Connect with Us

Grupi i A2 hyn në kampin Al Hawl në Siri/ Humbin kontaktet

Lajme

Grupi i A2 hyn në kampin Al Hawl në Siri/ Humbin kontaktet

Publikuar

-

Grupi i xhirimit të A2 arriti të hyjë në kampin Al Hawl në Siri.

Gazetari Julian Kasapi së bashku më operatorin Endrit Myftari arritën të futen në kampin famëkeq, pasi u kryen të gjitha kontrollet e sigurisë, por, që prej atij momenti nuk kemi më asnjë kontakt me ta.

Në këtë kamp gjenden mbi 75 mijë persona, familjarë të luftëtarëve të ISIS dhe konsiderohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një inkubator për brezin e ardhshëm të ekstremistëve. Mes tyre janë edhe rreth 80 shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre, që ashtu si 11-vjeçari Alvin Berisha, presin për t’u shpëtuar./A2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Fondacioni Global Shqiptar nis bashkëpunimin me  Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave

Publikuar

-

Nga

Fondacioni Global Shqiptar ka nisur bashkëpunimin me Programin e Donacioneve të Korespondimit të Korporatave.

Fondacioni ka krijuar disa programe dhurimi në “Google”, “Verizon”, “Fidelity Investments” dhe “State Street Bank and Trust” për të mbledhur sa më shumë para nga korporata të mëdha që dhurojnë të njëjtën shumë që punonjesit e vetë kanë arritur të mbledhin.

Ashtu siç ndodh edhe në SHBA, disa kompani dhurojnë deri në mijëra dollarë për çdo punonjës.

“Ne presim që shumë shqiptarë të mbështesin përpjekjet e Fondacionit Global Shqiptar për të zgjeruar programet e saj duke afruar korporata te tilla. Ka të paktën një mijë kompani vetëm në Shtetet e Bashkuara që përputhin shumat e dhuruara ne vlera të ndryshme. Shpresojmë se shumë shqiptarë që punojnë në këto korporata do të nënshkruajnë organizatën e tyre per te bashkepunuar me Fondacionin Global Shqiptar, dhe më pas të organizojnë kolegët e tyre shqiptarë dhe jo-shqipetare për të dhuruar në Fondacionin Global Shqiptar. Me pas keto fonde do mund të përdoren për të financuar projekte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi”, deklaron Fondacioni Global Shqiptar.

LEXO EDHE:  Tentuan të ekzekutojnë të riun/ Në pranga 12 persona

LEXO EDHE:  Gazetarja i bën ‘dush të ftohtë’ Arta Markut

Ndërkohë mësohet se në planin afatgjatë, në këtë bashkëpunim do të angazhohen profesionistë si shqiptare dhe jo-shqiptarë, ndërsa pritet të sjellë përmirësimin e investimeve dhe përparimin profesional të shqiptarëve kudo në botë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

BBC jehonë Alesios dhe Aurelit/ Ronaldo dhe Buffon takojnë dy fëmijët e mbijetuar nga tërmeti

Publikuar

-

Nga

Lajmi i takimit të dy fëmijëve shqiptarë Alesio Cakoni dhe Aurel Lala me sulmuesin e Juventuesit Cristiano Ronaldon dhe portierin italian Gianluigi Buffon, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

Media prestigjoze britanike BBC ka publikuar sot një artikull për takimin e dy fëmijëve me yjet e futbollit, pas premtimit të kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në spital.

BBC raporton se Rama i dërgoi dy fëmijët në Romë, ku takuan idhujt e tyre në botën e futbollit.

LEXO EDHE:  Gazetarja i bën ‘dush të ftohtë’ Arta Markut

LEXO EDHE:  "Ai afrohet drejt meje dhe..."/ Trump akuzohet përsëri për përdhunim dhe ngacmim seksual

“Dy djem të rinj që i mbijetuan tërmetit të muajit të kaluar në Shqipëri morën mundësinë një herë në jetë për të takuar yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli pranë dy djemve nga Thumana, një nga zonat më të goditura, në kryeqytetin italian, Romë, për të përmbushur takimin me idhujt e tyre”, shkruan media britanike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Raportuesja për Shqipërinë në PE optimiste/ Besojmë se negociatat do hapen në mars

Publikuar

-

Nga

Tejet optimiste është shprehur raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Izabel Santos, teksa foli për hapjen e negociatave në muajin mars.

Santos deklaroi se është e kënaqur me angazhimin e Shqipërisë për reformat e ndërmarra dhe për krijimin e institucioneve të drejtësisë dhe se pret të merret një vendim pozitiv.

“Është angazhimi i tij dhe ne jemi shumë të kënaqur me këtë angazhim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje. Presim përgjigjen e Shqipërisë. Besoj, se do bëhet e mundur. Reforma elektorale duhet të bëhet sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. E njoh shumë procesin e reformës elektorale, pasi kam qenë zëvendëspresidente e asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe kryetare e komisionit të të drejtave të njeriut në këtë asamble. Kjo reformë është shumë e rëndësishme për demokracinë tuaj, për transparencën e sistemit tuaj elektoral, si dhe besimin e qytetarëve në procesin elektoral. Sigurisht që funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë është një kërkesë më se e kuptueshme. Vendi duhet të sigurojë që këto dy struktura thelbësore të jenë funksionale dhe të ketë një proces elektoral transparent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare”, u shpreh Santos në një intervistë për ABC News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE