LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Përplasje, gaz lotsjellës dhe persona të lënduar/ Policia blindon Astirin, IKMT vijon shembjen e objekteve

12 Nëntor 2019, 12:40, Sociale CNA

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e 33 objekteve në zonën e ?Astirit? për t?i hapur rrugë ndërtimit të aksit të Unazës së Madhe.

Edhe pse orët e para të mëngjesit ka pasur përplasje të forta mes banorëve dhe policisë, IKMT ka vazhduar aksionin.
Fadromat kanë filluar punën për shembjen e objekteve që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm

Ndërkohë banorët kanë kundërshtuar me forcë shembjen e banesave të tyre, e për pasojë janë plagosur 12 persona mes tyre 5 efektivë policie.
Një numër i madh policësh kanë rrethuar zonën, ndërsa fadromat vazhdojnë punën.
Në fotot e shkrepura së fundmi tek ?Astiri? shihen qartë gërmadhat e mbetura nga shembja e objekteve./CNA.al

Lajmet e fundit nga