhapet me ritme te shpejta, duke zbritur tek moshat e reja.

Sipas të dhënave zyrtare mbi statistikat e vdekjeve nga Ministria e Shëndetësisë, të përpunuara nga Monitor, me 15 korrik (me 101 jetë të humbura) mosha mesatare arriti në 67.8 vjeç, nga 71,2 vjeç që ishte në javën dytë të prillit (12 prill, me 23 jetë të humbura).

Që nga muaji i dytë i pandemisë e deri tani mosha e vdekurve nga Koronavirusi është ulur me 3.4 vite. Nga fillimi i korrikut fillimi i qershorit mosha mesatare është ulur me 1.3 vjet.

Ulja e moshës mesatare ka qenë e dukshme tek femrat. Më 15 korrik mosha mesatare grave që humbën jetën nga Covid-19 ishte 67.8 vjeç nga 77 vjeç që ishte në 12 prill, pas disa rasteve të moshave të reja që nuk e përballuar sëmundjen, siç ishin 49 dhe 21 vjeçarja që ndërruan jetë ditën e djeshme.

Ndërsa për meshkujt mosha mesatare është pothuajse e pandryshuar në rreth 68 vjeç.

Për herë të parë në 15 korrik, mosha mesatare e femrave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është më e ulët se atyre e meshkujve, ndonëse me një diferencë fare të vogël.

38% e rasteve të jetëve të humbura ishin femra dhe 62% meshkuj, në linjë me tendencën globale, ku burrat kanë një normë fataliteti më të lartë. Gjithsesi, pesha e femrave ka shënuar rritje, në raport me 33% që ishte në 19 qershor.

Ulja e moshës së mesatare pas heqjes së masave kufizuese erdhi për shkak të krijimit të një vatre infeksioni në spitalin Nënë Tereza, ku humbën jetën disa pacientë të rinj në moshë që po trajtoheshin më sëmundje të tjera, ndërsa u infektuan edhe me Covid-19.

Mjeku pneumolog, Ajet Braho thotë se, mosha mesatare e vdekjeve në vendin tonë ka ardhur me ulje pas heqjes së masave kufizuese, pasi edhe virusi ka prekur më se shumti moshat e reja. Sipas Statistikave të Institutit të Shëndetit publik, mosha mesatare e rasteve të konfirmuara me Covid -19 më 14 korrik ishte 46.5 vjeç. Me datën 22 prill mosha mesatare e të prekurve ishte 47.5 vjeç.

LEXO EDHE:  Moti pëson ndryshime drastike/ Reshje, shtrëngata dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Të prekurit mbi 65 vjeç përbejnë vetëm 8 për qind e totalit të personave të prekur deri më datën 14 korrik. Tendenca e përhapjes dhe fataliteteve në moshat e reja është globale, thotë mjeku pneumolog Luan Dyrmishi. Teksa  u mësua se virusi është fatal më së shumti në moshat e vjetra, kjo kategori rriti kujdesin dhe masat mbrojtëse, ndërsa të rinjtë u ekspozuan më shumë pas heqjes së masave, argumentoi ai.

Mjekët pohojnë se është  e vërtetë që gratë në vend jetojnë më gjatë (pritshmëria në lindje e femrave në vend është vjeç, përkundrejt 77 të meshkujve), por gjithsesi gratë kanë një barrë më të lartë sëmundjesh edhe në moshë të re.

Vdekjet sipas grupmoshave, 19% janë nën 60 vjeç

Statistikat e vdekjeve nga Covid-19, tregojnë se grupmosha me fatalitetet më të larta është 60-69 vjeç, me 39% të jetëve të humbura. 27 për qind ishin në moshën 70-79 vjeç dhe 16% mbi moshën 80 vjeç.

Si rrjedhojë e humbjes së jetëve në moshat e reja, sidomos tek femrat, ka një rritje të peshës së fataliteteve nga Covid-19 të moshës nën 60 vjeç, që kanë arritur në gati 19% të total, nga 9% që ishte në 19 qershor.

Në Itali, ndonëse me një numër shumë të lartë fatalitetesh, pesha e vdekjeve te personat nën 60 vjeç, ndaj totalit është rreth 5%.

Vetëm 2% e rasteve në vend nuk kishin sëmundje shoqëruese. Sëmundjet shoqëruese që mbizotërojnë janë tensioni i lartë dhe diabeti. Në fakt, sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i vdekjeve në vend, me 50% të totalit.

Të dhënat e INSTAT për vitin 2019 tregojnë se mesatarisht në vend, nga shkaqe natyrore humbën jetën në vend 21.9 mijë persona, ose rreth 60 persona në ditë. Më shumë se gjysma e tyre (32 në ditë) ndërruan jetë nga aparati i qarkullimit të gjakut (zemra, sulmi në tru etj). Nga tumoret humbën jetën rreth 10 persona në ditë (shih grafikun në fund).

Deri tani, niveli më i lartë i vdekjeve në vend nga shkaqe natyrore është shënuar në 2014-n, me 22.4 mijë persona dhe në 2017-n, me 22.2 mijë persona. Ndërsa në tremujorin e parë, niveli më i lartë u shënua në 2017-n./ Monitor

LEXO TE PLOTE