LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

12 Nëntor 2019, 19:19, Sociale CNA
Historia e vogëlushit shqiptar që nuk pati fatin e Alvinit

Televizioni A2, ka sjellë përmes një video të shkurtër, historinë e një tjetër vogëlushi shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq Al Hawl në Siri.

Është vetëm 10 vjeç, por nuk e din kur ka mbërritur në Siri, megjithatë shqipen nuk e ka harruar.

?Jam 10 vjeç dhe kam ardhur në kapin Al Hawl para 7 muajsh tregon vogëlushi për gazetarët.

Kur gazetari e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: ?Babi im?, por sot nuk e din se ku ndodhet.

Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS./CNA.al

Lajmet e fundit nga