Kronika
Dyshohet se e nxori në pritë tek vrasësit/ Vetëdorëzohet në polici shoku i Eri Zefit

Vetëdorëzohet në polici Gjovalin Aliaj i cili ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vrasjen e Eri Zefit në Mirditë.
Alia ishte shok fëmijërie me viktimën por hetimet e organeve kompetente dyshohet se ka qenë pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë 34-vjeçarin tek personat që e ekzekutuan.
Sipas policisë dyshohet se shoku i fëmijërisë këtë e bëri kundrejt një shume parash, duke e nxjerrë nga shtëpia viktimën, falë skenarit që kishin bërë gjaksit.
34 vjeçari, Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës. Ai u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune./CNA.al
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në Fan, Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi E. R., ju informojmë se:
Si rezultat i punës hetimore të kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Policia, në vijim dhe pa ndërprerë, ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njëkohësisht, grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorit të dyshuar që t’i dorëzohej organeve të drejtësisë.
Sot, nga Policia e Lezhës u bë ndalimi i shtetasit M.(Gj.).A., i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime te mëtejshme.
Lajme të Rekomanduara:

Atentat ndaj dy vëllezërve/ Njëri humb jetën, tjetri në gjendje të rëndë
Detaje të reja kanë dalë lidhur me atentatin e mbrëmjes së sotme në Tepelenë. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë...

Flet specialisti që ndërtoi pallatet në Thumanë/ I donin të përfunduar brenda vitit, s’iu vumë as hekur, as çimento
Mark Aliaj, ish-i burgosur politik në regjimin komunist, i cili ka punuar në dy pallatet që u shemben në Thumanë, thotë “në atë kohë se...