Connect with Us

Gjyqtarët dhe prokurorët gënjejnë për pasurinë/ Bushati zbardh mashtrimet

Vetingu

Gjyqtarët dhe prokurorët gënjejnë për pasurinë/ Bushati zbardh mashtrimet

Publikuar

-

Gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa deklarojnë si burim të ardhurash vetëm pagat, paralelisht deklarojnë kursime, llogari dhe depozita të tërë bankare.

Por, një gjë e tillë arrrihet vetëm duke përdorur mënyra korruptive për t’u pasuruar. Fakt i gjallë dhe që e dëshmon më së miri se gënjejnë prokurorët dhe gjyqtarët ne deklarimin e pasurivë, është prokurori i Shkodrës Agron Bushati.

Ai deklaron si burim të ardhurash pagën dhe në tek tuk në ndonjë vit dhe të bashkëshortes, e cila më së shumti ka qenë e papunë.

Bushati, deri në vitin 2017 ka jetuar në shtëpinë e prindërve, për të marrë më pas një apartament me qira që i ka kushtuar 15 000 lekë muaji,

Në vitin 2016, Bushati ka deklaruar se ka marrë një overdraft në vitin 2016, pasi nuk përballonte vetëm me pagën e tij shpenzimet mujore, shkruan CNA.al.

Sipas të dhënave të ILDKPKI, Agron Bushati rezulton prokurori i më i varfër në Shqipëri.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Agron Bushati.

Viti 2003

Të ardhura nga paga në shumën 74 mijë lekë.

Viti 2004

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Shkodër në shumën 75 mijë lekë.

Viti 2005

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Shkodër në shumën 64 435 lekë.

Viti 2006

Nuk deklaron as pagën.

Viti 2007

Të ardhura si oficer i policisë gjyqësore në Pukë në shumën 57 120 lekë.

Të ardhura vjetore, shperblimi, ne prokurorinë e Shkodrës për vitin 2007 në shumën 765 000 lekë.

Ai deklaron që banon në shtëpinë e prindërve që është e trashëguar.

Viti 2008

Të ardhura nga paga në shumën 589 398 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga në shumën 850 718 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, (për 9 muaj), në shumën 228 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 007 656 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 035 278 lekë.

LEXO EDHE:  Vettingu, LSI kundër PS-së/Silva Caka: Votimi pr/ligjeve, pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 251 393 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën  994 346 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 220 020 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën  973 769 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 482 108 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 171 977 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 522 075 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 190 991 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes Ardita Bushati si sekretare në Prokurorinë Shkodër me kontratë 6 mujore në shumën 132 443 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 202 186 lekë.

Të ardhura për vitin 2016 të bashkëshortes Ardita Bushati, e punësuar në Prokurorinë e Shkodrës si sekretare në shumën 173 840 lekë. (Kontrata 6 mujore ka përfunduar).

Të ardhura për vitin 2016 të bashkëshortes Ardita Bushati, nga asistenca e papunësisë në shumën 33 491 lekë.

Overdraft në pamundësi për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën në shumën 290 376 lekë.

Viti 2017

Ap me qira në shumën 15 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 528 797 lekë.

Overdraft në pamundësi për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën në shumën 292 244 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 224 465 lekë.

Overdraft në pamundësi për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën në shumën 291 419 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

U shkarkua nga detyra/ Sevdari kundërshton vettingun në Strasburg: Vendim i urdhëruar

Publikuar

-

Nga

Antoneta Sevdari para komisionit te Pavarur te kualifikimit

Ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u shkarkua në procesin e Vettingut më 28 shkurt të vitit të shkuar, pretendon se rasti i saj ishte një vendim i padrejtë dhe i urdhëruar.

Në një intervistë për A2, Antoneta Sevdari thotë se kërkesën për të drejtën e saj në Strasburg, e ka mbështetur në argumente të fortë ligjorë.
Sipas Sevdarit, kërkesat e saj në Strasburg janë të qarta, ashtu si edhe për vet shtetin shqiptar. Ish-prokurorja e shkarkuar për mos justifikim të financave thotë se vendimet e padrejta në emër të Vettingut do të përkthehen në fatura financiare për shtetin.

