Connect with Us

Dëmshpërblimi për banorët e Astirit/ Braçe i përgjigjet Bashës: T’i paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit ku merr fryme

Politikë

Dëmshpërblimi për banorët e Astirit/ Braçe i përgjigjet Bashës: T’i paguajë një shtëpi sa shtëpia e luksit ku merr fryme

Publikuar

-

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha se banorët e Astirit nuk janë dëmshpërblyer për banesat e tyre.

Braçe thotë se vetëm për 8 objekte në lotin e parë janë paguar 148 milionë lekë dhe 360 milionë lekë për 15 objekte të tjera.

Zv.kryeministri ka ironizuar kreun e PD duke shkruar: Ky LYLZIM BASHA qe eshte parelli i madh shume, patjeter, tua paguaje nje shtepi sac shtepia e luksit ne bllokun e vilave ku merr fryme! Por nga leket e tija ama, nga leket e tij

LEXO EDHE:  Drejtësia/ Bashkimi Evropian: Shpresojmë te dakordësia e Bashës

Postimi i plotë:

130 milion leke tallje? 10 milion dollarë tallje?

A i dini numrat apo jo? Vetem per 8 objekte ne Lot 1 jane paguar e marre: 148 MILION LEKE/1.2 MILION DOLLARE!

Per 15 objekte te tjera tek Loti i 1 jane ndare parate e jane gati: 360 MILION LEKE/3.4 MILION DOLLARE!

Bejini vete llogarite! Kjo vec tallje nuk mund te jete!

Ky LYLZIM BASHA qe eshte parelli i madh shume, patjeter, tua paguaje nje shtepi sac shtepia e luksit ne bllokun e vilave ku merr fryme! Por nga leket e tija ama, nga leket e tij!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lubonja e thotë hapur/ Basha dështoi! Ja çfarë hapash duhet të ndërmerrte

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja, ka bërë një analizë të situatës politike duke u ndalur veçanerisht tek opozita dhe dështimi i saj për të rrëzuar Ramën nga pushteteti si dhe marrëveshja e fundit për Reformën Zgjedhore.

Sipas Lubonjës, ky qllim nuk u arrit sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve.

“Opozita braktisi Parlamentin dhe i nxori njerëzit nëpër protesta me thirrjen “Rama ik!”. Ishte një aksion që u drejtohej jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve me argumentim shtesë, shumë të rëndësishëm, se, nëse rrimë në Parlament në kushtet kur Rama ka kapur të gjitha institucionet, nuk bëjmë asgjë pozitive, përveçse shërbejmë si fasadë e këtij regjimi që nuk ndryshohet dot me mjete institucionale. Synohej kështu krijimi i një krize që do të vinte Ramën në kushtet e dorëheqjes, të pranimit të një qeverie teknike që do të punonte për pastrimin e politikës nga krimi dhe do të përgatiste zgjedhje të lira (ndonëse duhet pranuar se nuk u artikulua asnjëherë qartë e shkoqur roli i kësaj qeverie teknike dhe koha e punës së saj.)

Ky aksion nuk e arriti qëllimin sepse opozita nuk mundi të mobilizojë protesta të pandërprera sa ta detyronte Ramën të dorëhiqej, por edhe sepse Rama pati mbështetje të ndërkombëtarëve, që u shfaqën deri kërcënues ndaj opozitës në prag të 30 qershorit.”

Lubonja thekson se opozita duhet të punonte për mbështetje popullore deri më 2021 dhe të ngulmonte te ndërkombëtarët se çelja e negociatave nuk i shërben popullit shqiptar, por mbështetjes së një regjimi i të cilit ata nuk pranojnë të bëhen fasadë.

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta qeverisë/ Do rrisim pagën minimale në 400 euro

LEXO EDHE:  Myslim Murrizi pyet "Lul mollën": Ka qënë i arrestuar për korrupsion ky Kashahu?

“Skenari më i mundshëm që shoh në zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi , qofsha i gabuar, është ky: Rama, me aprovimin e Reformës, mund të marrë hapjen e negociatave (që, e përsëris, Perëndimit i duhen për arsye gjeopolitike, aspak për shqiptarët), do t’i përdorë ato si shenjë suksesi, madje duke ia veshur vonimin e tyre krejtësisht opozitës dhe pastaj mund edhe të shkojë (së bashku me strukturat e tij të paprekura) në zgjedhje të parakohshme, të cilat në kushtet ku gjendemi i fiton.

Uroj që të mos ndodhë kështu, por pyetja që shtrohet është: po ndodhi kështu, çfarë i mbetet më opozitës të bëjë? Apo mos vallë nuk ka kuptim ta ngremë këtë pyetje sepse edhe ata e dinë se mund të ndodhë kështu, por kanë bërë kalkulimin: më mirë fasadë e sistemit sesa jashtë tij?”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Ngjelës/ SPAK u ka gjatur paratë offshore politikanëve

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar marrëveshjen e Reformës Zgjedhore mes PS -PD.

I ftuar në studion e TV “Abc News”,  Ngjela u shpreh se marrëveshja e arritur mes palëve politike nuk ka lidhje me drejtësinë. Ndërsa bëri dhe një deklaratë të fortë tha se SPAK u ka gjetur poitikanëve  e pushtetarëve paratë e korrupsionit të depozituara në bankat offshore.

“Marrëveshjet nuk janë puthje, bëhen gjithmonë për një të përbashkët. Gabimi politik i Bashës a korrigjohet me këtë apo jo?! Ku shkove, asgjëkundi, ku u ktheve, aty ku ishe. Të zhgënjyer dhe të mashtuar kanë dalë përkrahësit të cilët mendonin se lëvizja bëhej për të rrëzuar qeverinë. Nuk e bllokuan dot Reformën në Drejtësi. SPAK doli, me shumë vështirësi, por doli. Zgjedhjet nuk mund të jenë para 2021, sepse ndërkombëtarët nuk mund të pranojnë zgjedhje pa Reformë në Drejtësi. Po të kishte pushtet gjyqësor Shqipëria, asnjëri nuk do të ishte në politikë. Këta kanë bllokuar sistemin me forcën e tyre sepse nuk lejojnë zgjedhje të lira.

Byroja Kombëtare do ti nxjerrë të gjitha. Nuk e bllokojnë dot SPAK-un, nuk janë profesionistë, lind problemi se çfarë do të bëjë SPAK?! Ka një angazhim denoncimesh që nuk janë në optikën e institucioneve. Gjithçka do varet nga denoncimet, duhet të presim kur të fillojë gjetja e parave të korrupsionit në bankat offshore. Sipas të dhënava të mia i kanë gjetur… Kemi një mori të madhe ngjarjesh që presin”, tha Ngjella.

Duke folur më tej, Ngjela theksoi se gjithë të vjetrit në PD janë kundër Bashës.

LEXO EDHE:  Basha në familjen Doda: Qeveria vrasëse e shpresës

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta qeverisë/ Do rrisim pagën minimale në 400 euro

Ndërrimin e sistemit nuk e bëjnë sepse nuk dalin dot me lista të hapura, se kanë konflikte brenda partive. Gjithë të vjetrit e PD-së janë kundër Bashës. Edhe Rama e ka më keq me të vjetrit. Këta mendojnë se nuk na duhen armiqtë, por në rast se hapen listat atëherë fillon karriera politike. Gjithë strukturat janë të vjetra, liderit janë të rinj. Nuk dalin kundër partisë. Këta janë me partinë dhe rrëzojnë kryetarin, tremben sepse e dinë sa e kanë popullaritetin brenda vetes, këta kanë vetëm pushtetin, ndërsa listat e hapura janë më të rrezikshme”, u shpreh më tej avokati”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Ish-deputetja e pranon hapur: LSI s’ka peshë të madhe

Publikuar

-

Nga

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është çështje dëshire e LSI-së pasi janë dy partitë e mëdha që vendosin.” Kështu u shpreh ish ministrja e Integrimit,  Klajda Gjosha e ftuar në emisionin “45 Minuta”.

“Për LSI-në nuk është çështje dëshire, janë dy partitë e mëdha që vendosin për sistemin, se çfarë do të thotë LSI-ja sot apo partitë e vogla pesha nuk është aq e madhe sa dakordësia që duhet të kenë PS-PD.

LSI ka pasur qëndrim të prerë që nga 2008 dhe ajo grevë ka qenë domethënëse dhe është ajo që shkaktoi problemet e këtyre viteve, që na futi në ngërç. Ne nuk mund të imponojmë forca të reja se votuesi i ka zgjedhur partitë dhe nuk mund të hidhen poshtë.

LEXO EDHE:  24 orët e fundit ”të dashurisë” Rama-Basha

LEXO EDHE:  Basha flet pas takimit me Veselin/ Kufijtë të pacënueshëm, e ardhmja e Kosovës është në BE

Reforma zgjedhore kërkon pakt nga të gjitha palët, të miratohet me konsensus dhe të votohet me të gjitha palët, pasi lidhet me negociatat.”, u shpreh Gjosha më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE