Connect with Us

“I frikësohet PD një dëshmie nga Muzin?”/ Ristani: Çështja është mbyllur zyrtarisht

Politikë

“I frikësohet PD një dëshmie nga Muzin?”/ Ristani: Çështja është mbyllur zyrtarisht

Publikuar

-

Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, duke folur mbi akuzat që rëndojnë mbi të për falsifikim dokumentesh, është shprehur edhe njëherë se nuk ka lidhje me këtë çështje.

Në një intervistë për “Repolitix”, i pyetur se nëse ai apo dikush nga PD i frikësohen një deklarate nga ana e Muzin, Ristani shprehet se “çështja tashmë është mbyllur dhe nëse Muzin do të kishte ndonjë dëshmi për të dhënë, kjo dëshmi do ti ishte marrë.”

Pjesë nga biseda në studio:

I trembeni kësaj çështje?

Po bëhet fjalë për trembje personale, unë nuk kam të bëjë me ketë çështje. Madje në këto 4 vite si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, nuk kam pasur dhe as nuk kam të bëjë me asnjë lloj çështje që ka të bëj me parat.

LEXO EDHE:  Rikthimi i Topallit në Këshillin Kombëtar të PD/ Ristani: Shumë i drejtë, por ...

Ka persona në PD që mund t’i tremben Muzin?

Nuk ka persona në PD që të mund t’i tremben dëshmisë së Muzin. Mos të harrojmë që çështja sot zyrtarisht që flasim është mbyllur zyrtarisht me dokument. Kështu që nëse do të kishte ndonjë dëshmi nga ana e Muzin do të ishte marrë.

Nuk ka asnjë shancë që të kenë dalë nga selia e PD. Asgjë nuk e dëmton PD në rast se nuk ka dalë nga vetë PD./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërmeti i 26 nëntorit/ Rama në Turqi, takim me Erdoganin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi ku po zhvillon një takim me presidentin turk, Recep Tayp Erdogan.

Rama ndodhet në Turqi për konferencën e investitorëve në Stamboll.

Mësohet se konferenca do të zhvillohet me investitorë myslimanë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit që tronditi vendin.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në rrjetet sociale video nga momenti i pritjes  nga presidenti Erdogan./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lekundje te forta termeti ne Durres e Tirane

Publikuar

-

Nga

Nje termet i shkalles 4.5 rihter ka goditur Durresin dhe Tiranen sot pas mesnate.

Termeti ka ngjallur panik tek banoret.

Ne Shqiperi vazhdojne lekundjet e termeteve qe pas goditjes 6.4 balle ne 26 nentor qe shkaktoi 51 te vdekur, mijera te plagosur e te pastrehe.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

VIDEO-Veliaj zbaton urdhrin e Ramës/ Ja si justifikohet për lyerjen e shkallëve të pallatit

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e sotme për urdhrin e kryeministrit Edi Rama, që Veliaj të zgjohej në orën 4:30 të mëngjesit dhe të lyente shkallët e pallatit, të cilat ishin shkarravitur.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, Veliaj nuk kishte si t’i shmangej pyetjes së fëmijëve për lyerjen e murit, gjatë një loje.

“A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?”, e pyeti një fëmijë, ndërsa Veliaj tregoi se në fakt nuk e ka bërë këtë gjë.

LEXO EDHE:  Ristani zbulon aksionin tjetër/Ja kur do të mblidhen sërish qytetarët

LEXO EDHE:  Demokrateve dhe shqiptareve sot nuk u vlejne numrat e oborrit por karta morale !

Kryebashkiaku i Tiranës iu shmang urdhrit të Ramës dhe ia hodhi përgjegjësinë administratorit të pallatit.

“Në fakt xhaxhi Edi po ai thonte atij djalit që është administrator, i cili jo vetëm i ziu që e lyu murin, por e lyu jo në 4:00 të mëngjesit, por menjëherë sapo mbaruam muhabetin aty”, tha ai, por në fakt kjo nuk është e vërtetë, pasi kreu i qeverisë urdhëroi publikisht Veliajn të lyente murin vetë ai personalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE