Connect with Us

I dënuar për trafik droge/ Arrestohet bashkëpunëtori i pilotit italian

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Arrestohet bashkëpunëtori i pilotit italian

Publikuar

-

Një 43-vjeçar i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë.

Mësohet se nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.

Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

LEXO EDHE:  I gjendet 25 kg heroinë e kokainë në qesen e plehrave/Arrestohet shqiptari në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Kristjan Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian  G. R./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre bosi shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një megaoperacion i policisë italiane, ka çuar në arrestimin e 20 personave. Ata akuzohen për trafik droge, vjedhje dhe armë mbajtje pa leje, ndërkohë që kapoja ishtë një shqiptar.

Hetimet lidhur me këto arrestime kishin nisur që në dhjetor 2015 kundër një organizate kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme.

LEXO EDHE:  Kapen 35 kg drogë në Podujevë

LEXO EDHE:  Kapet drogë me vlerë 50 milion euro

Krahas sekuestrimit të 5.3 tonë marijuana që vinin nga Shqipëria, hetimet zbuluan dhe një arsenal të madh armësh, ekzistenca e të cilave datonte që nga lufta.

U sekuestruan gjithashtu 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikovm shkruajnë mediat italiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në Gjykatën Administrative 

Publikuar

-

Nga

Policia bën të ditur se është goditur një tjetër rast i krimit ekonomik, ku është bërë i mundur ndalimi ish-sekretares gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë,  Edlira Shehu.

Sipas uniformave blu, përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur 43-vjeçarja Edlira Shehu, ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

LEXO EDHE:  Drogë në llamarinën e salduar/Kapen dy trafikantët shqiptarë në kufi (Emrat)

LEXO EDHE:  Vlorë/ Sekuestrohen 37.7 kilogramë lëndë narkotike

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ibrahimi tregon si do të zgjidhet kreu i SPAK/ Vlerësohet në 7 kritere, intervistat do jenë publike

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka bërë të ditur sot se me datë 18 Dhjetor do të intervistohen kanidatët për kryetar të SPAK, përkatësisht Edvin Kondilli Arben Kraja dhe Altin Dumani.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së KLP, Ibrahimi tha se procesi i intervistimit të tyre do të jetë i ngjashëm me atë të kandidatëve për kryeprokuror.

Ibrahimi deklaroi se SPAK do të jetë funksionale me datë 19, pavarësisht se nuk ka ende 10 anëtarë.

Ai pohoi se vlerësimi i kreut të SPAK dhe përzgjedhja e tij do kalojë filtrin me 7 kritere, sa profesionale aq dhe morale.

“Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok për këta prokurore që kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë tetë prokurorët që kemi zgjedhur.”-tha Ibrahimi.

LEXO EDHE:  Kapet ‘koka’ e trafikut të drogës/ Kush është shqiptari i arrestuar në Itali

LEXO EDHE:  Kapet ‘koka’ e trafikut të drogës/ Kush është shqiptari i arrestuar në Itali

Ndërsa për emërimin e prokurorëve në rrethe, Ibrahimi u shpreh se nuk është marrë pëlqëmi i tyre pasi është parësor sistemimi dhe jo interesi individual.

“Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda.Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19″-u shpreh Ibrahimi.

LEXO TE PLOTE