“Kam menduar se të parët që do të hynin në drejtësinë e re do të ishin sidomos anëtarët e Kolegjit të Apelimit. Unë jam çuditur kur njerëz që nuk plotësojnë as kriteret minimale, janë sot anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Unë kam paraqitur pranë KPA-së kërkesat e mia për mbarimin e mandatit të këtyre dy anëtarëve. Këto kërkesa janë qartësisht të argumentuara, se këta dy persona nuk i plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Përgjigja që më kthehet është që nuk ka procedura. Atëherë, nëse nuk ka proceduara, Gjykata e Strasburgut e ka thënë qartë se në të gjitha rastet kur anëtarët e një institucioni që merr masa disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk i plotësojnë kriteret ligjore, ka shkelje të nenit 6 të një gjykate të caktuar me ligj”, shpreh Antoneta Sevdari.

LEXO EDHE:  Prokurori i “klanit të Llallës”/ Bashkëshortja e tij shokoi opinionin në intervistën për KLGJ

LEXO EDHE:  I akuzuar për dekonspiracion/ Vladimir Mara drejt SPAK-ut

Sipas saj, shteti duhet të bëjë ndryshime ligjore për ta bërë këtë proces të pakontestueshëm nga subjektet.

“Unë kam përshtypjen se të gjithë subjektet e rivlerësimit do të fitojnë në Gjykatën e Strasburgut sepse përbërja e institucioneve të rivlerësimit është kaq e keqe dhe kanë ndodhur kaq shumë gabime sa Strasburgu do të vendosë në favor të subjekteve”, ka thënë më tej Sevdari.
Antoneta Sevdari ka një karrierë të gjatë si prokurore. Ajo hetoi dhe kërkoi dënime maksimale për dosje të rëndësishme me karakter krimi ekonomik.

“Vendimi ndaj meje është një mutacion gjenetik, i padrejtë, ndoshta edhe i urdhëruar”, shprehet Sevdari.

Kujtojmë se ajo u shkarkua nga KPA vetëm pak muaj pasi u zgjodh si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke hapur dhe debatin mbi precedentin e krijuar në këtë këshill.

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarët e rretheve nuk bien më poshtë se kolegët e tyre në Tiranë sa i përket pasurisë.

Njëri ndër ta është edhe gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu, i cili rezulton i “mbytur” në kursime dhe llogari bankare sëbashku me bashkëshorten.

Ndonëse burime të radhurash deklaron pagën e tij si gjyqtar, pagën e bashkëshortës, dhe nje qira banese prej 120 000 lekësh depozitat e bankare dhe paratë kesh në shtëpi sa vjen dhe i shton.

Pasuri të patundshme ai deklaron në vitin 2003 një shtëpi banimi në Gramsh me vlerë 0,42 milionë lekë, në vitin 2009 deklaron një pasuri me vlerë 400000 lekë, në vitin 2010 ka blerë një banesë, ndërsa në vitin 2017, kontratë porosie për një banesë 1+1 në Tiranë, me sipërfaqe 70.63 m2 me vlerë 48 000 euro. Paguar në 2017 shuma prej 44 000 euro, shkruan CNA.al.

Bashkëshortja ka deklaruar një banesë si trashëgimi nga nëna, ndërsa në vitin 2012 gjyqtari deklaron ka bërë një shtesë në banesën 1+1 me vlerë 9 000 000 lekë si dhe ka blerë një autoveturë Volsvagen me vlerë 3 600 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003

Shtëpi banimi në Gramsh me vlerë 0,42 milionë lekë. Është blerë nga të ardhurat e siguruara nga paga dhe me huamarrje të shlyer. Shtëpia është blerë në vitin 1996 dhe huatë e marra janë shlyer në vitin 1998.

Depozitë kursimi 0,314937 milionë lekë, të ardhura nga paga.Dhënë hua me interes 10% në vit, kontartë e huas për një vit.

Dhënë hua me interes 1,44 milionë lekë ose 10 mijë dollarë amerkanë.

Gjendje në cash në bankë 0,35 milionë lekë, të ardhura nga paga.

Të ardhura nga paga për periudhën  01.01.2003 deri ne 30.10. 2003: 0,7798280 milionë lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 0,213465 milionë lekë.

Viti 2004

Depozita bankare, rritet depozita e 2003 me burim pagën 143, 023 lekë.

Depozita bankare në emër të bashkëshortes A.Avdiu 400 000 lekë.

Kapitalizuar në hua interesi i huasë së dhënë në vitin 2002, 158400 lekë e cila përbën 10% të huas prej 1,44 milionë lekë.

Shtuar me 50000 lekë vlera e parave kesh të mbajtura në shtëpi, këto janë siguruar nga paga.

Të ardhurat nga paga dhe shpërblime nga marrëdhënia e punës si kryetar gjykate 949 409 lekë.

Të ardhurat e shpërblimit nga marrëdhënia e punës së bashkëshortes së tij në në Shkollën 8 vjeccare Rilindja  229 620 lekë.

Interesa të një huaje të dhënë në vitin 2002, 158400 lekë

Të ardhurat nga interesat bankare të depozitave jo më shumë se 30000 lekë.

Viti 2005

Shtuar gjendja e të hollave në shtëpi në lekë e në dollarë 100000 lekë, 3000 dollarë.

Shtuar hipoptetikisht huaja e viteve të mëparshme, kjo hua është shtuar me interesat e vitit 2004- maj 2005, 169, 400 lekë.

Depozita e bashkëshortes 254 000 lekë.

Pakëzohet depozita e gjyqtarit 201 191 lekë.

Depozita e çelur në vitin 2005 në dollarë 3040 dollarë.

Të ardhura nga paga neto 1051, 384 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 279 044.

Të ardhura nga depozita bankare 25289 lekë.

Të ardhura nga depozita bankare, interesat bankare të depozitës 6768 lekë.

Të ardhura nga depozita bankare 40 dollarë.

Të ardhura nga depozita e bashkëshortes 17200 lekë.

Iteresat e pamarra por të kapitalizuara në huanë që kam dhënë 169 400 lekë.

Viti 2006

Shtuar depozita në lekë dhe dollar amerikane 123 572 lekë , 540 dollarë.

Çelur depozitë bankare me shumën 700000 mijë lekë.

Shtuar depozita në lekë e bashkëshortes së gjyqtarit 25 748 lekë.

Të ardhura nga depozita e kursimit të bashkëshortes 25 748 lekë.

Interesi i huasë së dhënë në maj të 2002, 178 200 lekë.

Shtuar shuma e parave kesh në shtëpi 100 000 lekë.

Pakësuar shuma e monedhave cash në shtëpi në dollarë amerikane, 3000 dollarë.

Shtuar interesi i huasë së dhënë 178 200.

Të ardhura nga paga bruto 1196237 lekë.

Të ardhurat nga paga bruto e bashkëshortes 292975.

Të ardhura nga depozitat e kursimit 10113 lekë

Viti 2007

Shtuar depozitat e kursimit në njërën bankë 16938 dhe në tjetrën 20 600 lekë, gjithësej 37538 lekë.

Depozitat e kursimit të bashkëshortes 134513 lekë.

Interesat e shtuara 18000 lekë.

Shtuar shuma e parave kesh në banesë 885 000. Shuma e 335000 vjen si pasojë e konvertimit të shumës 3641 dollarë nga mbyllja e depozitës përkatëse.

Pakësohet depozita bankare, depozitë e cila u mbyll në 04,05, 2007.

Shuma e dollarëve 3641 u konvertua me kurs 1 dollarë=91,99 lekë .

Të ardhura nga paga si gjyqtar në gjyaktën e Rrethit gjyqsor Gramsh dhe paga e marrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Elbasan pas riorganizmit gjyqsor 1008012 lekë.

Paga neto nga bashkëshortja 321 257 lekë.

Ineteresa nga dy depozitat e kursimit 16 938 lekë.

Interesa nga depozita bankare 15, 857 lekë.

Interesa nga dy depozita bankare 12910 lekë.

Inetersat e huasë të dhënë në vitin 2002, 18000 lekë.

Viti 2008

Pakesohet depozita bankare, mbyllur në shtator të 2008- 751373 lekë.

Pakësohet depozita bankare e bashkëshortes 324 258 lekë.

Shtohet depozita bankare me interesat e bankës 19000 mijë.

Shtohet depozita bankare e bashkëshortes 24000 lekë.

Shtuar shuma e parave cash në banesë si pasojë e mbylljes së depozitës bankare 1750000 lekë.

Shtohet me 193450 lekë detyrimi nga huaja e dhënë në vitin 2002.

Paga neto nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit 906366 lekë.

Paga neto nga bashkëshortja 356 245 lekë.

Interesa nga depozita bankare 30 773 lekë.

Interesa nga depozita bankë në 28000 lekë.

Interesa nga huaja e dhënë në vitin 2002- 193450 lekë.

Viti 2009

Çelet depozitë bankare në emër të gjyqtarit 2423 300 lekë.

Shtohet depozita bankare me inetresat e realizuara në vitin 2009-55253 lekë.

Shtohet depozita me interesat në vitin 2009- 18 900 lekë.

Shtohet depozita e bashkëshortes 23495 lekë.

Çelet depozitë në emër të bashkëshortes 1700 000 lekë.

Shtohet depozita e çelur me interesat e realizuara  ne vitin 2009- 19292 lekë.

Shtohet pasuria e paluajtshme (nuk kuptohet) me vlerë 400000 lekë. Zona kadastrale 3628, Gramsh tokë arë me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë.

Pakësohet shuma kesh në banesë për shkak të çeljes së depozitës bankare në emër të bashkëshortes 1600 000 lekë.

Ka në përdorim një automjet “Rover” në pronësi të nënës B.Avdiu. 255 321 lekë.

Kam paguar taksat doganore e të regjistrimit të cilat do t’i kthehen kur këtë automjet ta tjetërsojë në në persona të tretë, 26 500 lekë.

Të ardhura nga paga neto 988 036 lekë.

Të ardhura nga paga neto e bashkëshortes 438 617 lekë.

Interesat e depozitave të maturuara 74153 lekë.

Interesta e depozitave të bashkëshortes 42777 lekë.

Në shkurt të 2009 u bë e mundur shlyerja e huasë që kishte dhënë në vitin 2002- 2423300 lekë.

Viti 2010

Shtuar pasuri e paluajtshme (banesë) blerë me të ardhurat nga paga e 2010 dhe nga kursimet e viteve të mëparshme 300 000  lekë.

LEXO EDHE:  Seanca e Vettingut e dy gjyqtarëve/ Del video e rrallë

LEXO EDHE:  Seanca e Vettingut e dy gjyqtarëve/ Del video e rrallë

Pakësuar depozita bankare 437240 lekë.

Pakësohet depozita bankare 135 3000 lekë.

Pakësohet depozita bankare e bashkëshortes 753 192 lekë.

Pakësuar shuma e parave cash në bankë 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto 1 015 392 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 449 490 lekë.

Interesat nga depozitat bankare 16 32 18 lekë.

Inetersa nga depozita bankare 13 481 lekë.

Interesat nga depozita e bashkëshortes 48 302 lekë.

Marrë hua në shumën 200 000 lekë pa interes me afat 1 vjeçar për riparimin e banesës së blerë në vitin 2010 nga vëllai A. Avdia.

Deklarate e pasurisë së bashkëshortes T. Avdiu

Bashkëpronare në pasurinë  e paluajtshme (banesë) .

Pjesë e fituar nga privatizimi i si banesë shtetërore në vitet 92-93 dhe me trashëgimi nga nëna.

Banesa ishte dhuruar nga shteti .

Paga e deklaruar për vitin 2010- 449490 lekë.

Viti 2011

Pakësuar depozita bankare e subjektit deklarues me vlerë 1 200 000 lekë.

Pakësuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 300 000 lekë.

Dhenë hua një shtetasi shuma 2 100 000 lekë.

Shtuar gjendja e parave kesh ne banesë në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 024 611 lekë.

Të ardhura nga apaga e bashkëshortes si mësuese në shumën 458 388 lekë.

Interesa të depozitave bankare të subjektit deklarues në shumën 61 100 lekë.

Interesa të depozitave bankare të bashkëshortes në shumën 84 398 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Likiduar huaja e marrë një vit më parë në shumën 200 000 lekë.

Viti 2012

Blerë autoveturë Volsvagen me vlerë 3 600 euro.

Shtesë në banesën 1+1 me vlerë 9 000 000 lekë.

Shtuar depozita e bashkëshortes në kesh me 54 642 lekë.

Kthim huaje nga nje shtetas në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 092 905 lekë.

Të ardhura nga apaga e bashkëshortes si mësuese në shumën 520 924 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 54 642 lekë.

Shitur automjeti i motrës me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2013

Mbyllur depozita bankare e bashkëshortes me shumën 1 279 830 lekë.

Kthyer huaja nga një shtetas në shumën 600 000 lekë.

Bashkëshortja ka dhënë hua disa shtetasve shumën 1 400 000 lekë.

Bashkëshortja ka hapur depozitë bankare me vlerë 1 300 000 lekë.

Pakësuar shuma e parave kesh në shtëpi me 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 111 364 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 522 806 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 25 642 lekë.

Të ardhura nga mospërmbushja në kohë e kontratës së huasë nga huandhënësi me vlerë 60 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2014

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 41 085 lekë. Në total ka 1 300 000 lekë.

Kthimi i huasë nga një shtetas në shumën 326 000 lekë.

Kthimi i huasë ndaj bashkëshortes me vlerë 400 000 lekë.

Shtuar llogaria e pagës në shumën 1 100 000 lekë.

Shtuar nga 300 000 lekë në 800 000 lekë, shuma e parave kesh en banesë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 320 261 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 561 212 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 41 085 lekë.

Të ardhura nga mospërmbushja në kohë e kontratës së huasë nga huandhënësi me vlerë 114 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë së bashkëshortes me një huamarrës në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2015

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 23 018 lekë. Në total ka 1 341 085  lekë.

Kthimi i huasë nga një shtetas në shumën 100 000 lekë.

Shtuar huaja e një shtetasi ndaj bashkëshortes me vlerë 1 000 000 lekë.

Shtuar llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 1 000 000 lekë.

Pakësuar nga 800 000 në 150 000 lekë shuma e parave kesh në banesë.

Hapur depozitë bankare në emër të subjektit deklarues në shumën 500 000 lekë.

Dhënë hua një miku nga subjekti deklarues shuma 600 000 lekë për dy vite.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 357 351 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 553 000 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 23 018 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë më një shtetas në shumën 70 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2016

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 20 889 lekë.

Shtuar depozita bankare në shumën 8 512 lekë.

Shtuar llogaria e pagës në shumën 400 000 lekë.

Shtuar nga 150 000 lekë në 400 000 lekë, shuma e parave kesh në banesë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 419 086 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 563 029 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 20 889 lekë.

Interesa të maturuara nga depozita në emër të subjektit deklarues në shumën 8 512 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë më një shtetas në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2017

Kontratë porosie për një banesë 1+1 në Tiranë, me sip 70.63 m2 me vlerë 48 000 euro. Paguar në 2017 shuma prej 44 000 euro.

Pakësuar llogaria e pagës me vlerë 2 500 000 lekë.

Pakësuar nga 400 000 lekë në 300 000 lekë, shuma e parave kesh në banesë.

Pakësuar huaja ndaj huamarrësit në shumën 250 000 lekë.

Mbyllur huaja prej 600 000 lekësh.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 411 650 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 583 388 lekë.

Interesa të maturuara nga depozita në emër të subjektit deklarues në shumën 3 885 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2018

Pakësuar shuma e parave kesh në banesë nga  300 000 lekë në 165 000 lekë.

Shtuar llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 43 536 lekë.

Pakësuar huaja që ka një shtetas ndaj subjektit deklarues në shumën 339 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 429 908 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 591 320 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Transaksione të dyshimta dhe fshehje të patundshmërisë/ Gjyqtari sfidon prangat

Publikuar

-

Nga

Gjyqtari Bardhok Lleshi së shpejti pritet të ballafaqohet me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në të tria kriteret.

Kujtojmë se në vitin 2014, ILDKPKI e ka denoncuar dhe kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, gjyqtarin Lleshi për fshehje të pasurisë.

Nga verifikimet e kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Bardhok Lleshi dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit, ILDKPKI kishte konstatuar një sërë probleme me pasurinë e gjyqtarit.

Sipas ILDKPKI, gjyqtari kishte fshehur një apartament me sipërfaqe 135m2, kishte fshehur shumën 9.900 € në llogari në Procredit Bank,  shumën 19.272 € në llogarinë e bashkëshortes në ProCredit Bank.

Gjetjet e ILDKPKI-së në vitin 2014

Burim i pajustifikuar me dokumentacion ligjor për shumën prej 25.000 €, paguar në momentin e lidhjes së kontratës së porosisë për apartamentin e banimit në Rr.”Mihal Grameno”.

Fshehje e pagesave të kryera në shumën totale prej 30.000 € ndaj shoqërisë “Sinani” shpk për blerjen e apartamentit dhe burim jo i ligjshëm i tyre.

Fshehje e shumës në total prej 24.735 €, të derdhura në llogarinë e kredisë në Emporiki Bank nga të tretët, gjatë periudhës 2008 – 2011.

Deklarim i rremë i të ardhurave të përfitura nga biznesi i vëllait. Në të njëjtin vit (deklaratën e vitit 2006) subjekti ka deklaruar shuma të ndryshme për të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet dhe burim i dyshimtë i tyre.

Fshehje e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë në Kamëz Tiranë, e konfirmuar në ALUIZNI.

Mosdeklarim i fitimit të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk. në vitin 2007. (Në vitet 2009 – 2010 ka deklaruar se nuk mund të deklarojë fitimin për arësye të mosmbylljes së bilancit).

Deklarim i rremë në lidhje me shumën e fitimit prej 16.000.000 lekë të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk, kjo edhe për faktin se nuk është ndarë dividenti.

Deklarim i rremë i vlerës prej 60.000 lekë të blerjes së 60% të aksioneve të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk,  nga subjekti Bardhok Lleshi.

Burim i dyshimtë dhe i paidentifikuar për të ardhurat e deklaruara nga qeraja, dhe cili është objekti që jepet me qera. (Sipas deklarimit rezulton se kontratat janë lidhur me shoqërinë “Comptoir de Bordeaux”, si dhe “Oraka” shpk.

Transaksion me vlerë të dyshimtë për shitjen e automjetit tip Benz me targa TR 0131 K në vlerën 11.000 € (Ky automjet është deklaruar se është blerë në vitin 2004 në shumën 5.000 €), shkruan CNA.al.

Mungesë e burimit financiar për asetet e krijuara në vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010. Rezulton diferencë e pajustifikuar midis aseteve të krijuara në këto vite dhe burimit të krijimit të tyre.

Pavarësisht denoncimit të ILDKPKI-së, gjyqtarit në fjalë nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, pasi ai ka vazhduar i papenguar të ndajë drejtësi.

CNA.al sjell më poshtë të gjithë pasurinë e deklaruar prej gjyqtarit Bardhok Lleshi nga viti 2004 deri në vitin 2018.

Viti 2004

Autoveturë benz, viti i prodhimit 1999, targa Tirane, me vlerë 5000 euro, krijuar me 25.09.2004

Truall ndërtimi 7219 m2, në Lezhë, me vlerë 3.900.000 lekë, krijuar me 10.02.2005

Tokë are në Tiranë, 1200 m2, me vlerë 1.500.000 lekë, krijuar me 17.08.1998

Tokë are, 8320 m2, me vlerë 832.000, krijuar me 02.07.2002

Tokë are 15000 m2, me vlerë 1.500.000, keijuar me 29.01.2002

Të ardhura nga paga si prokuror, me vlerë 250.000 lekë + 20.000 lekë shpërblim

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga fakulteti i shkencave sociale, me vlerë 100.000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga, të depozituara në bankë dhe para cash në shtëpi, me vlerë 4.500 euro, zotëron 50%.

Të ardhura nga Prokuroria e krimeve të rënda, me vlerë 1010281 lekë

Të ardhura nga shpërblimet si prokuror, me vlerë 42.500 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge me kohë të plotë te fakulteti i shkencave sociale, me vlerë 120.000 lekë

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005

Viti 2006

Autoveturë benz, viti i prodhimit 1999,  me vlerë 5000 euro, krijuar me 25.09.2004

Truall ndërtimi me sipërfaqe 7210 m2, në Lezhë, blerë nga vëllai emigrant me vlerë, 3.900.000 lekë, krijuar me 10.02.2009

Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 m2, me kontratë sipërmarrje në vitin 2003 për të cilën janë paguar 2.500 euro në momentin e lidhjes së kontratës

Në vitin 2004 nuk ka  të hapur detyrim ndaj firmës, vlera e apartamentit është 60.000 euro dhe detyrimi ndaj firmës është 35.000 euro, krijuar në vitin 2003

Tokë are në Tiranë, 1.200 m2, blerë nga ana e tij, me vlerë 1.500.000 lekë, krijuar me 17.08.1998.

Tokë are në Tiranë 8300 m2,  kontrata është lidhur në vitin 2002 ndërsa hapja është bërë në vitin 1997, me vlerë 832.000 lekë, krijuar me 02.07.2002.

Tokë are 15000 m2, është blerë në vitin 1998, ndërsa konrata është lidhur në vitin 2002, me vlerë 1.500.000, krijuar me 29.01.2002.

Dyqan 86 m2, blerë nga vëllai, me vlerë 60.000 dollarë, krijuar në vitin 2002.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet vjetore si prokuror, me vlerë 109.111 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge me kohë të plotë te fakulteti i shkencave sociale, me vlerë 50.305 lekë

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 33 526 91 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 15 816 85 euro.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 148 606 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 3 500 000 lekë.

Bashkëshortja, administratore në një kompani ndërtimi ( s jepen të ardhura).

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 33 312 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 12 159 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 268 258  lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 654 372 lekë.

LEXO EDHE:  I akuzuar për dekonspiracion/ Vladimir Mara drejt SPAK-ut

LEXO EDHE:  Kapet mat prokurori i Krimeve të Rënda/ Apartamentet dhe dhuratat "dogjën" Artan Bajramin

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 31 031 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 8 141 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 80 430 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 372 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si aksionere në një kompani në shumën 40 milion lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 29 591 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 3 671 euro.

Viti 2010

Shitur automjeti me vlerë 11 000 euro.

Shtim pasuria nga kontrata e qirasë lidhur me një kompani në shumën 720 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 984 399 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 110 000 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 27 998 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 419 euro.

Viti 2011

Shtim pasuria nga kontrata e qirasë lidhur me një kompani në shumën 3600 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 968 315 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 120 000 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 25 980 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Është shlyer.

Viti 2012

Kursime kesh në shumën 9 200 euro.

Ap me sip.124.1 m2,i cili është blerë kohë më parë me vlerë 8 034 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 025 927 lekë.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion” dhe “Alb Vizion Construction” me vlerë 34 milion lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 24 581 65 euro.

Viti 2013

Kursime kesh në shumën 9 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 992 964 lekë.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion” dhe “Alb Vizion Construction” me vlerë 45 milion lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 165 680 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 22 299 13 euro.

Viti 2014

Kursime kesh të krijuara nga kontrata e qirasë në shumën 6 000 euro.

Kursime kesh nga kontrata e qirasë në shumën 6 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 271 572 lekë.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion” dhe “Alb Vizion Construction” me vlerë 1 89 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 126 000 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 19 846 50 euro.

Viti 2015

Kursime kesh nga kontrata e qirasë në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 319 254  lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 78 879 63 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion Construction” me vlerë 7 648 852 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 17 162 52 euro.

Shlyer detyrimi prej 2500 euro ndaj kompanisë së cilës ka blerë ap.

Kartë krediti me vlerë 1 000 euro.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 98 765 lekë.

Viti 2016

Kursime kesh nga kontrata e qirasë në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 293 276 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 90 119 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion Construction” me vlerë 3 501 254  lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 14 258 22 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 297 136 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 512 919 lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 4 200 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion Construction” me vlerë 3 503 722 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Është shlyer tërësisht.

Viti 2018

Tokë arë me sip 1 000 m2.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 277 693  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga mësimdhënia në shumën 404 663 lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 952 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania “Alb Vizion Construction” me vlerë 2 084 694 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE