Connect with Us

ISP apel Kuvendit dhe Ilir Metës/ Zgjidhni urgjent kreun e KLSH, po pengoni kontrollin financiar të korrupsionit

Politikë

ISP apel Kuvendit dhe Ilir Metës/ Zgjidhni urgjent kreun e KLSH, po pengoni kontrollin financiar të korrupsionit

Publikuar

-

Mungesa e vullnetit politik, e bashkëpunimit institucional dhe sensit të përgjegjësive kushtetuese ka krijuar një situatë unike për KLSH me pasoja për standardet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale në Shqipëri

Instituti i Studimeve Politike (ISP), organizatë që monitoron aktivitetin e Kuvendit të Shqipërisë, kriteret e integrimit dhe impaktin e akteve ligjore e vendimmarrëse të munguara, shpreh shqetësimin e thellë se rreth një vit pas mbarimit të mandatit kushtetues për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ende institucioni i Presidentit dhe i Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë përmbushur përgjegjësinë kushtetuese të zgjedhjes së kryetarit të ri të KLSH.

Një vit më parë, më 5 nëntor 2018 Presidenti propozoi kandidaturën e znj. Vitore Tusha për kryetare të KLSH. Më 20 dhjetor 2018 me 71 vota Kuvendi e rrëzoi kandidaturën e propozuar. Më 19 janar 2019 Presidenti propozoi kandidaturën e z.Bahri Shaqiri për kryetar të KLSH. Më 31 janar 2019 me 77 vota Kuvendi e rrëzoi kandidaturën e propozuar. Më 17 korrik 2019 Presidenti propozoi kandidaturën e z. Petraq Milo për kryetar të KLSH. Më 12 shtator 2019 me 77 vota Kuvendi e rrëzoi kandidaturën e propozuar. Në tri rastet pretendimet e mazhorancës për rrëzimin e kandidatëve ishin të ndryshme, kryesisht të bazuara në argumente politike.

Nga shtatori 2019 Presidenti nuk ka propozuar ende kandidat për vendin vakant të kryetarit të KLSH, Kuvendi gjithashtu nuk ka nxitur as kërkuar zbatimin e procedurës kushtetuese për kryetarin e KLSH. Për rrjedhojë, mungesa e vullnetit politik, e bashkëpunimit institucional dhe e sensit të përgjegjësive kushtetuese ka krijuar një situatë unike për KLSH me pasoja për standardet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale në Shqipëri.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, neni 162, Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar. Ai u nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Sipas nenit 163 të Kushtetutës “Kontrolli i Lartë i Shtetit kontrollon: a) veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë; b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe atij vendor; c) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huat, kreditë dhe detyrimet e tyre garantohen nga shteti”. Në të drejtat e tij kushtetuese, KLSH (neni 164) i paraqet Kuvendit: a) raport për zbatimin e buxhetit të shtetit; b) mendim për raportin e Këshillit të Ministrave për shpenzimet e vitit të kaluar financiar para se të miratohet nga Kuvendi; c) informacion për rezultatet e kontrolleve sa herë që kërkohet nga Kuvendi, si dhe paraqet raportin vjetor të veprimtarisë së tij.

LEXO EDHE:  Meta takon zyrtarin e lartë të NATO-s/ Të rritet buxheti për ushtrinë

Siç rezulton edhe nga përgjegjësitë, KLSH ka një vend të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në hierarkinë e institucioneve kushtetuese dhe mbetet institucioni i vetëm i kontrollit të aktivitetit ekonomik të institucioneve, qeverisë dhe fondeve shtetërore. Lënia “peng” e postit të kryetarit të KLSH përveçse cenon standardin kushtetues dhe cilësinë e qeverisjes së përgjegjshme, është investim indirekt në defaktorizimin dhe dobësimin e vetë rolit, funksionit, gjetjeve dhe raportimeve periodike që KLSH ka bërë, bën e mund të bëjë në të ardhmen në çështjet e abuzimeve dhe korrupsionit me fondet publike.

Kryetari në detyrë i KLSH, e ka vijuar drejtimin e institucionit edhe pas përfundimit të mandatit kushtetues, duke u ndodhur në një situatë ekstra ligjore të krijuar prej dy institucioneve më të rëndësishme kushtetuese në vend, Presidentit dhe Kuvendit.

ISP vlerëson se është në interes të vendit, të shtetit të së drejtës, të transparencës dhe të nevojës për llogaridhënie e luftë ndaj korrupsionit, që parimi i rotacionit kushtetues në institucione të tilla të mos jetë dhe as mbetet peng i konflikteve dhe interesave politike.  në këto rrethana, ISP apelon dy institucionet përgjegjëse, institucionin e Presidentit të Republikës dhe institucionin e Kuvendit të RSH të investohen që kriza e krijuar 1 vjeçare rreth zgjedhjes së kryetarit të radhës së KLSH-së të zgjidhet menjëherë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  Meta ‘presion’ Ramës/ Kreu i SHISH i fut në ‘sherr’

LEXO EDHE:  Kuvendi i PD/ Goxhaj: Zgjedhje njësoj si Luli në 2017

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi Konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE