Connect with Us

Foto-Aksioni i IKMT paralizon qarkullimin/ Lëndohen disa banorë dhe policë, shoqërohen 10 persona

Kronika

Foto-Aksioni i IKMT paralizon qarkullimin/ Lëndohen disa banorë dhe policë, shoqërohen 10 persona

Publikuar

-

Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, IKMT vijon aksionin për shembjen e banesave në zonën e “Astirit”.

Aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve të cilët kanë qëlluar me bomba molotov dhe  gurë në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

Nga përplasjet mësohet se kanë mbetur të lënduar disa banorë dhe disa punonjës të policisë. Ndërkohë rreth 10 persona, përfshirë edhe aktiviztin Ervin Goci, janë shoqëruar nga policia.

Po ashtu bëhet e ditur se aksioni i IKMT në zonën e Astirit ka ‘paralizuar’ tërësisht lëvizjen në këtë zonë mëngjesin e sotëm.

LEXO EDHE:  Video-Drejtonte i dehur autobuzin me pasagjerë/ Arrestohet 59 vjeçari

Në zonë janë vendosur forca të shumta të policisë bashkiake dhe asaj të rendit për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit të shembjes së banesave dhe për të shmangur përplasjet e banorëve dhe aktorëve politikë të djathtë me punonjësit e IKMT.

Si rrjedhojë ata kanë bllokuar qarkullimin në këtë zonë si për mjetet por edhe për qytetarët që përdorin këtë rrugë për të kaluar./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentohet fugoni i burgjeve të Drejtorisë Tiranë/ Plagoset polici

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mengjesin e sotëm në aksin Tepelenë-Mallakastër.

Mësohet se në aksident është përfshirë fugoni i burgjeve ku për pasojë ka mbetur i plagosur një polic.

Sipas informacioneve paraprake,  fugoni i burgjeve të Drejtorisë së Tiranës u përplas me një makinë tjetër.

Ndërkohë, bëhet me dije se brenda fugonit kanë qenë edhe tre të burgosur.
Nuk dihen ende shkqet e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bënte namin me vjedhjen e biçikletave/ Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 39-vjeçar, i dyshuar si autor i disa rasteve të vjedhjes së biçikletave.

Komisariati i Policisë Nr. 1, nisur nga shqetësimet e qytetarëve në lidhje me vjedhjet e biçikletave, të ndodhura kohët e fundit në juridiksionin e këtij Komisariati, organizoi punën dhe si rezultat u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhë një biçikletë, shtetasi: L. Ç., 39 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese).

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i dy rasteve të tjera të vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: tri biçikleta të vjedhura, praktika noteriale për shitjen e biçikletave të vjedhura; pajisje të përdorura për realizimin e vjedhjeve, si dhe pjesë biçikletash të vjedhura.
Ndërkohë, vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin edhe të disa rasteve të tjera të vjedhjes së biçikletave.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjenden tre makina në det/ Mister rrethanat e ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Tre makina, tip fuoristradë janë gjetur në det mëngjesin e sotëm, në Vlorë.

Mësohet se makinat janë gjetur brenda në det në zonën e Plazhit të ri, ndërsa mbeten ende mister sesi kanë përfunduar në ujë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj..vijon

LEXO TE PLOTE